Kriza jashtëzakonisht e ashpër politike në Maqedoni vazhdon të preokupojë bashkësinë ndërkombëtare. Pas dy raundeve të pasuksesshme të bisedimeve midis qeveritarëve dhe opozitës, ditën e hënë pritet raundi i tretë, për të cilin në Shkup do të jetë Komisionari Evropian Johanes Han, i shoqëruar nga tre deputetë evropianë. U bë e qartë, se Shërbimi Evropian për Punët e Jashtme po mendon mundësinë që shumë shpejtë të caktoje një të dërguar të posaçëm të BE në Maqedoni. Ministri i Jashtëm Bullgar Daneill Mitov komentoi, se mbështet idenë për një emisar të tillë, mendimi i tij shkaktoi një farë surprizë. Sipas informacioneve jozyrtare, deri tani Sofja konsiderohej si një ndërmjetës eventual në përpjekjet për zgjidhjen e krizës maqedonase, duke pasur parasysh njohjet e mira që ka për fqinjën e saj perëndimore. Sofja vërtet do që të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për arritjen e zgjidhjes jo si ndërmjetës, por si pjesëmarrës aktiv në proces. Kjo konfirmohet në mënyrë indirekte nga fakti, se në Këshillin e fundit mbi Punët e Jashtme të BE Ministri Mitov propozoi që me krizën politike në Maqedoni të angazhohet BE në tërësi. Ndërsa lajmi për emisar të BE nuk është i ri – para Radios Kombëtare Bullgare Ministri saktësoi, se bëhet fjalë për një iniciativë gjermane, të cilën Bullgaria bashkë me Holandën e përkrahin prej kohe – që të gjitha institucionet evropiane të angazhohen me problemin. Për këtë qëndrim të përmbajtur Sofja zyrtare ka argumente serioze. Së pari, situata në Maqedoni është aq e ndërlikuar që zgjidhja e saj të arrihet me përpjekjet individuale të shteteve të veçanta. Për komplicitetin e situatës flet fakti, se BE po mendon për një të dërguar të posaçëm atje, një të tillë ai ka dërguar atje në lidhje me konfliktet etnike në vitin 2001. Në vend të dytë, Bullgaria nuk mund të marrë përsipër angazhimin për emisar apo ndërmjetës të saj, sepse me funksione të tilla në parim nuk angazhohen vendet fqinje. Lidhjet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë janë të afërta dhe të mira, por në disa drejtime edhe shumë delikate, prej të cilave disa forcat mund të përpiqen të përfitojnë për qëllime jo të mira. Qëndrimi i Sofjes ndaj fqinjës së saj perëndimore mbetet e pandryshuar – Maqedonia është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të marrë pjesë në proceset evropiane dhe euroatlantike si i tillë pasi do të zbatojë kriteret e nevojshme. Gjatë javës së kaluar Bullgaria u angazhua të punojë aktivisht për këtë qëllim në rajon si Kryetare e radhës e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..
Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i..