Shumica e Parlamentit të 43-të bën përpjekje reale për zhvillimin e reformave kyçe dhe tashmë ka rezultate konkrete. Këtë e pohuan përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të partisë GERB gjatë takimeve të fundit me presidentin Rosen Plevneliev në kuadrin e konsultimeve politike me forcat politike parlamentare. Sipas grupit më të madh parlamentar aksenti i këtij viti do të jenë reformat e sektorit “Siguria”. Presidenti dhe drejtoria e grupit parlamentar të partisë GERB kanë njëzëshmëri për këtë se ndryshimet në legjislacionin zgjedhor nuk duhet të bëhen në momentin e fundit dhe ato duhet të përgatiten me vëmendje të madhe. Ishte shpallur përkrahja për propozimin e presidentit për referendum të lidhur me ndryshimin e rregullave zgjedhore, i cili mund të zhvillohet bashkë me zgjedhjet lokale të vjeshtës. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Partisë Socialiste Bullgare – Bullgaria e Majtë, shprehën pozitën e tyre se marrëveshjet e lidhur nga qeveria me 4 bankat për borxh prej 8 mln. euro krijon rrezik për stabilitetin financiar. Përveç kësaj sipas tyre efekti i sanksioneve ekonomike kundër Rusisë sjell rreziqe për shtetin tonë dhe duhet të kërkohen mundësi për kompensimin e ndërmarrjeve bullgare që pësojnë humbje. Në takimin e tyre me presidentin nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë deklaruar përkrahjen e tyre kategorike për të ardhmen euroatlantike të Bullgarisë duke thënë se anëtarësia formale e shtetit tonë në BE dhe në NATO duhet të bëhet reale dhe të ndihet nga të gjithë shtetasit bullgarë. Përfaqësuesit e Lëvizjes nuk mendojnë se qeverisja aktuale mund t’i zhvillojë reformat e domosdoshme, sepse vatë formula e qeverisjes gjeneron paqëndrueshmëri. Nga reformat në sektorët “Siguria” dhe “Drejtësia” varret suksesi i reformave në të gjitha sektorët e tjerë në shtetin bullgar. Kjo ishte pozita e përbashkët e kreut të shtetit dhe kryesisë së Bllokut të Reformatorëve. Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore ishte diskutuar mundësinë për përforcimin e kontrollit të regjistrimit të zgjedhësve si mënyrë për pakësimin e blerjes së votave. Përfaqësuesit e Frontit Patriotik insistuan para presidentit për votim të detyrueshëm akoma në zgjedhjet e vjeshtës dhe e ndërmorën angazhimin për parashtrimin e ndryshimeve përkatëse legjislative në Kuvendin Popullor. Gjatë takimit të kreut të shtetit me Qendrën Demokratike Bullgare nga Grupi Parlamentar i propozuan presidentit Plevneliev që të organizojë një tryezë të rrumbullakët për referendumet dhe për legjislacionin e lidhur me to. Nga Grupi Parlamentar i partisë ABV propozuan zgjerimin e të drejtave të presidentit ndërmjet ndryshimit të Kushtetutës. Nga partia mendojnë se presidenti ka nevojë për më shumë të drejta për organizimin e referendumeve. Vetëm Grupi Parlamentar i partisë “Ataka” nuk mori pjesë në konsultimet politike.
Të premten pas përfundimit të Muajit të konsultimeve politike presidenti Rosen Plevneliev diskutoi me kryeministrin Bojko Borisov prioritetet e qeverisë dhe gatishmërinë e saj për zbatimin e reformave. Kreu i shtetit nënvizoi se zbatimi i Strategjisë së aktualizuar për reformimin e sistemit gjyqësor është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për përparim në të gjithë sektorët e tjerë. Kryeministri nënvizoi se tashmë ka hapa konkrete në sektorin “Energjetika”.
Bojko Borisovi tha se gjatë disa ditëve të ardhshme do të pranohen 4 projektligji me anë të të cilëve do të zbatohet konsensusi i arritur gjatë Këshillit konsultativ për siguri kombëtare pranë presidentit për përfundimin e reformave në sektor “Siguria”. Vazhdojnë përpjekjet e qeverisë për reformimin e shëndetësisë dhe të arsimit. Deri në fundin e muajit maj do të ofrohet një ndryshim i modelit të sistemit të pensionimit. Ishte shpallur pozita e përbashkët për përshpejtim maksimal të projekteve me financim evropian në kuadrin e periudhës së përfunduar programore 2007-2013 dhe për fillim të fortë të periudhës së re programore deri në vitin 2020.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..