Tensioni midis bullgarëve dhe romëve në bashkinë Gërmen, i cili ditën e shtunë shkallëzoi në rrahje masive, vazhdon edhe sot. Banorët e bashkisë dhe të afërmit e tyre nga rajone të tjera të Bullgarisë i dorëzuan Kryetarit të Bashkisë kërkesa për zgjidhjen e problemit. Protestuesit këmbëngulin për dëbimin e romëve që qëndrojnë këtu në mënyre të paligjshme dhe atyre, që pa lejen e nevojshme kanë ndërtuar çadra në këtë vend. Në rast të kundërt “do të marrin gjërat në duart e tyre”.
Zhvillimiingjarjevekrijonrrezikpërpërsëritjenerastitnë fshatinKatunicaafërPlovdivit, kukonfliktimidisciganëvedhepopullsisë vendase çoinë përleshjedhezjarre. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë së Gërmenit u ankua, se në qoftë se do të arrihet në shkatërrimin me dhunë të ndërtesave të paligjshme ai nuk është në gjendje të strehojë banorët e tyre, siç kërkon ligji, sepse nuk ka banesa bashkiake.
Një rrugë pa dalje në drejtim juridik dhe administrativ në sfondin e problemit të radhës simptomatik. Kësaj here në vetë Festën tonë Kombëtare – 24 maj, Dita e shkrimit sllav dhe e kulturës bullgare, për shkak të konfliktit mbi 500 veta nga Gërmeni dhe Marçevo bllokuan disa rrugë midis fshatrave. Protestuesit pohojnë, se problemet e tyre nuk janë me romët vendas, por me ata të ardhur nga rajone te tjera të vendit, të cilët janë vendosur këtu nga Kryetari i mëparshëm i Bashkisë mbi bazën e një dokumenti me përmbajtje të rremë.
Shkallëzimi i tensionit publik provokoi reagimet politike. Fronti Patriotik, i cili mbështet qeverinë, paralajmëroi, se do të rishikojë qëndrimin e vet ndaj koalicionit në pushtet, në qoftë se nuk do të merren masa urgjente kundër kriminalitetit në vend. Njeri prej liderëve të tij Valeri Simeonov kërkoi që të krijohen reparte vullnetare për mbrojtjen e popullsie, sepse qeveritarët nuk bëjnë asgjë për kufizimin e kriminalitetit nëpër fshatra dhe qytete. Sipas politikanëve të Bllokut të djathtë të Reformatorëve, i cili bën pjesë në koalicionin qeverisës, tensioni në bashki i detyrohet luftës për epërsi midis dy krahëve të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, që asocijohet me pakicën etnike turke në vend. Nga blloku pohojnë, se tensioni në bashkinë Gërmen po rritet për shkak të betejës për vendin e kryetarit të bashkisë midis kryetarit aktual Minka Kapitanova dhe ish kryetarit Ahmed Bashev, edhe të dytë nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Sipas Reformatorëve, konflikti i krijuar nuk është vetëm në Gërmen, por këto janë dukuri lokale me shije politike paraelektorale, karakteristike dhe për rajone të tjera të vendit.
Se për skandalin e shpërthyer në Gërmen ka precedentë analogjik në vend, nuk ka dyshim. Të pakundërshtueshme duken tezat, se vendosja e paligjshme e romëve dhe toleranca ndaj sjelljes së tyre të papranueshme kanë motivim paraelektoral. E kundërshtueshëm mbetet vetëm pritja e shoqërisë, se kësaj here më në fund do të merren masa adekuate, sepse për fat të keq në prag të zgjedhjeve, siç dihet zgjedhjet vendore do të jenë në vjeshtë, romët trajtohen më shumë si zgjedhës dhe kjo i vë në rolin e pengjeve politikë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..