Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjatë javës së re ndryshimet kushtetuese mund të parashtrohen në Kuvendin popullor

Foto: BGNES
Bisedimet e tensionuara që u zhvilluan në parlament ditën e enjte midis forcave politike të shumësisë qeverisëse me pjesëmarrjen e Zëv/kryeministres mbi Koordinimin e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Institucionale Meglena Kuneva dhe Ministrit të Drejtësisë Hristo  Ivanov, çuan në një lajm shpresëdhënës. Të mërkurën GERB do të fillojë mbledhjen e 60 nënshkrimeve të nevojshme për parashtrimin e propozimeve për ndryshime në ligjin kryesor. Pritet që po këtë ditë Projektligji me ndryshimet në kushtetutë lidhur me pushtetin gjyqësor të parashtrohet në kancelarin e Kuvendit Popullor. Propozohet që mandati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të  pakësohet nga 5 në 4 vjet. KLD duhet të ndahet në dy kolegjiume – të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, që ishte një rekomandim i Brukselit dhe Komisionit të Venecias, të bërë para vitesh. Rreth këtij propozimi u bashkuan në kohën e konsultimeve Partia GERB, Blloku i Reformatorëve dhe Fronti Patriotik. Ndërkohë u bë e qartë, se midis dy leximeve “reformatorët” do të propozojnë të zbatohet edhe mundësia për heqjen nga detyra të Prokurorit të Përgjithshëm në rast të shkeljes sistematike të kushtetutës, të ligjeve dhe cenimit të prestigjit të pushtetit gjyqësor. Siç pritej, Prokurori i Përgjithshëm Sotir Cacarov e vlerësoi idenë si tentativë për “uzurpimin e Prokurorisë” dhe shpjegoi, se Gjykata Kushtetuese tashmë është shpallur për këtë a mund parlamenti të ndërrojë Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarët e Gjykatave të Larta. Nga Fronti Patriotik kanë propozim që Ministri i Drejtësisë të kryesojë dy kolegjiumet  dhe plenumin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Qëndrimi i Partisë ABV, e cila mbështet qeverinë, është i ndryshëm. Ajo është për thirrjen e detyrueshme të Kuvendit të Madh Popullor, është kundër propozimit që plenumi të mos marrë  absolutisht të gjitha vendimet, si dhe nuk është dakord me ndarjen e  KLD në dy kolegjiume.

Në qofte se imponohet, GERB në vend të ABV mund të preferojë mbështetjen e Qendrës Demokratike Bullgare, e cila ishte e vetmja parti opozitare e ftuar në bisedimet e zhvilluara.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS dhe “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë të qeverisë

Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë qeverisës dhe për zbatimin e angazhimeve në drejtim të orientimit euroatlantik të Bullgarisë. Këtë e..

botuar më 25-10-22 10.58.PD

Presidenti i Hungarisë është duke bërë një vizitë dyditore në Bullgari

Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..

botuar më 25-10-20 12.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..

botuar më 25-10-17 8.00.MD