Interpretimet ruse shkaktojnë paqartësi tek bullgarët, për shkak të mospërputhjeve faktologjike. Dihet, se Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë dhe sovranitetin e Maqedonisë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dihet gjithashtu, se nga ajo kohë deri më sot ajo mbron këtë qëndrim të saj në të gjitha organet dhe organizatat ndërkombëtare. Në disa rreth nacionaliste vërtet ekziston ideja për përkatësinë historike të Maqedonisë ndaj Bullgarisë, por edhe në momentet më të tensionuara siç ishte konflikti etnik në Maqedoni gjatë vitit 2011, kjo ide nuk ka pasur as shanse minimale për të shndërruar në ambicie ose realitet.
Në kohën e sotme, si anëtare e BE dhe NATO-s Bullgaria në asnjë mënyrë nuk mund të bisedojë me askënd për ndarjen e fqinjës sonë perëndimore, e cila është njëkohësisht kandidat për anëtarësim në BE edhe në NATO. Gjatë kësaj jave në Bruksel Ministri Daniell Mitov deklaroi, se tërësia territoriale dhe sovraniteti i Maqedonisë duhet të garantohen dhe në këtë kontekst i bëri thirrje BE të përfshihet me të gjitha institucionet e tij në rregullimin e krizës së saj politike.
Tensioni midis Moskës dhe Sofjes që lindi gjatë këtyre ditëve në lidhje me krizën politike në Maqedoni, me siguri do të duket një episod jo shqetësues në marrëdhëniet e tyre të dyanshme. Më tepër shqetëson fakti, se episode të tillë të tensionimit të dyanshëm kohën e fundit lindnin për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare si sanksionet kundër Rusisë për shkak të krizës ukrainase ose për shkak të dështimit të Projektit “Rryma Jugore”, në këtë kuptim janë të paevitueshme, për shkak të përkatësisë së dy shteteve në pole të ndryshme të botës së sotme.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
“Industria bullgare e mbrojtjes, e cila ka provuar cilësinë e saj dhe ka marrë njohje ndërkombëtare, ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e partneriteteve të suksesshme dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Vietnamin në fushën e..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga presidenti Rumen Radev dhe bashkëshortja e tij Desisllava Radeva në Sheshin “Shën Aleksandër..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari për të vlerësuar situatën me sundimin e ligjit, si dhe për të ngrirë të gjitha pagesat në kuadër të..