Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njihuni me talismanin e Sofjes

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Ajo është e mbuluar me push të ashpër dhe ka shikim të egër. Lavdërohet për shpejtësinë dhe shkathtësinë. E do të ha ... por kafshë të ngordhura. Mund të mos jetë aq e bukur, por ka një pamje mbretërore. Njihuni me talismanin e Sofjes – shkabën kokëbardhë!

Ky shpend jo aq i hijshëm u zgjodh talismani simbolik i kryeqytetit gjatë Festivalit të Shkencës, që u zhvillua ditët e fundit në Sofje. Ideja e organizatorëve ishte të tërheqin vëmendjen mbi kafshët, të cilat e pranojmë se janë të shëmtuara, por në fakt janë tepër të dobishme për bilancin natyror. Disa prej këtyre kafshëve dhe shpendëve tashmë nuk hasen, të tjerë janë të kërcënuar nga zhdukja në përmasë botërore. Mirëpo, për fat të keq njerëzit nuk vërejnë ato fakte. Dhe ndoshta për arsye, se asnjeri nuk interesohet për kafshët jo aq tërheqëse, të ngathëta, të trasha? Është një çështje tjetër, kur njeriu shikon një tigër të vogël me qime të buta! Mirëpo, të gjitha kafshët janë njëlloj të vlefshme për natyrën – janë kategorik biologët. Kështu mendon edhe themeluesi i “Shoqëria për mbrojtjen e kafshëve të shëmtuara” Sajmën Uot. Shkencëtari i njohur anglez dhe drejtues televiziv mbërriti në Sofje, që të marrë pjesë në ceremoninë e zgjedhjes së talismanit të shëmtuar të kryeqytetit.

Në një konkurrim të ashpër për dallimin prestigjioz rivalizuan katër kafshë të pështirë. Secila prej tyre kishte mbrojtës, i cili tregonte cilësitë dhe dobitë para publikut shumëmijësh që erdhi në Teatrin Sofja. Me argumente më bindëse doli veterinari Toma Shtiljanov, i cili e prezantonte shkabën kokëbardhë. Prej tij mësojmë, se në mesin e shekullit të kaluar ky shpend i papëlqyeshëm u zhduk nga qielli bullgar. Në vitet 70-të një popullatë e vogël u importua nga Spanja. Për shkabën kokëbardhë Toma Shtiljanovi tregon:

“Njerëzit vështirë e kuptojnë këtë shpend! Kjo për shkak se shkaba kokëbardhë është një shpend që ushqehet me kafshë të ngordhura dhe kanë një pamje jo aq tërheqëse. Aktualisht tek ne ka katër rajone në të cilët hasen ata shpendë. Ato janë disa vise në malin Stara Pllanina dhe në malin Rodopa, kryesisht në rajonin e qytetit Kërxhali. Aktualisht ato troje popullohen nga afro 50 – 100 çifte. Një fakt interesant është, se te ky lloj ka një bilanc të theksuar familjar. Si shkaba femër, ashtu edhe ajo mashkull ngrohin vezët baras përderisa dalin të vegjlit. Shkaba jeton në monogami. Ky shpend fluturon tepër lartë mbi nivelin, të cilën njerëzit mund të shikojnë. Kur zbulojnë ushqim ata zbresin me shpejtësi të madhe. Mirëpo, çfarë e përbashkët ka shkaba kokëbardhë me Sofjen? Ky shpend asistonte në koleksionin zoologjik të mbretit Ferdinand, koleksion ky i cili më vonë u bë baza e krijimit të Parkut Zoologjik të kryeqytetit. Dhe parku u bë një nga vendet e para, në të cilët për herë të parë në Bullgari filloi luftimi për rikthimin e shkabës kokëbardhë tek ne.”

Konkurrues për titullin talisman i Sofjes ishin edhe ushunjëza mjekësore, e cila rrallë herë haset në natyrën e egër, zhaba e gjelbër, flutura e natës dhe lakuriqi i madh i natës hundëpatkua. Për këtë pretendues mësojmë, se jeton në tavanet dhe bodrumet tona, dhe se ai është në gjendje të ha një të tretën e peshës së tij dhe se foshnja që nga lindja është me këmbë plotësisht të formuara dhe të zhvilluara.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Rajonal Etnografik – Plovdiv

Në Plovdiv hapet Muzeu i hekurit të hekurosjes – i vetmi në Ballkan

Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..

botuar më 25-11-20 8.00.MD

Dhjetëra çifte në Dimitrovgrad festuan dasmën e tyre të artë

Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..

botuar më 25-11-20 4.05.MD

Stela Nedkova dhe këndi i saj bullgar në Bruksel – restorant me gatime tradicionale

Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..

botuar më 25-11-18 8.00.MD