Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1977: Kompozitori Petko Stajnov – “Muzika është një frymëzim i stuhishëm”

БНР Новини
Foto: arkiv

Rruga jetësore e Petko Stajnovit ka zgjatur 80 vjeç (1896-1977). Shtatëdhjetë prej tyre ai i ka kaluar në errësirë të plotë, sepse i ka humbur të parët qysh si fëmijë. Thonë, se kur je i verbër, shqisat tënde të tjera zhvillohen edhe më shumë. Ky fakt ndoshta shpjegon mendimin e tij: “Nga momenti, kur një ide ose një figurë fillojnë të tingëllojnë në ndërgjegjen e kompozitorit deri në çastin, kur ato pas transformimeve të shumta kthehen në muzike, kompozitori paralelisht me ekzistencën e vet reale zhvillon edhe një ekzistencë tjetër shpirtërore. Ajo është lidhur me soditjen e jetës në shfaqjet e saj të shumta, soditje të fantazmave dhe ndjesive, që ushqejnë krijimtarinë muzikore.” Petko Stajnovi posedon një ndjeshmëri delikate ndaj shijes dhe nevojave të publikut amtar, ndërsa veprat që në ka lënë janë shumë të veçanta për kulturën muzikore bullgare.

Ai mbeti në historinë tonë si autori i veprës së parë, ku është trajtuar nga pikëpamja simfonike folklori i Trakisë. Në një intervistë, të ruajtur në “Fondin e artë” të Radios Kombëtare Bullgare kompozitori thotë, se frymëzimi i tij në një shkallë të madhe lidhet me krahinën e tij të lindjes.

“Fëmijëria ime është lidhur me qytetin Kazanllëk. Atje e kam njohur natyrën bullare, u dashurova në bukurinë e atdheut tim, më vonë kur filloi jeta ime e ndërgjegjshme, jam mësuar të kuptojë edhe vet popullin tim nëpërmjet punës dhe jetesës së tij, dhe në vend të parë nëpërmjet krijimtarisë popullore. Gjithmonë dita e punës përfundonte me këngë. I kam dëgjuar me kënaqësi më të madhe. Ajo që e kam mbajtur mend që atëherë, mbeti si kujtim për gjithë jetën. Që atëherë kam vendosur, që mbresat duhet të gjejnë shprehje në kompozime. Kam qenë i pranishëm në vallëzimet e korrësve dhe kjo më dha idenë që vepra ime e parë duhet të pasqyrojë jetën në fshat nëpërmjet kujtimeve të mija nga vitet fëmijërore.”

Petko Srajnov e merre me vete idenë e tij në Gjermani, ku ka shkruar për studime. Kjo ide u poq në ndërgjegjen e tij, e gërshetuar me mallin dhe nostalgjinë ndaj atdheut. Suita simfonike “Vallëzime trake” është përfunduar plotësisht në vitin 1928. Me kalimin e viteve vepra bëhet pjesë e pandashme e çdo një koncerti simfonik në vend, ndërsa vet autori kujton se si ka takuar njerëz në rrugë, që këndonin nëpër dhëmbë pjesë prej saj.

Petko Stajnov ka krijuar veprat e tij më të vlefshme në gjininë simfonike dhe korale. Nga viti 1930 deri në 1939 ai i përkushtohet “formimit të stilit kombëtar muzikor bullgar”, objektivë që e shtrojnë vetës krijuesit në ato vite. Atëherë ka shkruar veprat e tij më të njohura simfonike, si suita simfonike “Përralla” dhe baladat e tij të para korale. Si apoteozë e kësaj periudhe mund të konsiderohet interpretimi i parë i poemës simfonike “Trakia” te fundi i vitit 1939.

Sot shtëpia e lindjes e kompozitorit në Kazanllëk është kthyer në qendër kulturore. Shtëpia “Petko Stajnov” është krijuar me iniciativë të Fondacionit, që mban emrin e tij dhe u ofron vizitorëve një ekspozitë të përhershme dhe sallon muzikor. Në të është vendosur pianoja e kompozitorit. Salloni përdoret për mësimet e muzikës dhe për organizimin e koncerteve të dhomës, leximeve letrare dhe aktiviteteve të tjera kulturore.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekuipazhi i anijes kozmike “Sojuz TM 5” Aleksandër Aleksandrov, Viktor Savinih dhe Anatolij Solovjov.

Viti 1988 – Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë

A ëndërrojnë kozmonautët kështu siç ëndërrojnë njerëzit e tjerë? Përgjigja pozitive e kësaj pyetje nuk erdhi shpejtë dhe lehtësisht. Kjo u bë në vitin 1988 në kuadrin e programit shkencor “Shipka”, të cilin kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov e..

botuar më 15-06-13 3.55.MD

1987: Fillojnë protestat shoqërore kundër helmimit me gaz të qytetit Ruse

Më 23 shtator të vitit 1987 para Monumentit të Lirisë në Ruse zhvillohet ceremonia e lidhjes së shamive të kuqe pionierëve. Në të njëjtën kohë nga qyteti rumun Gjurgevo në drejtim të qytetit Ruse për herë të radhës lëvizej një re me erën mbytëse të..

botuar më 15-06-06 3.10.MD

Viti 1986 – Si kalon koha e hareshme e fëmijërisë

Viti ishte 1986. Pas një periudhe trevjeçare të xhirimit dhe pas shumë peripecive Televizioni Kombëtar Bullgar filloi të shfaqë filmin me seri “Vasko da Gama nga fshati Rupça. Regjisori Dimitrë Petrov lavdërohej si një mjeshtër i madh në punën me..

botuar më 15-05-30 12.15.MD