Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë Hoyt Yee bëri një vizitë të dytë gjatë shtatë muajve të fundit në Bullgari, që është pjesë e turneut të tij në regjion. Pas bisedimeve të tij me kryeministrin Borisov miku deklaroi se të dyja vendet ripohojnë partneritetin e tyre strategjik, kurse SHBA-ja e përkrah seriozisht Bullgarinë dhe përshëndet masat e saj kundër terrorizmit:
“Bullgaria me të vërtetë është mik dhe aleat si në kohët e mira, ashtu dhe në ato të vështira, si në nivel ndërkombëtar, ashtu dhe në nivel regjional. Në takimin me kryeministrin ripohova se SHBA-ja mbetet pranë Bullgarisë.”
Diplomati amerikan e vuri theksin te forcimi i sigurisë energjetike të Bullgarisë dhe të tërë regjionit, i cili varet nga gazi rus, duke deklaruar: “Besojmë se kyçi i sigurisë energjetike është diversifikimi, shumëllojshmëria e burimeve energjetike dhe i traseve. Interkonektori midis Greqisë dhe Bullgarisë është i rëndësishëm, ai përbën një mundësi për t’i siguruar Bullgarisë dalje te Korridori Jugor dhe diversifikim i vërtetë. Pyetjes së Radio Bullgarisë për bashkëpunimin në luftimin e terrorizmit Hoyt Yee iu përgjigj kështu: “Sa i përket Shtetit Islamik do të punojmë si aleatë në NATO bashkë me Bullgarinë, që t’i përballojmë sfidat e reja para tërë Evropës. Duhet të ketë një solidaritet të përbashkët dhe të punojmë për qëllimet e përbashkëta. Duhet të dënohet terrorizmi luftarak, por edhe të ndërmerren masat e nevojshme.”
Tema kyç e bisedimeve, që u zhvilluan në Sofje – sigurimi energjetik, u shqyrtua nga Kryeministri Bojko Borisov kështu:
“Shpresojmë që ashtu siç interesohemi për reformimin e sistemit gjyqësor, të sistemit shëndetësor, të shërbimeve të sigurimit dhe bëjmë përpjekje të mëdha në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit – ashtu të kemi një përgjigje të përbashkët për bashkimin e përbashkët energjetik për diversifikimin e vërtetë. Bullgaria është për ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit. Ne duam që të merret parasysh edhe interesi bullgar, të rimëkëmbet gazsjellësi NABUKO dhe ai të kalojë përmes Bullgarisë. Kisha nevojë për shumë kohë që ta bindja zotin Hoyt Yee, se për mendimin tim nuk ka dallim të madh midis “Rrymës Jugore” dhe “Rrymës Turke”. Unë jam kategorik në pozitën time dhe gëzohem se zoti Yee është i qartë se sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen në plan afatmesëm dhe afatgjatë. Bëhet fjalë për sigurinë energjetike të tërë kontinentit. Bullgaria ka hequr dorë nga shumë gjëra në emër të zhvillimit të përbashkët euroatlantik. Prandaj pres që të kompensohemi me më shumë investime, me një rritje më të madhe të ekonomisë, me më shumë tema të përbashkëta, mbi të cilat jemi duke punuar.”
Kryeministri vuri në dukje gjithashtu se tani për tani qeveria nuk do të blejë avionë ushtarakë, që të mund të përqendrohemi në vend të parë te përmirësimi i gjendjes në shtet. Ai preku temën e Këshillit të jashtëzakonshëm Evropian që do të mbahet ditën e enjte në Bruksel, kushtuar presionit të migracionit nga Afrika dhe Lindja e Mesme drejt Evropës dhe Bullgarisë nga deti dhe nga toka:
“Bullgaria harxhon shumë mjete. Mendoj se ne duhet të përqendrohemi te kufijtë detarë jo vetëm për shkak të problemit në Itali. Për mua aktualisht problemi më i madh janë kufijtë tanë tokësorë. Në qoftë se ata detarë forcohen me më shumë mjete nga Komisioni Evropian, tërë presioni i migracionit do të vijë nga kufijtë tokësorë” – paralajmëroi Bojko Borisov. Kryeministri shprehu pakënaqësi për bashkëpunimin e partneritetit me shtetet fqinje sa i përket temës, por në përfundim shprehu optimizmin e tij se solidariteti euroatlantik do të merret parasysh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..