Më 10 mars në kinemanë e kryeqytetit “Ljumier”, në kuadrin e Festivalit të Filmit në Sofje – Sofia Film Fest, u mbajt premiera botërore e filmit italian “Fëmijët e Maam”(Figli di Maam). Me këtë rast në Sofje erdhën aktori legjendar Franko Nero dhe kolegu i tij Luka Lionelo, regjisori Paolo Konsorti dhe producenti Xhuzepe Lepore. Siç theksojnë organizatorët e festivalit, historia e filmit i transferon spektatorët në një ish kombinat të mishit, të shndërruar nga një grup artistësh në galeri. Në këtë fabrikë të braktisur fillon përgatitja e një ekspozite të artit bashkëkohor, organizuar nga galeria “Maam”. Qëllimi i nismës është të mbrohen njerëzit pa strehë, që jetojnë në të dhe që janë të kërcënuar me dëbim. Në film ka dhe një “gjurmë bullgare” – kostumet e personazheve janë krijuar nga dizaineri i ri bullgar Ivan Donev.
“Puna ishte shumë e këndshme, sepse kërkonim mënyra si të afrohemi maksimalisht vendit, ku ishte xhiruar filmi – tregon Ivan Donev. – Bile kemi ricikluar materiale për të arritur efektin e nevojshëm. Që t’u jepnim kostumeve një shpirt të veçantë duhej të kërkonim alternativa të ndryshme. Ato nuk janë detyrimisht bashkëkohore, sepse filmi është në epoka të ndryshme: në të kaluarën, në të tanishmen dhe në të ardhmen. Dhe ne dëshironim t’u japim pamje më të natyrshme gjërave. Aktori Luka Lionelo bile është veshur me uniformën e “Roma”-ës. Përdorimi i materialeve natyrore si linoja , ishte e përshtatshme që filmi të duket më autentik. Në të ka dhe helmeta, ajo e Engjëllit p.sh. është bërë prej lulesh. Zgjodhëm liliumin, i cili është simbol i pastërtisë. Ka dhe efekte interesante në makijazhin. Mund të them se bëmë një punë shumë të mirë.”
Çfarë janë projektet e tij më të afërta? “Projektet e mia janë lidhur si me modën, ashtu edhe me artin, sepse për mua arti është edhe modë, në një formë tjetër, kuptohet. Punoj mbi projekt kulturor – të prezantimit të folklorit bullgar nëpër botë. Përpiqem të vendosë lidhje me shtete të tjera, ku të prezantojmë folklorin tonë, sepse ai është një frymëzim për mua. Kam mbaruar në shkollë këngë popullore dhe valle folklorike, kështu që ato janë në zemrën time. Kam dëshirë të lidhë drejtpërsëdrejti dy elementet – modën dhe kulturën, që t’u tregojë njerëzve, se edhe mënyra sipas së cilës vishemi, është një fare dialog, pa fjalë. Do t’ju them, se sfilatat e modës që kam organizuar deri tani gjithmonë kanë qenë në sfondin e muzikës folklorike bullgare, Mendoj, se zëri bullgar, muzika bullgare posedojnë magji dhe forcë që kanë ndikim të fortë mbi njerëzit. Nuk është e rastit që kinemaja botërore përdor folklorin tonë.”
Disa të dhëna biografike për bullgarin e talentuar Ivan Donev:
“Kam mbaruar shkollën e mesme “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” në qytetin Plovdiv – rrëfen ai. Menjëherë pas kësaj u nisa për në Itali, ku u regjistrova në Akademinë më të vjetër të modës së lartë në Romës – “Koefia”, pas kësaj mbrojta master për marketing në fushën e modës. Disa muaj më vonë më erdhën shumë propozime nga fotografë dhe organizatorë të sfilatave të modës së lartë në Portugali, në Turqi. Para pak kohe bëra vizitë në Katar, ku kam ndërmend të prezantojë folklorin bullgar me një projekt mbi të cilin punoj. Gëzohem shumë, se njerëzit me të cilët punojë besojnë në talentin tim dhe më mbështetin.”
Do të shtojmë, se Ivan Donev tashmë ka disa çmime për krijimtarinë e tij, e cila është objekt edhe i shumë publikimeve në botime prestigjioze.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..