Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inteligjenca artificiale po krijon një realitet të ri për punëdhënësit dhe punëtorët

Inteligjenca artificiali gjithashtu paraqet sfida të mëdha për arsimin

Foto: Pixabay

Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë shkathtësi fizike dhe mjeshtëri. Në nivel global, kjo përbën rreth 4-5% e punësimit. Por parashikimi është relativ, pasi proceset janë të paparashikueshme dhe askush nuk mund të thotë se cilat profesione do të jenë të kërkuara në treg në vitin 2075 për shembull. Tema ishte objekt diskutimi gjatë një konference në Sofje, organizuar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) me fokus në "ndryshimet e gjelbra dhe dixhitale".

Inteligjenca artificiale, përveç që lehtëson shumë punën e përditshme të njerëzve, mund të ndihmojë edhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Prandaj, "ka ardhur koha që dixhitalizimi të vihet në shërbim të njerëzve dhe të mbrohet liria personale e punëtorëve", tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Borislav Gucanov. Ai shtoi se gjithsej 1 miliardë leva janë siguruar nga buxheti i shtetit dhe fondet evropiane për përvetësimin e aftësive dixhitale nga punëtorët gjatë disa viteve të ardhshme.
Borisllav Gucanov
"Për të garantuar sigurinë për punëtorët dhe punëdhënësit, është e nevojshme përshtatja fleksibël e kuadrit rregullator. Kjo vlen për kushtet e punës, raportimin e punës dhe kontrollin e kohës së punës. Duhet të sigurohet që personi dhe të drejtat e tij të jenë në qendër të këtij transformimi dixhital. Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë punëdhënësin, por jo të zëvendësojë detyrat e tij. Marrëdhëniet e punës janë personale dhe nuk mund t'i nënshtrohen algoritmeve."

Me ardhjen e inteligjencës artificiale, tregu i punës po ndryshon me shpejtësi, duke e bërë edhe më të rëndësishëm rolin e sindikatave. Është e rëndësishme të sigurohet aksesi i tyre në procesin e integrimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale në ndërmarrje - theksoi ministri përkatës.

Hyrja e algoritmeve në marrëdhëniet e punës është një kërcënim i ri për personin që punon, prandaj inteligjenca artificiale duhet të përdoret edhe për qëllime të marrëveshjeve kolektive. Nga KNSB insistojnë në zhvillimin e një Direktive për menaxhimin algoritmik në vendin e punës:
Pllamen Dimitrov
"Përzgjedhja, vlerësimi dhe kontrolli i punëtorëve nuk mund dhe nuk duhet të varet nga algoritmet e inteligjencës artificiale - thekson presidenti i KNSB-së Pllamen Dimitrov. - Një algoritëm nuk mund të na vlerësojë, as të na promovojë, një algoritëm nuk mund të na pushojë - ky është një kërcënim i ri për njerëzit. Rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale rrallëherë janë objekt i një marrëveshjeje kolektive. KNSB do të insistojë që rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale të përfshihen në marrëveshjet kolektive si një element i marrëdhënieve moderne të punës. Prandaj, sindikata do të integrojë teknologjitë e reja në aktivitetet e saj dhe do të përdorë platforma dixhitale për të organizuar veprime sindikale, si dhe do të trajnojë inteligjencën artificiale për veprimet e sindikatave”.

Zhvillimi teknologjik dhe dixhital kërkon ndryshime edhe në procesin arsimor. Sindikata këmbëngul në lidhjen e rezultateve të arsimit me kërkesat specifike të tregut të punës. Nga ana e tij, ministri i Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vëllçev, po ashtu pjesëmarrës në konferencë, kujtoi se vetëm 25 vjet më parë, reforma në arsim kërkonte njohjen e gjuhëve të huaja, pasi anëtarësimi ynë në BE ishte i pashmangshëm. Deri më sot, fëmijët bullgarë flasin shumë mirë gjuhët e huaja, por në njohuritë e matematikës dhe shkencave natyrore, "kemi mbetur prapa":
Krasimir Vëllçev
"Parashikimet janë se në të ardhmen njerëzit nuk do të ndryshojnë vetëm punën, por do të ndryshojnë profesionet e tyre, gjë që ndryshon paradigmën e sistemeve arsimore. Inteligjenca artificiale, përveçse një shumëfishues i aftësive, do të zëvendësojë shumë më lehtë profesionet dhe punët që kërkojnë njohuri shumë të specializuara dhe do çojë para ato që kërkojnë aftësi komplekse."

Është një paradoks që sa më shumë të hyjmë në epokën e inteligjencës artificiale, aq më të rëndësishme do të bëhen aftësitë bazë - beson ministri Vëllçev dhe shpjegon: "Për shembull, aftësitë e komunikimit në gjuhën amtare do të jenë të rëndësishme, jo aq në gjuhën e huaj. Dhe tani, për të përdorur chat GPT, duhet të dish të bësh pyetjet saktë, d.m.th fëmijët do t'i përshtaten më shumë epokës së re nëse kanë një themel më të gjerë humanitar. Zhvilluesit e inteligjencës artificiale thonë se nuk kanë nevojë për programues aq shumë sa për njerëzit me aftësi të thella matematikore. “Matematika do të jetë e rëndësishme për të gjithë njerëzit dhe nxit përqendrimin, të menduarit logjik dhe krijon inteligjencë abstrakte”, është kategorik ministri i  Arsimit.


Foto: Gergana Mançeva, BTA, Pixabay

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit . Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..

botuar më 25-03-30 5.10.PD

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD

Lokomotivat e reja të Hekurudhave Shtetërore Bullgare do të mbajnë emrat e rilindësve bullgarë

Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..

botuar më 25-03-28 6.20.PD