Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjitja e gjelinës, përgatitja e kuskusit, fotografimi me kostume popullore – Ribnovo i hapet botës

6
Foto: Veneta Nikollova

Ribnovo, fshati magnetik i Rodopеvе, i cili deri një dekadë më parë ishte në botën e tij të mbyllur larg globalizimit, tani mirëpret ngrohtësisht turistët. Banorët e tij janë bullgarë muhamedanë dhe dallohen për mënyrën e tyre të ruajtur të jetesës, folklorin shumëngjyrësh dhe një zakon unik që shkon prapa në kohë dhe mahnit botën - Dasma e Ribnovos. I gjithë fshati merr pjesë në traditën mistike dhe së fundmi në kortezhin festiv i bashkohen edhe turistë të udhëhequr nga operatorët turistikë. "Ndonjëherë vijnë autobusë të tërë.” Ruska Gerova, sekretare e qendrës kulturore “Iskra”, e cila ka marrë detyrën e popullarizimit të zakoneve lokale, tha për Radio Bullgarinë:

"Sezoni i dasmave është tani - në dimër, deri në mars. Dhe në prill kemi një, ndoshta do të jetë e fundit për sezonin. Tani kemi dasma çdo të shtunë dhe të diel, dhe të premten bëhen fejesat. Në qendrën kulturore ne i paraqesim këto rituale. Madje gjatë verës i mirëpresim grupet dhe i njohim me zakonet tona, pjekim byrekë të Ribnovos, u tregojmë se si të bëjnë “kuskusin e Rodopeve”, etj."

Ajo që i magjeps turistët është dasma shumëngjyrëshe e Ribnovos - kostumet shumëngjyrëshe, tregimi i pajës para shtëpisë së nuses, kortezhi i dasmës që kalon nëpër të gjithë fshatin dhe vallja e madhe në mejdan... Dhe elementi më misterioz i zakonit është “ngjitja e gjelinës” /nuses/. Ky është një moment intim për nusen dhe të afërmit e saj, ku nuk lejohen të huajt. “Kjo është arsyeja pse ne bëjmë rikrijime në qendrën tonë kulturore”, shpjegon Kadrie Masheva, e cila mirëpret turistët dhe shton:



"Vetë turistët mund të ngjiten si “gjelina”, ose ne ngjisim një nga vajzat tona për t'i zhytur vizituesit në përrallën tonë shumëngjyrëshe. Njerëzit vijnë nga e gjithë Bullgaria për ta parë këtë ritual. Ne i veshim me rroba dasme dhe e vendosim maskën. Së pari vendosim një krem të bardhë në fytyrë, pastaj e mbulojmë me temina, ashtu si e kanë bërë në kohët e vjetra. Të ftuarit tanë mund të bëjnë fotografi, të na ndihmojnë t'i vendosim vetë teminat ose t'i ngjitim ato. Ky ritual është ruajtur me shekuj."

Shikoni video reportazhin tonë nga fshati përrallor Ribnovo:

Koleksioni muzeor i qendrës kulturore prezanton të kaluarën e Ribnovos përmes fotografive dhe sendeve autentike shtëpiake. Nga këtu mund të blini pantofla, shporta, veshje rodopase të punuara me dorë nga gratë, ose të uleni në tezgjahun e vjetër dhe të përpiqeni të endni diçka vetë.


“Të ftuarit tanë, edhe jashtë sezonit të dasmave, mund të vijnë, të vishen, të fotografohen dhe të shëtisin nëpër fshat me këto rroba”, thotë Kadrie. –
Elementë të kostumit tonë janë shallvaret, si dhe sofra (shoka) që vendoset mbi shaminë, pastaj vihet jeleku, bluza, e cila duhet të jetë e shndritshme dhe e zbukuruar me temina, dhe në fund e ashtuquajtura tylbe - shamia e bardhë. Pothuajse çdo vajzë në Ribnovo është dizajnere e rrobave të saj - ajo i thur vetë, zgjedh çfarë trëndafilash, ngjyrash dhe dantellash të shtojë për të krijuar një veshje unike."



Së fundmi, rituali “ngjitja e gjelinës” u përfshi në Listën Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë sonë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bë pjesë e “Thesareve të Gjalla Njerëzore” të Bullgarisë. Por banorët e Ribnovos kanë ambicie më të mëdha:

"Pikërisht për shkak të dasmës së Ribnovos dhe gjelinës, fshati ynë është bërë jashtëzakonisht i famshëm. Tani duam që dasma e Ribnovos të përfshihet në listën e UNESCO-s /për trashëgiminë kulturore jomateriale botërore – shënim redaktori/. Ne do të jemi të lumtur nëse kjo ndodh, që të kemi edhe më shumë mysafirë, sepse Ribnovo ka se çfarë t'i tregojë botës! – tha në përfundim Kadrie Masheva.



Video: Veneta Nikollova
Foto: Kadrie Masheva, Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Lumturia ka shijen e verës mes shkëmbinjve Ritlite në Grykën e lumit Iskër

Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..

botuar më 25-08-17 8.55.PD

Parku i pazakontë nënujor tërheq zhytës pranë ishullit Shën Anastasia

Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa përballë saj është parkuar një “Çajka” sovjetike me grila kromi. Në afërsi të menjëhershme duket..

botuar më 25-08-16 9.00.PD

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD