Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy ekspozita – njëra nga muzeu Luvër, tjetra nga qyteti Stara Zagora, takohen në Sofje

БНР Новини

Në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave është prezantuar ekspozita “Argjendi nga Luvëri i Parisit. Thesari i Boskoreales”. Kjo është ekspozita e parë për 30 vitet e fundit, që vjen tek ne nga ky muze botëror. Ajo vjen pasi gjatë prillit në Luvër ishte hapur ekspozita “Epopeja e mbretërve trakë – zbulime arkeologjike nga Bullgaria”, e cila kishte një sukses të madh. Boskoreale është një vendbanim në Itali, i cili ndodhet afër qyteteve të lashta Pompei dhe Herkulan.

Më shumë hollësi për këtë thesar na tregoi Fransoaz Gotie /Françoise Gаultier/, drejtoresha e Departamentit të Antikitetit Grek, Etrusk dhe Romak. /Département des antiquités grecques, étrusques et romaines/ të Luvërit :

„Është gjetur në vitin 1895 në një vilë romake në rajonin e qytetit Pompei, nën hirin e vullkanit Vezuvi. Thesari i Boskoreales përmban stolisje të arta dhe rreth një qind enë shtëpiake prej argjendi, të krijuara në shekullin e parë të erës sonë. Ai tregon në mënyrë kureshtare mjeshtërinë e argjendarëve të atëhershëm. Ne mendojmë se është interesante të bëjmë një paralel të tillë – të tregojmë në kryeqytetin bullgar këtë ekspozitë, kështu që publiku bullgar të mund ta krahasojë atë me enët dhe stolisjet e gjetura në trojet bullgare, në provincat e dikurshme romake Mizia dhe Trakia. Kështu publiku do të mund të kuptojë çfarë është zhvillimi dhe adaptimi i modeleve romake në kontakt me traditat vendase, të trashëguara nga Mbretëria e Odrisëve.”


Pse thesari i Boskoreales ndodhet në muzeun e Luvërit? Baron Edmond djo Rotshild bleu pjesën më të madhe të tij për ta dhuruar muzeun prestigjioz. Ai ruhet në apartamentet mbretërore të pallatit. Tani në Sofje mund të shihen 30 sende prej këtij thesari. Kryesisht enë për ushqim dhe pirje. Ka dhe një palë vathë me aplikacione prej qelqit të gjelbër. Ata kanë qenë pronë të një gruaje të vdekur bashkë me dy burrë për shkak të shpërthimit të vullkanit. A ajo është Maksima, emri i së cilës ndodhet në shumë prej sendeve të këtij thesari akoma mbetet të fshehtë. 

Bashkë me këtë ekspozitë në Institutin Arkeologjik Kombëtar me Muze ishte hapur dhe një tjetër me artefakte nga Muzeu Rajonal Arkeologjik i qytetit Stara Zagora (Bullgari Qendrore). Në të janë shfaqur 118 sende të aristokratëve të pasur trakë. Ato janë gjetur në një vilë të Periudhës Romake, të ndërtuar në shekullin e parë pas Krishtit në vendin Çatallka afër qytetit Stara Zagora.


„Në këtë ekspozitë ka sende që janë emblematike për muzeun dhe për qytetin tonë – për shembull përkrenarja me maskë prej bronzi nga lokaliteti Çatallka, i cili jo rastësisht ndodhet në afishen e ekspozitës. Ajo ka qenë në shumë qytete evropiane dhe aziatike – tregoi Angell Dinevi, drejtori i muzeut të qytetit Stara Zagora. Ekspozita e fundit që organizuam ishte ajo në Ostrava, Çeki, ku sendet ndodheshin nga dhjetori 2014 deri në mars sivjet. Publiku atje tregoi një interes të madh ndaj sendeve tona.  Në ekspozitën e tanishme kemi përfshirë një shpatë unike, të stolisur me ar dhe nefrit me imazhin e një kuçedre, që tregon prejardhja e armës nga Lindja e Largët. Sendet datojnë në shekujt I-IV pas Krishtit – periudha klasike e antikitetit romak në trojet bullgare”.

Një urë mes dy ekspozitave të sapo përmendura është një gotë argjendte të tipit “Boskoreale” me shumë ornamente, e gjetur në rajonin e qytetit Stara Zagora. Sendet nga Luvëri mund të shihen deri më 23 gusht, ato nga muzeu i Stara Zagorës – deri më 10 shtator.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Muzeu kombëtar arkeologjik-historik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, BGNES, BTA





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD