Në Sofje u shfaq premiera e filmit dokumentar televiziv “Dashuria e akullt”. Filmi iu kushtohet bukurisë së paparë të Antarktidës dhe admiruesit të saj të etshëm profesorit Hristo Pimpirev. Më se një çerek shekulli ai e studion këtë kontinent të akullt.
Profesori Pimpirev është doajeni i programit antarktik bullgar, themelues dhe kryetar i Institutit Antarktik Bullgar. Është drejtor i Qendrës Kombëtare të Studimeve Polare. Geologu i njohur prezanton vendin në Komitetin Shkencor Kombëtar të Studimeve Antarktike dhe në mbledhjet konsultative të Traktatit Antarktik. Ai është bullgari i parë, i cili e valëviti flamurin bullgar në Polin Jugor. Emrin e tij e mbajnë një akullnajë dhe një breg në ishullin Livingstën.
Si e shpjegoni këtë dashuri të akullt, e cila vazhdon aq shumë vite?
“Kjo është një histori e gjatë. Çdo dashuri zakonisht fillon nga shikimi i parë. Antarktidën e zbulova që kur isha fëmijë, duke shfletuar atlaset. Isha pasionuar pas gjeografisë dhe zbulova se ekziston një kontinent i largët, i akullt dhe i bardhë. Ky kontinent u zbulua më vonë se sa të tjerët. Dhe në të mbretëronte një acar të madh. Ekspedita ime e parë ishte në vitin 1987. Atëherë aty pash një bukuri të virgjër, një botë të paprekur dhe të paparë bimore dhe kafshore. Zbulova diçka, që nuk haset në kontinentet e tjera. Atje njeriu e ndjen veten sikur është në ndonjë planetë tjetër. Kështu e dashurova këtë kontinent dhe tek unë lindi dëshira të kthehem prapë e prapë. Pothuajse të gjithë kolegët, me të cilët punojmë dhe mirëmbajmë bazën polare bullgare “Shën Klimenti i Ohrid” në Livingstën, me të cilët bëjmë studimet shkencore, kemi dashuruar këtë kontinent. Prandaj po kthehemi aty çdo vit. Nuk është e rastit, që anglezët, të cilët e zbuluan në fillim të shekullit XIX e quajtën “Dashnorja e Bardhë”. Antarktida pushton për mbarë jetën.”
Çfarë sekrete fsheh Antarktida?
“Antarktida është një kontinent më i madh se sa Evropa dhe se sa Australia. Ai fsheh rezerva të mëdha natyrore si ripërtëritëse, ashtu edhe jo ripërtëritëse, siç për shembull janë mineralet. Aty ka rezerva të mëdha të naftës dhe të gazit. Ka gjithashtu bakër, flori, argjend, hekur... Mendoj, se në të ardhmen njerëzit do të jenë të detyruar të shfrytëzojnë edhe resurset e Antarktidës. Duke studiuar shkëmbinjtë mund të caktojmë ku dhe çfarë minerale ka. Në periferitë e bazës sonë ne – gjeologët, bëmë një studim dhe një vlerësim të potencialit të rezervave. Kështu që Bullgaria ka një kontribut të madh në studimin e tyre. Për fat të mirë ka një moratorium mbi shfrytëzimin e këtyre resurseve deri në vitin 2040. Kështu që të paktën akoma 25 vjet ky kontinent nuk është i kërcënuar nga ndotja. Pas kësaj parashikohet të rishqyrtohet statuti i shfrytëzimit, dhe në se do të ekzistojnë teknologji të padëmshme, ka të ngjarë që shfrytëzimi i tyre të fillojë.”
Vallë, a keni ndonjë vend të preferuar në Kontinentin e Akullt?
“Doemos, kur njeriu jeton për një kohë të gjatë në një vend, e ke ndonjë këndë të dashur, në të cilin kërkon vetmi. Ngandonjëherë ky është një rajon ku mund të shikosh detin dhe pinguinët. Një vend i tillë i preferuar nga të gjithë bullgarët, dhe jo vetëm prej tyre, është kisha e vogël ortodokse bullgare “Shën Joan Rillski”. E frekuentojmë në të gjitha festat zyrtare fetare. Këtu vijnë edhe ata, që kanë dëshirë të vetmohen. Krahas kësaj secili ka ndonjë vend në mesë të natyrës, të cilën e pëlqen dhe preferon. Për mua ky është fundi i plazhit bullgar, ku pas shkrirjes së akullnajës u hap një gji i ri. Me kënaqësi të madhe, kur kam kohë të lirë, e vizitoj këtë këndë. Kur jam aty shikoj blloqet e akullit që rrëzohen në ujin е pastër ngjyrë smeraldi.”
Njerëzit kureshtarë dhe adhuruesit e natyrës dhe të udhëtimeve patjetër do të pëlqejnë filmin. Mirëpo, ai është me një rëndësi të madhe, sepse tregon për jetën në stacionin polar bullgar, për projektet shkencore bullgare, për ndryshimet globale të klimës. Regjisore është Ema Konstantinova, operator është Rumen Vasilev, producent – Georgi Toshev.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..