Për shkak të erërave të stuhishme muajit të fundit, drurëve të ngrirë dhe borës u asgjësua pyll 18 mijë hektarësh në rajonet Montana, Vraca dhe Vidin. Këtë e njoftojnë ekspertët nga rajonet. Që të pastrohen rrugët nga drurët e rënë, 2 vitet në vijim do të ketë prerje të dendur të drurëve. Do të hiqen dhe po ashtu dhe drurët e tjerë të fortë, sepse po të mbeten vetëm ata nuk do të mbijetojnë. Këtë e sqarojnë specialistët nga Ministria e Bujqësisë. Pezullimi i eksportit të lëndëve drunore brenda 3 muajve shkaktojë pakënaqësinë e tregtarëve dhe eksportuesve. Ata janë të gatshëm të hidhen menjëherë në protesta, po të mos hiqet masa ndaluese.
Tregtarët dhe eksportuesit e arsyetojnë pakënaqësinë e tyre me faktin se rreth 8 mijë punonjës do të mbeten pa punë. Ka rrezik po ashtu të falimentojnë më se 100 firma dhe 800 të tjera të preken në mënyrë indirekte. Nga dega e biznesit mendojnë se për shkak të moratoriumit në buxhetin shtetëror nuk do të hyjnë rreth 15 mln euro, të cilat para do të shpenzoheshin për transportin, portet dhe sektorin e pylltarisë. Sipas të dhënave të tregtarëve eksportohet vetëm 16 për qind e lëndëve drunore bullgare, vë në dukje z. Dimitër Nikollov, i cili e ka lidhur kontratën e furnizimit të Turqisë me lëndë drunore.
“Ky moratorium shkakton jo vetëm tension etnik, por dhe social. Askush nga Komisioni i Pyllit s’ka ardhur në terren për të parë se në fushën tonë punon grupi më i varfër dhe më i jo favorizuar i popullsisë. Si pezullimi i eksportit do të ndikojë mbi prerjen e paligjshme të pyllit. E bëjmë këtë pyetje ne, eksportuesit. Pyetja është konkrete. Deri tani askush nuk ka vërtetuar se kemi bërë veprime të paligjshme lidhur me eksportin e lëndëve drunore. Përkundrazi, ka 1500 gjoba për prerje të paligjshme të pyllit. Dhe ne nuk kemi të bëjmë aspak me të gjobuarit. Moratoriumi do të çojë në shkurtimin nga puna të shumë punonjësve dhe në anulimin e kontratave me Greqinë dhe Turqinë.”
Në Bullgari nuk mund të ketë nxjerrje aq masive të drurëve, ndërsa eksportuesit të shqetësohen vetëm me eksportin dhe përfitimin – thotë ekologu Andrej Kovaçev nga Organizata “Prozraçni planini” (shq. Malet e padukshme). “Do t’ju shpie në Parkun Natyror “Bëllgarka” për t’u treguar sa pyll është prerë në mënyrë të paligjshme dhe deri tani kryeprokurori nuk ka gjykuar askënd. Në fakt që nga viti 2005 deri më sot prerja e paligjshme e pyllit është shtuar. Ju, ç’ka mendoni për sa kohë rinovohet kapaciteti i pyllit?”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse,..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe..