Disa arte gërshetohen në projektin e ri të Kuartetit “Sapaev”. Me valle, muzikë dhe teatër shfaqja “Muzika e Luftës” transferon spektatorin në një evakuim në kohën e bombardimeve. Kështu me ndihmën e dramaturgjisë na provokojnë të mendojmë sa e çmueshme është paqja.
“Shfaqjen “Muzika e luftës” e realizuam në mënyrë tepër spontane, ashtu siç e formuam kuartetin – tregon violinisti Ivan Stajkov, me ide të të cilit u realizua projekti në fjalë. – Deshëm të ekzekutojmë në skenë Kuartetin № 8 të kompozitorit të madh rus Dmitrij Shostakoviç. Kishim shqetësime si do ta pranojë publiku këtë vepër. Dhe pasi vepra ka të bëjë me luftën na lindi ideja ta përfshijmë në një projekt me emrin “Muzika e luftës”. Lidhur me këtë violinisti i parë i kuartetit Sanxhar Sapaev vendosi të kompozojë një vepër “Lufta po vjen”. Kështu ai deshi të prezantojë pikëpamjen e tij ndaj ngjarjeve dramatike në Uzbekistan, dëshmitarë të të cilëve vet ai ishte. Mendoj, se nuk do të jetë e tepruar nëse do të them, se sot mund të flasim edhe për luftë në marrëdhëniet njerëzore. Dëshira jonë ishte jo vetëm të ekzekutojmë një muzikë të mrekullueshme, por edhe të rikrijojmë shqetësimet dhe tronditjet e të mbijetuarve. Koreografia e shfaqjes është vepër e Stefanija Georgievës. Ekspresioni i lëvizjeve është tepër primitiv. Ja përse caktimi më i drejtë i gjinisë është teatër i vallëzimit.”
Sipas krijuesve të projektit “Muzika e luftës” ai është i orientuar te të rinjtë. Për atmosferën realiste ndihmon edhe interieri i skenës “Fabrika e artit civil”. Për kuartetin “Sapaev”, realizues të projektit në fjalë, më shumë hollësi sjell Sanxhar:
“Kur u vendosa në Qytezën e Studentëve në Sofje, pa ditur asnjë fjalë bullgarishte, u njoha me Ivanin. Klarinetisti Faraxh Akbarov nevojitej për një grup muzikor, me të cilin të japë një provim. Si rezultat formuam një grup muzikor pa emër. Me kalimin e kohës pasuruam repertorin dhe vendosëm të emërtojmë kuartetin me familjen time.”
“Me kitaristin e grupit “Ostava” Zhoro e njohim njeri tjetrin që prej kohe. Shpesh kemi diskutuar, çfarë do të ndodhë në se do të gërshetojmë muzikën rok me ekzekutimin e një kuarteti me harqe. Edhe djemtë e të dy grupeve shfaqën dëshirë të provojmë këtë ide. Ndoshta për këtë pedagogu muzikor docent Nikollaj Gagov për kuartetin tonë tha: “Kuarteti “Sapaev” është në kufirin midis muzikës klasike dhe asaj pop, gjë që në Bullgari nuk e ka shokun.” Megjithëqë jemi të rinj disponojmë përvojë të pasur dhe kemi çfarë të prezantojmë në gjininë serioze. Krahas kësaj do të vazhdojmë edhe eksperimentet jo tradicionale me grupin “Ostava”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..