Një artistizëm, krahas me mjeshtërinë teknike të të kënduarit – të tilla janë kriteret e teatrit të Vagnerit, të cilat tanimë janë të njohura mirë nga trupa e Operës së Sofjes. Titulli i premierës në afishen është “Tristan dhe Izolda”. “Me këtë krijim, Rihard Vagneri definon filozofinë e vet në arritjen e impulsit suprem dhe kuptimit të jetës, me kuptimin se, vetëm përmes dashurisë njeriu mund të gjejë vetveten” – gjykon regjisori Pllamen Kartallov.
Konsulenti gjuhësor dhe stilistik i projektit Rihard Trimborn nga Gjermania thotë: “Pikërisht përpara një viti, gjatë muajit shkurt filluam punë. Në ndryshim nga krijimet e tjera të Vagnerit, ajo ka shprehje të pasur të emocioneve të brendshme. Kjo është një sfidë përpara realizimit të saj skenik. Komplimente për artistët e Operës së Sofjes, të cilët i përkushtuan forcat e veta, talentin, entuziazmin.”
Dy janë dirigjentët e shfaqjes: Velizar Gençev i njohur nga publiku bullgar dhe Konstantin Trink nga Gjermania. Që nga viti 2009, z. Trinks është drejtor i përgjithshëm muzikor në Teatrin Shtetëror të Darmshtatit, i cili ka marrë pjesë dhe në një sërë skenash botërore.
Në një mahnitje nga dirigjenti Konstantin Trinks është sopranoja Cvetana Bandallovska, e cila do të përfshihet në rolin e Izoldës. “Me një rëndësi të madhe është që midis këngëtarit dhe dirigjentit të ketë besim të madh” – tha ajo dhe pohoi se, kjo është një ngjarje në karrierën e saj. Cvetana Bandallovska shtoi: “Për mua “Tristan dhe Izolda" është opera e operave, sepse në të është fshehur enigma e shpirtit njerëzor. Në final heroina ime ngjitet në një përmasë tjetër, fluturon në një hapësirë të ndryshme. Aty ka qenie të tjera, dritë të tjera – kontrolli i artistit duhet të jetë i madh.”
E vështirë në të njëjtën kohë mjaft interesante për t’u përjetuar është “Tristan dhe Izolda” e Vagnerit. “Roli i Izoldës është ëndërr nga periudha e kohës kur kam qenë studente, kurse kjo ka qenë përpara shumë kohe – tregon Mariana Cvetkova. – I jam shumë mirënjohëse Pllamen Kartallovit, se ndihmoi ta realizoj. Krijimi na zhyt në një magji të vërtetë dashurie. Për mua kjo është opera e tetë nga Rihard Vagneri, në të cilën luaj një rol të madh. Duket se e dua shumë.”
Për spektaklet e “Tristanit dhe Izoldës” vjen publik nga bashkësitë e Vagnerit nga Gjermania. Drejtori i Operës së Sofjes Pllamen Kartallov pohon se me qëllim po e zgjeron repertorin e teatrit, që të mund krahas me repertorin italian, francez dhe rus, të marr pjesë dhe ai gjerman. “Sfida tjetër është ta prezantojmë Vagnerin në Gjermani dhe tanimë po punojmë mbi këtë projekt” – tha ai. “Kjo do të bëhet gjatë muajit shtator në zemër të Bavarisë në një teatër përrallor në qytetin Fjusen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..