Sistemi i financimit të universiteteve, në të cilin paratë shpërndahen sipas numrit të studentëve, doli se është “molla e kalbur” në arsimin e lartë vendas. Deri në këtë konkluzion kanë arritur nga Ministria e Shkencës dhe të Arsimit. Aktualisht shkollat e larta janë të përqendruar më tepër mbi faktin të tërheqin një numër më të madh kandidat-studentë. Sesa të ndjekin qëllimin e vërtetë – realizimin e mirë të studentëve, mendon profesori Nikollaj Denkov, zëvendës ministër i arsimit. Në bazë të këtij shkaku një nga ndryshimet bazë në Ligjin për arsimin e lartë parashikon lidhje të financimit me cilësinë dhe rezultatet nga arsimi, ku deri në vitin 2020, kjo duhet të përbëjë 60% nga subvencioni i përgjithshëm.
“Me ndryshimet në financim synojmë qartësimin e lidhjes midis përmasës së mjeteve dhe rezultateve konkrete – sqaron profesori Denkov. – Kur flasim për subvencionin për studentët do të ngulmojmë tek cilësia dhe realizimi i tyre, dhe jo vetëm tek sasia. Kur flasim për financimin e veprimtarisë shkencore, atëherë duhet ta lidhim me rezultatet reale shkencore sipas treguesit objektiv. Në disa vende mjetet për shkencë shpërndahen në mënyrë direkt sipas kësaj, e cila vihet re në bazat ndërkombëtare si publikime, citate e kështu me radhë. Ne duam të veprojmë në mënyrë më të zhdërvjelltë, me qenë se në drejtimet e ndryshme shkencore ka kritere të ndryshme dhe tregues për këtë se cilat janë arritjet.”
Aktualisht në ministri po përpunohet metodikë për vlerësimin e arritjeve të organizatave shkencore, përfshi universitetet. Ajo do të bëhet pjesë nga sistemi i financimit të arsimit të lartë. Ndryshimet e përgatitura në legjislacion parashikojnë akoma ndarjen e shkollave të larta në dy tip: studiuese dhe arsimuese. Aktualisht aktivisht me një veprimtari shkencore merren rreth dhjet shkolla të larta, kurse 15-20 po kështu punojnë në këtë drejtim dhe mund të bien në grupin e atyre studiuese, vuri në dukje profesori Denkov. Ky grup do të marrë një financim suplementar si nga buxheti i shtetit, ashtu dhe mbi programet evropiane. Ai pohoi se, aktualisht është vështirë të bëhet shkencë në shkollat e larta për shkak të mungesës ose të financimit të dobët të studimeve shkencore.
“Ideja është se, kur financimi është i lidhur qartë me veprimtaritë shkencore, shkollat e larta të ri mendojnë se cili është vendi i saj. Mund të fusin një financim suplementar, që është përfshirë në Strategjinë për arsimin e lartë, ndaj pagës së pedagogëve, të cilët bëjnë një veprimtari shkencore. Atëherë motivacioni të përfshihet shkenca në shkollat e larta do të jetë shumë më serioz.”
Një prognozë shpresëdhënëse për nevojat e tregut duhet të përgatitet nga Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale, Ministria e Ekonomisë dhe organizatat e punëdhënësve, që të mund të planifikohet pranimi në universitetet, mendojnë nga dikasteri arsimues. Mes specialiteteve me prioritet, të kërkuara nga biznesi, janë inxhinierët, IT specialistët, për të cilët shteti do të ndaje mjete. Para do të shkojnë dhe drejt të ashtuquajturave degë të mbrojtura, ndaj të cilave nuk ka një interes të madh, por janë të rëndësishme për shtetin. Profesori Denkov dha si shembull pedagogjinë: “Rreth 50% nga mësuesit gjatë 10 vjetëve të ardhshme do të jenë në një moshë pensioni. Duhet akoma që tani shteti të jetë shumë aktiv, që të mund të përballojë këtë sfidë”. Mes degëve të mbrojtura do të jenë dhe të ashtuquajturat filologji “ekzotike”: arabe dhe aziatike lindore.
Aktualisht mbi 240 mijë studentë arsimohen në universitetet shtetërore dhe private. Numri i tyre është shtuar afro 3 herë kundrejt vitit 1990. Lajmi i mirë është se papunësia mes njerëzve me arsim të lartë është më e ulët, rreth 4-5% . Lajmi i keq është se mbi gjysma e atyre të cilët kanë përfunduar arsimin e vet të lartë realizohen në pozita, të cilat nuk kërkojnë një arsim të lartë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..