Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza e identitetit

Foto: arkiv

Historia me e re e Bullgarisë është një varg bredhjesh dhe mundimesh në kërkimin e vëllait të madh ose të shpëtimtarit. Në dy Luftërat Botërore vëllai i madh ishte në Berlin, pas kësaj në Moskë, ndërsa sot në Bruksel. Ndërsa kërkimi i shpëtimtarit vazhdon edhe sot, me gjithë se Bullgaria është anëtare, edhe pse me i varfri, i klubit më të pasur në botë. Gjatë viteve shpëtimtari mishërohej në personin e politikanëve dhe partive të ndryshme, por njëri prej tyre gjithmonë rrezatonte një dritë të veçantë fisnike. E kishim lënë në harresë, por Sinodi i Shenjtë i Kishës ortodokse bullgare na rikujtoi.

Simeon Sakskoburgora hyri në historinë bullgare në vitin 2001, premtoi mirëqenie brenda 800 ditëve dhe ne e zgjodhëm Kryeministër. Qe nga ajo kohë shumë prej nesh përjetonin vështirësi me të qenët e tij –i shpallur pas vdekjes së të atit Boris të III për mbret të bullgarëve, por kurrë nuk ka sunduar dhe kurrë nuk ka abdikuar, fisniku u kthye pas viteve të kaluara në mërgim për të marrë postin Kryeministër të Republikës së Bullgarisë. Fati i tij nuk ndryshon shumë nga fati i “shpëtimtarëve” të tjerë, pas mandatit katër vjeçar mbreti që nuk mbretëroi ra në harresë, mirëqenia e premtuar kështu dhe nuk erdhi, por nga java e kaluar mbreti- republikan përsëri ka vend në titujt kryesor të gazetave. Sepse Kisha ortodokse  bullgare vendosi, se ish kryeministri do të përmendet në të gjitha lutjet fetare nëpër kisha dhe manastire si mbret i bullgarëve në kohën e meshave publike dhe private.

Kështu kriza e identitetit, e cila e shoqëron Bullgarinë prej dekadash, përjeton një kulm të ri. Sepse për të folur për mbret të bullgarëve në një republikë është diçka jo adekuate. Në mënyre relativisht adekuate reagoi pushteti laik në personin e Presidentit, i cili i bëri apel Sinodit të Shenjtë të rimendojë vendimin e vet, të marrë në prag të 1150 vjetorit të krishterimit të bullgarëve.

Në qoftë se do të ndjekim logjikën, dalja në zgjedhjet parlamentare në vitin  2001 dhe kryesimi i kabinetit në republikën parlamentare është heqja dorë nga pretendimet monarkike. Simeon Sakskoburgota pranoi emrin e tij civil  dhe postin republikan, por nuk hoqi dorë nga kurora. Ndërsa në ndërgjegjen e bullgarëve fisniku la shijen e hidhur të qëllimit të tij jo të fshehtë  të kthimit në atdhe – pas tërheqjes së tij nga politika Sakskoburgota vazhdoi të punojë vetëm për rikthimin e ish pronave të tij. Si shumë paraardhës të tij në rolin e shpëtimtarit, mbreti hyri në politikë për të zgjidhur çështjet e veta personale. Tani Simeoni duhet të përmendet në lutjet fetare si mbret i bullgarëve. Çfarë do qofshin të ishin motivet e klerit të lartë, vendimi i tij i befasishëm vështirë do të arrijë ta rikthejë besimin vazhdimisht në shkrirje të besimtarëve në Kishën ortodokse bullgare.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD