“Prilli ishte muaji më i rëndë për refugjatët, të cilët përpiqen të kalojnë Detin Mesdhe nga Afrika drejt Evropës. Rezultati ishte qindra të vdekur. Bullgaria gjithashtu po ndodhet në rrugën e kësaj vale refugjatësh”. Këtë e tha Brus Bërtën, zëvendës ambasadori amerikan tek ne. Ai ishte ndër pjesëmarrësit e një seminari, kushtuar refugjatëve dhe sigurisë trans-kombëtare, që u zhvillua në Sofje. Sipas fjalëve të diplomatit amerikan deri tani më se 40 mln veta ishin detyruar të ndryshojnë vendbanimin e tyre. Vetëm nga Siria për shkak të luftës, kanë migruar më se 12 mln veta.
Nuk duhet harruar se mbas kësaj statistike ndodhen njerëz konkretë me fatet, familjet dhe të afërmit e tyre. “Çdo një refugjatë mund të ndikojnë pozitivisht shoqërinë tonë” – mendon i ngarkuari me punë ad interim në Ambasadën e Gjermanisë Peter Kolb. Ai rikujtoi se Albert Ajnshtajn, Frederik Shopen dhe Madeleine Albright dikur gjithashtu kanë qenë refugjatë në shtetet, në të cilat kanë ftuar lavdi.
Të dhënat e fundit tregojnë se presioni i refugjatëve në Bullgari është rritur gjatë tre muajve të parë të vitit – për këtë periudhë strehim kanë kërkuar më se 3000 veta, kjo do të thotë 60% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Kjo nuk është diçka normale për periudhën e dimrit dhe gjatë verës presim një fluks akoma më të madh refugjatësh – saktësoi Nikolla Kazakov, kryetari i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët. – Jemi përgatitur për këtë situatë dhe po përmirësojmë kushtet në qendrat e strehimit të përkohshëm, po përshpejtojmë dhe procedurat për ofrimin e strehimit. Aktualisht disponojmë me 5130 vende dhe në të ardhmen e afërt do të kemi akoma 1500. Përgatitem dhe një modul me shtëpi të lëvizshme, ku mund të jetojnë 500-600 veta. Kështu do të zgjidhim problemin, në se numri i refugjatëve tejkalon 11 mijë veta, siç ishte vitin e kaluar. Tani 70% të vendeve në qendrat e strehimit janë zënë. Fluksi kryesor i refugjatëve në Bullgari vjen nga kufiri bullgaro-turk. Polica doganore kontrollon me kujdes njerëzit që hyjnë në territorin tonë. Duke folur për komunikimin mes institucioneve, të cilat përgjigjen drejtpërsëdrejti për kontrollin e migracionit dhe për strehimin – ai është i nivelit të lartë.”
Sipas Nikolla Kazakovit aktualisht shtetet evropiane ndodhen para një nga sfidat më të mëdha për sigurinë e tyre që nga Lufta e Dytë Botërore. Perspektivet për paqësimin e konfliktit në Ukrainë janë minimale. “Ndërkohë organizatat terroriste tërheqin aktivisht anëtarë të rinj – shumë prej të cilëve janë njerëz të rinj me arsim të mirë që vuajnë nga fanatizmi dhe mungesa e tolerancës”, tha Nikolla Kazakovi. Shtetet anëtare, të cilat ndodhen në kufirin jugor të BE-së, siç është Bullgaria, tashmë nuk mund të kontrollojnë situatën dhe kanë nevojë për ndihmë”, komentoi Kazakovi.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Për Rusinë, lufta hibride është një ideologji dhe një industri, këtë e deklaroi gazetari investigativ Hristo Grozev para eurodeputetëve nga komiteti special për mbrojtjen e demokracisë evropiane. Grozev mori pjesë online në takimin, i cili diskutoi..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të..