Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji – stuhi dhe mirësi

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 22 mars shënojmë Ditën Botërore të Ujit, një stuhi natyrore, pa të cilën ekzistenca jonë do të ishte e pamundur. Uji është ambienti, në të cilin lind çdo organizëm i gjallë, ai ushqen, ai pastron, ai e mban bilancin në natyrë. Mirëpo, në të njëjtën kohë ai vërshon dhe shkatërron gjithçka që has në rrugën e tij, kur ne nuk merremi në konsideratë rrjedhjen e tij të zakonshme. Vetëm një ditë pa këtë mrekulli vitale tërë ritmi i jetës së përditshme ngatërrohet. Në të njëjtën kohë kur kemi një bollëk të madh ujor rrallë herë mendojmë, se miliona njerëz në botë vuajnë nga mungesa e tij. Me uljen e rezervave të ujit të pijshëm gjatë dekadave të fundit, mbrojtja e resurseve ujore shndërrohet në një prioritet të gjithnjë e më shumë vendeve të mbarë botës. Data 22 mars i provokon njerëzit të mendojnë për funksionet e ujit dhe për mbrojtjen e tij. i tillë është edhe qëllimi i nismës “Java e ujit 16 – 22 mars”, e cila u organizua në vendin tonë vitin e tretë me radhë me ide të Shoqatës “Unë e dua ujin” dhe të Asociacionit Bullgar të Ujërave në partneritet me Ministrinë e Ambientit Rrethues dhe të Ujërave. Fillimi u vu me ekspozitën e fotografive “Çezmat e Bullgarisë”, në të cilën u prezantuan 50 nga çezmat më të bukura në vend. U organizuan dhe shfaqje të tjera tematike, u realizuan programe arsimore, atelie krijuese, laboratorë për eksperimente me ujin.

“Ka kohë që punojmë të afirmojmë datën 22 mars – tregon Antoaneta Sallfixh, kryetare e Shoqatës “Unë e dua ujin”. – E bëjmë me idenë të tërheqim vëmendjen e njerëzve mbi resurset ujore dhe stuhinë e ujit. Dhe sa më shumë arrijmë të afirmojmë këtë iniciativë botërore, aq më të mëdha janë emocionet këtë ditë. Festa është bërë një arsye e mirë, që njerëzit të fillojnë të mendojnë. Tani, në këtë stinë, kur ngrihet stuhia e ujit është më mirë të flitet për forcën shkatërruese të tij. Dhe ne duhet të marrim në konsideratë këtë fakt. Nuk duhet të mendojmë se ne mund të orientojmë rrjedhjen e ujit atje ku dëshirojmë. Uji është miku ynë, prandaj duhet të jetojmë sipas ligjeve të natyrës, që ta arrijmë ta shfrytëzojmë. Ai ndjek ciklin e natyrshëm, i cili ngandonjëherë na duket shkatërrues. Mirëpo, në thelbin e tij uji ka për detyrë të mbrojë jetën. Dhe në se diçka qëndron në rrugën e tij, ai patjetër do të zhdukë atë, që i pengon jetës. Për ujin mund të bisedojmë, të krijojmë këngë, të bëjmë vizatime, por nga mbarë zemra, me tërë dashurinë tonë, duhet të kërkojmë, që ai të jetë miku ynë.”

СнимкаDita e Ujit – 22 Marsi, që prej kohe shënohet në mbarë vendin. Prej katër vitesh në sajë të Shoqatës “Unë e dua ujin” dhe Asociacionit Bullgar të Ujërave aktivitetet i kushtuara kësaj dite bashkohen në sajë të Urës Ndërkombëtare Ujore e cila krijon një lidhje video onlajn në kohë reale. Kështu kjo veprimtari lidh qytete, institucione, organizata joqeveritare, diskutohen tema lidhura me ujin dhe me vetitë e ujit, paraqiten teknologji të reja në shfrytëzimin e rezervave ujore. Është tepër mirë, se çdo vit ato aktivitete japin mundësi për një dialog midis shoqërisë dhe institucioneve mbi prioritetet kryesore në mbrojtjen e resurseve ujore:

“Si përfaqësuese e një organizate joqeveritare mund të them, se që në fillim institucionet na zgjatën dorë – kujton Antoaneta Sallfixh. – Procesi është reciprok. Që të të kanë besim duhet të vërtetosh mundësitë. Pikëpamjet duhet të diskutohen dhe të kërkohet zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Pa u ndërpre duhet të shkëmbehet informacion dhe ide. Krahas kësaj duhet të vendosim një partneritet midis njeri tjetrit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD