Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Foto: BTA

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" (shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore të Bullgarisë, Serbisë Lindore dhe në pjesën verilindore të Maqedonisë së Veriut me identitet kombëtar bullgar, serb ose maqedonas - shënimi i redaktorit) në Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare – shën. red.). Në diskutim morën pjesë deputetë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit akademik nga Bullgaria.

Kryetari i Komisionit për politikat për bullgarët jashtë vendit, Stojan Tesllakov, i dorëzoi donacione Qendrës Kulturore dhe Informative dhe Shoqatës “Gllas Pres” dhe theksoi se Sofja nuk duhet të jetë indiferente ndaj çështjes së të ashtuquajturit "komb i shopëve".

Deputetja Elisaveta Bellobradova vuri në dukje se rasti lidhet me nevojën për një politikë të synuar ndaj vendeve fqinje të Bullgarisë, të cilat nënçmojnë pakicën bullgare në territoret e tyre. "Shteti bullgar duhet të nisë një politikë të synuar për të afirmuar të drejtat dhe ekzistencën e bullgarëve në vendet fqinje," kërkoi Bellobradova.

Problemi është serioz dhe pas tij qëndron vetë shteti serb”, tha konsulli ynë i përgjithshëm në Nish, Dimitër Canev. "Ka një proces të intensifikuar në media, në konferenca shkencore dhe simpoziume. Në përgjithësi, ekziston një makinë propagandistike që po punon seriozisht mbi këtë temë," shtoi Canev.

Në mediat serbe shkruhet ose keq, ose asgjë për Bullgarinë dhe ky është një postulat dhe qëllimi është asimilimi i popullatës bullgare”, tha gjithashtu Canev. Ai shtoi se i ashtuquajturi “komb i shopëve” si eksperiment “është pëlqyer pas sukseseve në çrrënjosjen e vetëdijes bullgare në Maqedoninë e Veriut”, si dhe imponimit të një gjuhe “që është autentike prej shekujsh”. Sipas tij, i njëjti model është duke u kopjuar dhe testuar në Krahinat Perëndimore.

Mendimi i përgjithshëm ishte se bullgarët në anën tjetër të kufirit nuk kanë nevojë për postulate dhe për një goditje pas shpine, por për një ndihmë të vërtetë. U shtrua edhe çështja e mundësisë së pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit me një kuotë të vogël në Kuvendin Kombëtar, transmeton BTA.

Lexoni më tepër:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut po tallet me bullgarin maqedonas të sulmuar Vllado Perev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski akuzoi gazetarin bullgar maqedonas të sulmuar Vlladimir Perev për inskenim dhe vetëlëndim, raportoi BGNES. Më 21 nëntor, në një dyqan në qendër të Shkupit, Perev u sulmua para..

botuar më 25-11-27 9.52.PD
Vlladimir Perev

Gjuha e urrejtjes në Shkup çoi në sulm ndaj gazetarit Vllado Perev

Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev. Për ngjarjen informoi vetë ai në një publikim në faqen “Tribuna”. Perev, i cili është 80 vjeç, u..

botuar më 25-11-25 10.48.PD
Georg Georgiev

Shkupi duhet t’i përfshijë bullgarët në kushtetutë

Bisedova shumë herë me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski. Ai e di shumë mirë dhe qartë qëndrimin tonë. Roli i tij është të bindë qeverinë e vet të respektojë konsensusin e vitit 2022. Këtë e tha ministri i jashtëm bullgar Georg..

botuar më 25-11-24 9.59.PD