Mënyra më e sigurte që të largohesh nga zhurma e qytetit dhe e përditshmja monotone është të ikësh në shpatat e malit Stranxha. Në këtë kënd të paprekur të Juglindjes bullgare shtrihen pyje me shumë hije, të cilat fshehin pasuri të panjohura. Gjatë viteve të fundit njerëzit nga Parku natyror “Stranxha” bënë shumë përpjekje për të ofruar kushte më të mira për turistët. Hapi i fundit në këtë drejtim është për fansat më kureshtar të itinerareve të këmbësorëve. Nga kjo verë ata do të mund të pasurojnë dijet e tyre për natyrën, duke shëtitur nëpër 11 itineraret e reja në pjesët më të virgjëra të malit.
Bime mjekësore, lakuriqë të natës, lumenj dhe egërsira – kështu mund të përgjithësojmë orientimin tematik të itinerareve të përgatitura nga Parku natyror “Stranxha” në kuadrin e projektit të Programit Operativ “Mjedisi”. Stranxha dallon nga malet e tjera në Kontinentin e vjetër. Dallimi konsiston në këtë, se ky territor pyjor nuk ishte i prekur nga epoka e fundit e akullt, në saj të këtij fakti zbulojmë lloje bimore që nuk janë tipike për këto gjerësi gjeografike. Si rododendron ponticum, p.sh., atij i është kushtuar një itinerar i posaçëm. Çfarë përbën ai, mësojmë nga Vlladimir Dimitrovi – Drejtor i Parkut natyror.
“Është një itinerar shumë emblematik për malin. Gjendet në afërsi të fshatit Kondollovo dhe hyn në mbretërinë e rododendron-it ponticum. Atje shtrihet një lokalitet me këtë bimë unike me gjete përherë të blerta. Në fakt vetëm këtu nga tërë Evropa mund të shihen shkurre të tilla përherë të blerta, që janë karakteristike për rajonin e Kaukazit dhe më saktë për rajonin jugor të Detit të Zi. Këtu turistët mund të shohin habitatet natyrore edhe të llojeve të tjera bimësh me gjethe përherë të blerta.”
Mund të flasim shumë edhe për pasurinë e gjahut dhe kafshëve të egra që popullojnë malin e mbuluar me pyje ahu. Atyre u është kushtuar një itinerar i posaçëm pranë fshatit Zabernovo në malin Stranxha, i cili zbulon habitatet e kafshëve tipike për këtë rajon si çakalli, ujqit, kunadhet e bardha, qelbësit etj. Një itinerar tjetër njohës, i pajisur me tabela informative dhe kënde për çlodhje, i është kushtuar pasurisë së bimëve mjekësore, në Stranxha ato janë rreth 500 lloje. Pikënisja është fshati Brëshljan, gjatësia e tij është 5 orë, gjatë të cilave mund të shihen bime të ndryshme mjekësore si bërsheni ose i ashtuquajturi çaj i Krimes, i njohur edhe si “viagra” e Stranxhës. Në pjesën e malit buzë bregut të detit adhuruesit e natyrës mund të zgjedhin disa shtigje turistike me tabela, të cilat gjarpërojnë përgjatë shtretërve të lumenjve Velleka dhe Rezovska dhe shpien tek plazhet e qyteteve bregdetare Ahtopoll dhe Sinemorec. Nga Drejtoria e parkut kanë përgatitur një itinerar të posaçëm nëpër gjurmët e lakuriqëve të natës.
“Ky itinerar, i kushtuar lakuriqëve të natës, gjendet në afërsi të qytetit Mallko Tërnovo – tregon Vlladimir Dimitorv. – Në Stranxha mund të shihen rreth 26 lloje lakuriqësh të natës. Itinerari kalon nëpër vendet ku ka përqendrim të madh të këtyre kafshëve sidomos gjatë dimrit. Përpara vitesh në këtë rajon ishin bërë shtëpiza për lakuriqët e natës. Të gjitha shtigjet kanë infrastrukturë të parqeve, d.m.th. kudo janë vendosur tabela informative, janë veçuar vende për çlodhje dhe soditje të bukurisë së natyrës.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: arkiv
Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..
Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..
Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..
Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët...