Gjatë periudhës së socializmit ky ka qenë rajoni me më shumë trëndafila të mbjella në Bullgari. Zapallnja ka pasur shkollë, vatër të kulturës me kor dhe një kishë të bukur. “Në kujtimet e mia ajo dukej si një kështjellë e bukur, e madhe, e zbukuruar në mënyrë të pasur, si në një përrallë! Kjo qe dhe godina më e madhe përreth. Gjyshja ime shpesh më shpinte aty dhe kur e kapërceja pragun, provoja një ndjenjë mahnitëse nga kjo bukuri e paparë përrallore!”-kujtohet Mitko Dençevi-59 vjeç. “Shën Ivan Rillski”-kështu është quajtur kisha në Zapallnja. Sot prej saj kanë mbetur vetëm muret të cilat duken si një anije drithëruese nëpër ujërat e liqenit artificial Zhrebçevo. Në mesin e shekullit të kaluar fati përgatitet të vendosë goditjen përfundimtare mbi fshatin e bukur e piktoresk dhe banuesit e tij të cilët në këtë moment nuk dyshojnë për asgjë. Gjatë viteve 60, nga Sofja mbërrin një urdhër zyrtar për shpërngulje për shkak të ndërtimit të ardhshëm të liqenit artificial. Njerëzit janë shqetësuar shumë nga fakti sesi do ta braktisin fshatin e vet të bukur dhe do të nisen për ndonjë vend tjetër të panjohur të kërkojnë kësmetin e vet? Gjatë asaj kohe Mitkoja ka qenë 7 vjeç. “Na dhanë më pak se 1 vit.” - tregon bashkëbiseduesi im dhe shton:
“Për këtë kohë ne duhej të shpërngulemi dhe të marrim me vete atë që mundim. Njerëzit e pritën urdhrin në mënyrë shumë shqetësuese. U lejuan që të shembin shtëpitë në mënyrë që të mund të marrin me vete tullat, tjegullat e të tjera për ndërtimin e banesave të tyre të reja. Shumë nga banorët u transferuan në Tvërdica dhe Kazanllëk si dhe në fshatrat e afërta. Kooperativat bujqësore dhe ekonomia pyjore dhanë automobilat e veta, që të mund të transportohen materialet e ndërtimit. Shteti premtoi të na kompensoi por shumat të cilat na i paguan qenë mjaft më të vogla.”- tregon Mitkoja.
Njerëzit kanë shkatërruar shtëpitë, shkollën në të cilën Mitkoja ka mësuar vetëm klasën e parë, vatrën e kulturës, godinën e Kooperativës bujqësore, kanë ngarkuar orenditë shtëpiake, dhe janë nisur në rrugë. Por kishën nuk e kanë prekur. “Asnjë nuk guxoi të shkatërrojë vendin e shenjtë për të marrë materialet. Edhe në kohën e socializmit njerëzit këtu qenë shumë besimtar, çdo ditë të diel shkonin në kishë të luten “-kujtohet Mitkoja. Por Zoti nuk i ka dëgjuar lutjet e tyre. Në pranverën e herët të vitit 1965, 2 vjet pas shpërnguljes, ujëra të turbullta kalojnë mes mbeturinave nga fshati Zapallnja. Në kodrën e ngritur mbi fshat, aty ku sot gjejmë një varrezë të braktisur, është mbledhur një grup njerëzish. Banuesit ndahen me vendin e vet të lindjes. Mitko Dençevi tregon:
“Pas shpërnguljes fshati është dukur si pas bombardimeve. Dhe kur fillon të mbushet me ujë liqeni artificial, çdo gjë, që mundet të shikohet me sy të thjeshtë, si mbeturina nga themelet e shtëpive, gurrë e të tjera, ka qenë e përmbytur. Njerëzit kanë shikuar ardhjen e shpejt të ujit nga kodra mbi fshat duke qarë. Dhe kanë thënë “Shiko, këtu qe shtëpia tonë, këtu qe kopshti, tani nuk ka asgjë. Uji e përmbyti. Çdo gjë përfundoi!”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..