“Shpirt i shëndoshë në trup të shëndoshë”. Kjo shprehje antike ishte e përhapur në çdo sallë shkollore të edukimit fizik para se të vinte demokracia. Sot jo vetëm shprehja u harrua, u zhdukën po ashtu pajiset sportive në shkollë dhe u reduktuan garat sportive. Vetëm futbolli mbijetoftë. Në Ligjin e Edukimit Fizik shkruhet se nuk lejohet të hapet një shkollë ku nuk ka hapësirë të përshtatshme për orët e fizkulturës. 25 vjet pas tranzicionit në Bullgari vetëm gjysma e shkollave shtetërore kanë salla fizkulture. Por në shumicën e rasteve këto salla nuk shfrytëzohen për shkak të rinovimit të tyre të shtrenjtë dhe faktikisht nxënësit lirohen në orën e fizkulturës. Këtë e tregojnë të dhënat e Sindikatës “Arsimi”.
Në konferencën kushtuar reformave në arsim dhe shkencë, Ministri i Rinisë dhe Sportit, z. Krasen Kralev njoftoi se: “Më se 60 për qind e të rinjve janë me deformime kurrizore, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt janë me mbipeshë dhe shumë fëmijë vuajnë nga trashja trupore”. Në lidhje me të dhënat shqetësuese Ministria propozon ndryshime në Ligjin e Arsimit Parashkollor dhe Shkollor:
“Tendenca në Evropë, në veçanti në Gjermani, Holandë, Belgjikë, Çeki, Hungari dhe Poloni, është tërheqja e trajnerëve profesionalistë në orët e fizkulturës”, shpjegon Ministri Kralev. Federatat e Sportit e përgëzojnë këtë ide, thekson ministri.
Mirëpo, ideja për trajnerët profesionalistë vë në pikëpyetje selektimin dhe pagën e tyre. Sigurisht që, po të emërohen profesionalistë, do të bëhen më shumë harxhime. Më mirë do të ishte, të rinovojmë bazën shkollore me mjete minimale. Duhet të ndalohet po ashtu praktika e keqe, pra mësuesit e matematikës dhe muzikës të ngarkohen me orët e fizkulturës. Dhe së fundmi të tërhiqen në punë mësuesit e edukimit fizik.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..