I dërguari i posaçëm dhe koordinator në fushën e çështjeve energjetike ndërkombëtare pranë Departamentit Shtetëror të ShBA-së Amos Hohstein zhvilloi në Sofje në seri bisedimesh të lidhura me sigurinë energjetike. Këto çështje ishin aksenti kryesor i vizitës së sekretarit shtetëror Xhon Keri në Sofje para disa muajsh – gjatë janarit të këtij viti. Bëhet e qartë se politika energjetike tashmë dominon në marrëdhëniet mes dy shteteve.
Gjatë bisedimeve i dërguari i posaçëm i Departamentit Shtetëror theksoi mbi këtë se gjatë muajve të fundit dallohet një tendencë – qeveria bullgare punon për arritjen e sigurisë energjetike në tërë regjion, jo vetëm në Bullgari. Kështu Hohsteini sinjalizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë pranojnë Bullgarinë si partner dhe faktor regjional. Presidenti Rosen Plevneliev insistoi para mysafirit se krijimi i Bashkimit Energjetik Evropian duhet të fillojë nga Ballkani dhe se ka nevojë për një bursë rajonale energjetike – kështu do të arrijmë çmime konkurruese të resurseve energjetike.
Pjesa kryesore e bisedimeve të Hohsteinit ishte lidhur me diversifikimin e furnizimeve të gazit ndërmjet ndërtimit të lidhjeve midis sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe të shteteve fqinje. Këtu duhet përmendur lidhjet me Greqinë dhe Rumaninë, avancimin e prapambetjes në ndërtimin e lidhjes me Serbinë, sigurimin e financimit për studim para projektimit të lidhjes me Turqinë. Bëhet fjalë për avancime të arritura në kuadrin e vetëm disa muajve – që nga vizita e Xhon Kerit deri tani.
Siç pritej bisedimet prekën temën për ndërtimin e një reaktori të ri në centralin bërthamor “Kozlloduj”. Bullgaria mori vendim se atje do të instalohet një reaktor, i cili do t’u përgjigjet kritereve dhe tendencave të fundit. Në këtë lidhje qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane “Westinghouse”. Sofja vuri kushte për ndërtimin e bllokut të ri me teknologjinë AP-1000, që “Westinghouse” të sigurojë investimin. Atëherë kompania amerikane nuk e pranoi këtë dhe që atëherë flitet për kërkimin e një investitori të ri apo për ndryshimin eventual të politikës qeveritare në lidhje me ndërtimin e bllokut të shtatë të centralit bërthamor. Gjatë vizitës së të dërguarit të posaçëm Amos Hohstein në Ministrinë e Energjetikës ishte arritur marrëveshje për çmimin e bllokut të ri – ai do të kushtojë 5,3 mlrd dollarë, pjesëmarrja e Centralit Bërthamor do të jetë vetëm 400 milionë. Kjo marrëveshje nuk sqaron të gjitha detajet rreth ndërtimit të reaktorit të ri dhe është e qartë se bisedimet po vazhdojnë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..