Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati Popullor i Kulturës me Sallon të Galerive

БНР Новини

Pallati Popullor i Kulturës i dha start një projekti të ri. Nga data 23 deri më 27 prill ai ishte mikpritës i Sallonit të Galerive. Adhuruesit e arteve vizuale patën mundësinë brenda disa ditëve të shohin vepra të artit figurativ dhe grafikës, vizatimeve dhe fotografive, të ofruar nga afro 30 galeri në kryeqytet dhe nga vendi. “Galeristët bullgarë janë njerëz të cilët me profesionalizëm dhe dashuri bëjnë përpjekje të krijojnë kulturë në një situatë shumë të ndërlikuar. Vlerësojmë lartë atë që bëni dhe gjithmonë do të keni mbështetjen tonë” – u drejtua ndaj tyre Drejtori i Pallatit Mirosllav Borshosh.

“Folëm shumë gjatë për këtë, se në PallatinKombëtar të Kulturës të prezantohen rregullisht artet vizuale, të ketë më shumë ekspozita, të demonstrojmë nivelin e lartë evropian dhe botëror të krijuesve dhe kuratorëve tanë – shënoi Todor Çobanovi, Zëvendëskryetar i Bashkisë së kryeqytetit i cili përgjigjet për kulturën. – Me këtë iniciativë shpresojmë, se do të fillojë një proces i ri i cili do të shndërrojë Pallatin Kombëtar të Kulturës në vend të dashur të adhuruesve të arteve vizuale, të kuratorëve.”

СнимкаNë Sallon ishin prezantuar koleksione të Lidhjes së piktorëve bullgarë dhe të Galerive bashkiake të qyteteve Pernik, Ruse, Sliven dhe Kazanllëk. Një sërë galerish private ekspozuan si autorë bashkëkohorë ashtu dhe krijues të spikatur nga e kaluara. Larmia e preferencave tematike dhe stilistike ishte e madhe. Ja se çfarë tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Daniella Nençeva, Drejtore e Galerisë artistike “Dimitër Dobroviç” në Sliven, e cila ka histori 110 vjeçare.

“Në Sallon u prezantuam me vepra të piktores Donka Konstantinova nga Sliven, e cila është motra e shkrimtarit të njohur Konstantin Konstantinov. Prezantuam 15 tablo prej krijimtarisë së saj që në total përfshin 250 piktura: art figurativ, pastel, vizatim. Kemi edhe katalog të cilin e botuam vitin e kaluar për nder të 120 vjetorit të lindjes së saj. Ajo ka qene piktore profesioniste me karriere të pasur artistike, ka punuar edhe në Paris. Ka qene shumë e talentuar, novatore në artin figurativ. Veprat e saj mbajnë një lirizëm të theksuar që bën përshtypje dhe mbahet mend.”

Theks në programin e aktivitetit ishte ekspozita e autorit të njohur bullgar Georgi Bozhillov – Sllona, kushtuar 80 vjetorit të tij. Ajo përfshinte tablotë e tij më të rëndësishme.

СнимкаSalloni i Galerive artistike ofroi një larmi të jashtëzakonshme të stileve dhe teknikave të autorëve të ndryshëm. Adhuruesit patën mundësinë të kënaqen me artin figurativ poetik të Keazim Isinovit, me legjendat e mrekullueshme të Vëllçan Petrovit, si edhe me veprat e talentuara të piktorëve të rinj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Veneta Pavllova dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD