11 vjet pas aderimit të Bullgarisë në NATO çështja për të ardhmen e Aleancës dhe Bullgarisë në të përsëri është në rendin e ditës. Vendi ynë u aderua në Paktin e Atlantikut Verior më 2 prill të vitit 2004 pas përpjekjeve 10 vjeçare, duke e konsideruar si zgjidhje strategjike për sfidat në Ballkan dhe me kuptimin, se asnjë vend nuk mund t’i përballojë vet ngjarjet shkallëzuese dhe kërcënimet për sigurinë. Marrëveshja për anëtarësimin në NATO garanton mbrojtjen kolektive në rast sulmi kundër vendit-anëtar.
Sfidat e reja para sigurisë si terrorizmi, sulmet kibernetike, flukset e refugjatëve, siguria energjetike dhe sidomos ngjarjet e vitit 2014 në afërsi të drejtpërdrejtë me vendin tonë – aneksimi i Krimes dhe destabilizimi i Ukrainës Lindore, depërtimi i terrorizmit në personin e Shtetit Islamik, ndryshuan raportin strategjik në Evropë dhe në botë dhe çuan në ndryshime fondamentale dhe politike në plan regjional dhe ndërkombëtar. Ato imponuan të rimendohen roli dhe detyrat e Aleancës sot dhe të miratohet Plani i veprimit për gatishmëri të NATO-s në Takimin në Wales gjatë shtatorit të vitit 2014.
“Veprimet e Rusisë në Krime dhe Ukrainën Lindore treguan gatishmërinë e Rusisë të fillojë proces të ndryshimit me forcë të kufijve sovranë të shteteve sovrane. Ky është një devijim thelbësor nga normat juridike ndërkombëtare të pranuara nga të gjithë” – deklaroi gjatë vizitës së tij gjatë marsit të këtij viti në vendin tonë Zëvendësi i Komandantit Suprem të Komandës së Aleancës për operacionet e NATO-s Adrian Bradshaw. Ai vlerësoi lartë pjesëmarrjen e Bullgarisë në operacionet e Aleancës dhe gatishmërinë e saj të ndërtojë ne territorin e vet Qendër për lidhje midis Forcave të Armatosura të Bullgarisë dhe Forcave të NATO-s. Qendra do të koordinojë stërvitjet e përbashkëta ndërkombëtare dhe veprimet eventuale të Forcave të Reagimit të Shpejtë të Paktit si pjesë e masave për garantimin e sigurisë dhe përhapjes së forcave të Aleancës në përgjigje të krizave në regjionin e Falangës Lindore të NATO-s.
Zhvillimi dinamik i ngjarjeve në Ukrainë dhe LM treguan, se anëtarësimi i Bullgarisë në NATO është garanci me rëndësi jetike për sigurinë e vendit tonë. Kështu u shpreh para Radio Bullgarisë Kryetari i Klubit Atlantik në Bullgari dhe Ministër i Punëve të Jashtme në momentin e pranimit tonë në Pakt Sollomon Pasi, pas prezantimit zyrtar të përmbledhjes “E ardhmja e NATO-s”, publikuar nga Instituti Diplomatik, Akademia Ushtarake “G. S. Rakovski” dhe Klubi Atlantik. Botimi përfshin raportet e pjesëmarrësve bullgarë dhe të huaj në Konferencën Ndërkombëtare në vitin 2014, kushtuar 10 vjetorit të aderimit të Bullgarisë në Aleancë, si dhe mesazhet e urimit të Presidentit Rosen Plevneliev, Ndihmës-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi çështjet politike dhe politikën e sigurisë Termi Stamatopulos, Kryeministrit të Bullgarisë në kohën e aderimit tonë në Aleancë Simeon Sakskoburgota (2001-2005), të ish ministrave të jashtëm dhe të ministrave aktualë, të Ambasadorit të SHBA në Sofje Marcie Ries etj. Përmbledhja doli në vigjilen e tre datave të shënuara – 11 vjet të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO, 66 vjetorit të krijimit të Aleancës dhe 24 vjetorit të Klubit Atlantik në vendin tonë. Sipas fjalëve të Sollomon Pasi, lufta e ftohtë në këtë moment sikur vërtetë është kthyer në “provë për luftë”, siç ishin quajtur nga NATO stërvitjet e filluara me përpjesëtime të gjëra në Rusi, por ajo më tepër zhvillohet në terrenin e mediave elektronike, se sa me tanke dhe nëndetëse. Ai bëri konkluzionin kategorik:
“11 vjetët e kaluar pas aderimit të Bullgarisë në NATO treguan, se Aleanca me vitet behët një organizatë më e rëndësishme dhe me më shumë përgjegjësi. Pritjet tona, se NATO-ja mund të bëhet organizatë triviale, pjesë e peizazhit, nuk u realizuan. Ngjarjet në Ukrainë tregojnë, që sot aleanca është organizatë më aktuale se kurrë deri tani gjatë 25 vjetëve të fundit.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..