Bullgaria do të ndodhet para problemit social, në se Greqia dhe kreditorët e saj nuk arrijnë marrëveshje. Ky është komenti i makroekonomistit Georgi Ganev. Më rast të skenarit eventual negativ, analizuesi parashikon ulje të ndjeshme të punësimit në fqinjën tonë jugore dhe humbje të vendeve të punës tek shtetasit bullgarë, që janë atje me qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm.
Në qoftë se bisedimet në Bruksel midis delegacionit grek dhe kreditorëve nuk çojnë në marrëveshje, vendi mund të ndodhet në pamundësi të shërbejë borxhin e tij të jashtëm. Sipas deklaratës së Ministrit të Ekonomisë Georgios Statakis dhënë agjencisë “Rojters” vonimi imponohet që të bashkohen katër pagesa që detyrohen në fund të qershorit në masë totale prej 1,6 mlrd eurosh. Por shumë analistë flasin për rrezik të defaultit të Greqisë ose për pamundësinë e shërbimit të borxhit të jashtëm.
Dinamika pozitive e ekonomisë greke nga viti i kaluar si rezultat i reformave të bëra në buxhet dhe në sfera të caktuara ekonomike, filluan të japin rezultat të dukshëm, por me fitoren e “Sirizës” nga fillimi i vitit, reformat u ndërprenë. Me gjithë se formalisht Greqia po diskuton me kreditorët për përmasën e TVSH, zbatimi i buxhetit dhe deficiti në të, shkaqet e vërteta janë politike dhe kanë të bëjnë me pamundësinë e partisë në pushtet të zbatojë premtimet e dhëna para zgjedhjeve.
Sipas Ganevit, në se nuk arrihet marrëveshje midis Greqisë dhe BE, ekzistojnë dy skenarë: vendi të shpallë default dhe të dalë nga eurozona ose të shpallë default duke mbetur në eurozonën. Varianti i parë parashikon krizë bankare, zhvleftësim të valutës së re dhe rënie drastike të aftësive blerëse dhe kursimeve, si dhe goditje mbi lundrimin e anijeve që është lidhur ngushtë me pronësinë e bankave.
“Në qoftë se shpallin default pa dalë nga eurozona, ky do të ishte një skenar i ndërmjetëm, sepse lexuam, se shumica dërmuese – ¾ prej grekëve, janë për ruajtjen e euros. Atëherë ndodhemi para variantit, sipas të cilit për shkak të pamundësisë së qeverisë të emetojë para, ajo në fakt nuk do të mund të paguajë rrogat dhe pensionet në vazhdim të disa muajve.”
Çmimi politik i një situate të ngjashme mund të jetë dorëheqja e kabinetit dhe zgjedhje parlamentare të parakohshme. Bullgaria përjetoi default në kohën e kabinetit të parë të Andrej Llukanovit (shkurt-shtator 1990). Ai fitoi dhe zgjedhjet parlamentare pas kësaj. Por vendi mbeti në izolim deri në vitin 1994, kur i rregulloi marrëdhëniet e tij me kreditorët.
Sipas Ganevit, pavarësisht nga zhvillimi i krizës në Greqi, nuk ka ndonjë rrezik për bankat greke në vendin tonë:
“Prej disa vjetësh ato janë vënë nën mbikëqyrje më të rreptë për riskun grek, se sa bankat e tjera bullgare. Në qoftes e bankat-nënë bien në vështirësi me likuiditetin, ato me siguri do t’i shesin degët e tyre. Shumë banka bullgare kanë përjetuar ristrukturim të tillë. Duke pasur parasysh, se në Greqi mund të zhvillohet një skenar i pakëndshëm financiar janë ndërmarrë masa serioze për të parandaluar një problem të mundshëm serioz në këtë drejtim.”
Ganev nuk pret dhe probleme serioze me eksportin e mallrave bullgare për në Greqi. Ai komentoi, se koniunktura në Greqi është keqe gjatë 4 vjetëve të fundit.
“Problemet për Greqinë filluan në vitin 2012. Por eksporti ynë, nuk është pakësuar ndjeshëm, bile është rritur kundrejt vitit 2010. Në qoftë se Greqia do të dalë nga eurozona dhe bën valutë të vetë më të dobët, brenda 1-2 vjetëve, eksporti ynë për në Greqi do të ulet ndjeshëm, por do të rritet importi. Kjo do të stimulojë konsumatorët, sepse vaji i ullirit dhe ullinjtë përkohësisht do të bëhen më të lira.”
Në ekonominë e Greqisë duhet të bëhen reforma, përndryshe vendi do të vazhdojë të bëhet gjithnjë e më i varfër. Çështje e zgjidhjes politike është a do të ndërmerren këto reforma nga kabineti i tanishëm apo nga kabineti i ardhshëm.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Sipas të dhënave paraprake, Ministria e Financave pret një deficit prej rreth 6.1 miliardë levash ose 3% të Produktit të Brendshëm Bruto të parashikuar..
Diskutimi dhe votimi i ligjit më të rëndësishëm financiar në vend, pikërisht “Buxheti 2025”, është shtyrë në Kuvend për vitin e ardhshëm. "Nëse nuk kemi një..