Ditën e hënë Presidenti Bullgar Rosen Plevneliev thërriti seancën e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. Anëtarë të tij janë të gjitha partitë të përfaqësuara në Parlament dhe ministrat e parë të kabinetit. Tema e seancës së fundit ishte gjendja dhe problemet e Forcave të Armatosura Bullgare në situatën aktuale në Evropë dhe në botë. Dje Ministri i Mbrojtjes Nikollaj Nençev paraqiti raportin për modernizimin e ushtrisë, për riarmatosjen e saj dhe për rritjen e subvencioneve shtetërore në pajtim me dokumentet e miratuara nga NATO-ja në Uells. Pas seancës figurat kryesore të politikës bullgare të mbrojtjes vunë në dukje se janë të kënaqur me rekomandimet e Këshillit Konsultativ, sepse janë marrë parasysh parimet dhe kërkesat e Aleancës.
Përveç retorikës pro-NATO-s, analizatorët komentuan pozitat lidhur me ndryshimet përfundimtare në Ligjin e Forcave të Armatosura. Përshtypje më të madhe bëri Kryeministri Bojko Borisov. Ai i cili ka premtuar fonde suplementare për fushën e mbrojtjes, le të thotë nga të merren, vuri në dukje Bojko Borisov. “Për vitin 2015 nuk kemi më shumë mundësi dhe ua kam thënë të gjithë partnerëve. Në vend të parë do të mendohet për pensionet, infrastrukturën dhe arsimin. Gjatë vitit 2016 do t’i bëjmë reformat në ushtrinë bullgare, pasi i kemi mbledhur mjetet monetare nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Doganat”, theksoi kryeministri.
Mirëpo, Presidenti Rosen Plevneliev mendon se Forcat e Armatosura janë prioritet kombëtar. Kjo divergjencë e mendimeve pasqyron ndarjen e roleve të pushtetit të presidentit dhe pushtetit ekzekutiv. Nga njëra anë përcillet mesazhi i qartë se Bullgaria është aleate besnike e NATO-s, por nga tjetra – se nuk disponojmë mjetet e duhura për riarmatosje dhe pritet ndihmë nga jashtë shtetit për t’u modernizuar ushtria bullgare.
Aktualisht ushtria bullgare numëron rreth 30 mijë ushtarë me shërbim të përhershëm, por armët ende i kemi ruse sikur nga Lufta e Dytë Botërore. Jemi pajisur me avionë të vjetër rusë, të cilët nuk mund të fluturojnë, me mjete lundruese përdorim të dytë, të blera nga vendet perëndimore dhe për mirëmbajtjen e të cilave nuk ka të holla. Mirëpo, sivjet ushtarët do të pajisjen me uniforma të reja Made in Bulgaria.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të..