“Projekte evropiane për Bullgarinë e bukur” është motoja e konkursit fotografik, organizuar nga Qendra informative e qarkut të Sofjes. Kështu në mënyre zbavitëse banorët dhe miqtë e kryeqytetit do të tregojnë gjërat e bukura dhe të mira që zbulojnë rreth vetes. Starti i konkursit u dha më 3 prill, dita në të cilën Sofja është shpallur si kryeqytet i Bullgarisë bashkëkohore. Pas një muaji autorët e tre fotografive më të mira do të marrin çmim, ndërsa 30 foto të tjera do të radhiten në ekspozitë në prag të Ditës së Evropës më 9 maj. Në konkurs mund të marrin pjesë nxënës, studentë, fotografë amatorë dhe të gjithë ata që e duanë kryeqytetin tonë të bukur.
Drejtojmë vëmendjen tonë ndaj objekteve që janë rinovuar me mjete evropiane në Sofje. Bëhet fjala për godina të ndryshuara, parqe dhe kopshte të rinovuar, gjithashtu edhe për monumente kulturore të restauruar, që janë kapur nga fotoobjektivët – këtë e tha Ellza Grigorova, Drejtore e Qendrës Informative të Sofjes, e cila është njëra prej 28 qendrave të tilla në vend.
“Dëshirojmë të tregojmë sa shumë është ndryshuar Sofja me anën e mjeteve që kanë ardhur në kuadrin e programeve operative. Ato janë përdorur për Metronë e kryeqytetit, Banjën Qendrore Minerale, infrastrukturën e re, autobusët dhe kopshtet që vazhdimisht rinovohen. Unë personalisht do të fotografoja stacionet e Metrosë, ku janë ekspozuar gjetje arkeologjike në sfondin e mjedisit modern të qytetit. Do të fotografoja dhe itinerarin e ri të metrosë që arrin tek Aeroporti i Sofjes, si dhe këndet e reja të gjelbra nëpër lagjet e kryeqytetit. Vendi më i preferuar për mua për shëtitje dhe çlodhje është Parku Jugor. Atje janë bërë një sërë rikonstruksionesh, janë formuar sipërfaqe të reja të gjelbra dhe me shumë lule, janë vendosur stola të rinj. Problemi është se ne nuk arrijmë të ruajmë të gjitha si pronarë të tyre. Banorët e Sofjes kanë të drejtën në kohën e diskutimeve publike të shprehin mendimin e tyre. Qyteti ynë ngjan me shumë kryeqytete të tjera evropiane, por kur jetojmë në këtë qytetet, ne sikur nuk çmojmë ndryshimet pozitive në të.”
Zhvillimi i kryeqytetit në sfondin e godinave emblematike vihet re edhe në një ekspozitë tjetër të fotografive, që pasqyrojnë mjedisin qytetar nga fundi i shekullit të XIX dhe fillimi i shekullit të XX. Ajo është ekspozuar në hollin e Radios Kombëtare Bullgare dhe fotot bardhë e zi janë pjesë e arkivit të Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”. “Ideja për këtë ekspozitë fotografike të Sofjes së vjetër i përket Radio Sofjes, ajo përveç fotografive përfshin dhe kartolina të vjetra, që janë dërguar me anën e postës” – shpjegon Drejtorja e Bibliotekës Borjana Hristova dhe shton:
“Mua shumë më pëlqen qyteti nga ato vite, sepse ai përmban një romantikë të veçantë, me pëlqen edhe në pamjen e tij të sotme. Është mirë, se shumica prej objekteve të treguar në këto fotografi, me përjashtime të vogla, ekzistojnë edhe sot. Këto janë Ura e Shqiponjave, Ura e Luanëve, Monumenti i Mbretit Çlirimtar dhe Parlamenti, Teatri Popullor...Shihet mjedisi i ndryshëm përreth këtyre godinave, në bazë të tyre mund të gjykojmë sa është ndryshuar qyteti. Ajo që më mungon shumë nga ato vite është shatërvani i madh me figurat e mjellmave në të. Dikur ka qene para Teatrit Popullor, por është shkatërruar në kohën e luftërave. Shpresoj, se ndonjë ditë Bashkia do të ketë mundësi të rivendosë elemente të tilla që i japin një lezet të veçantë qytetit. Shumica prej kartolinave kanë vulat e atelieve ku janë bërë, një pjesë e madhe prej tyre janë vepër të fotografëve mbretërorë. Gjatë viteve të fundit Sofja u ndryshua shumë dhe pavarësisht nga kritikat e shumta në drejtim të qytetit, ai është shumë tërheqës dhe për këtë arsye të gjithë dëshirojnë të jetojnë në të. Unë si qytetare autoktone e Sofjes mendoj, se qytetit ndryshohet në mënyre dinamike dhe sidomos pjesa e tij qendrore bëhet gjithnjë e më e bukur.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na imponoi një sërë kufizimesh, pasojat e të cilave ende po i përballojmë. E dyta, për fat të keq, është..
Banorët dhe mysafirët e Sofjes do të kenë mundësinë të mësojnë për shkencëtarët bullgarë në Antarktidë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në eksplorimin saj. Ekspozita "Njerëzit e Antarktikut - Kujdesi për Tokën" mund të shihet në Urën e të Dashurive te..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës Kombëtare të Informacionit dhe Dokumentacionit për vitin 2024, të publikuara në një..
Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve..
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u..