Shkencëtarë, artistë, muzikantë dhe poetë janë ndër miqtë e rrethit “Eleganca dhe gravitacioni”. Takimet e tyre ngjajnë me dukuri kozmike që rrallë herë ndodhen dhe të cilat mbahet mend për gjithmonë. Sivjet ata përsëri u takuan në Sofje në shtëpinë-muze të kompozitorit të njohur bullgar në fillim të shekullit të XX – Panço Vlladigerov. Rast janë festat tradicionale të kulturës, organizuar gjatë majit nga Universiteti “Shën Kliment Ohridski” në Sofje.
Ideja për vargun e takimeve nën titullin “Eleganca dhe gravitacioni” ekziston prej kohe. Edhe shkencëtarët, edhe poetët ndajnë, se janë të joshur të marrin pjesë në të, sepse ajo ofron fushë për shfaqje para dy lloj publiku “të përkushtuar” dhe “jo të përkushtuar”. “Kur flasësh me fakte shkencore dhe tregosh zbulimet në astronomi, auditori i jo të përkushtuarve kupton vetëm pjesërisht atë që prezantosh, pjesën tjetër e formon sipas përfytyrimeve të veta”, thotë doc. Petko Nedjallkov, udhëheqës i Departamentit së astronomisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
Çdo vit doc. Nedjallkovi zgjeron rrethin e përkrahësve të “Eleganca dhe gravitacioni” para së gjithësh me krijues në fushën e poezisë dhe muzikës. Ndër më të rinjtë është Ilijan Metev, i njohur si regjisori i filmit dokumentar “Ambulanca e fundit e Sofjes”, i cili fitoi disa dallime ndërkombëtare. Për takimin e rrethit “Eleganca dhe gravitacioni” Ilijan erdhi me violinën e tij dhe e mahniti auditorin me interpretimin emocional të Sonatës nr.5 “Pranverore” të Betovenit. Pas kësaj tema e artit shkaktoi debate mes profesorëve të astronomisë në sallë. Me ta Ilijan ndau përshtypjet e veta nga kontakti me krijimtarinë e Betovenit: “Ka një bilanc të përsosur midis intelektit dhe ndjenjave tek Betoveni. Për shembull nëpërmjet përdorimit të dinamikës dhe ritmikës. Vende-vende ai sikur i thotë interpretuesit, këtu mos i shpreh ndjenjat deri në fund. Kështu arrihen nuanca elegante, të cilat mbajnë forcë të veçantë për krijimtari dhe frymëzim. Kur i bie violinës kjo është mënyra ime e komunikimit me publikun. Muzika është arti më i pastër, që na lartëson mbi të përditshmen dhe na afron me yjet. Suksesi im më i madh, pa dyshim janë filmat e mi, me gjithë se atje mungon kontakti i drejtpërdrejtë dhe emocional me auditorin. Kur i bie violinës kam dialog me njerëzit, bile ndjej si publiku ndikon mbi intonacionin dhe ndryshon interpretimin tim.”
Pas debateve të shkurtra për përsosmërinë e muzikës, takimi “Eleganca dhe gravitacioni” kaloi në fushën e poezisë. Rajço Rajçevi me pseudonimin letrar Rajsen thotë me modesti për vete, se nuk do që të kurorëzohet me emrin poet, por kur reciton vjershat e veta, të gjithë e dëgjojnë me kënaqësi të madhe. Fjalët e tij janë si objektet qiellore, nevojitet shumë punë dhe këmbëngulje, që të dekodohen dhe të radhiten në sistemin e ndërlikuar të poezisë. Në vija të ngjashme është filozofia e Rajsenit. Për nga profesioni ai është kriptograf dhe ka bërë kode sekrete për mbrojtjen e informacionit të dikasterit. Ka interesa ndaj zbulimeve shkencore në astronomi, ndërsa komunikimi i tij me njerëzit në këtë fushë i sjell gëzim dhe frymëzim. Para pak kohe, në konkursin “Poezi që është pranë yjeve” që u zhvillua në majën Rozhen, ai fitoi njohjen e parë për krijimtarinë e vet.
“Marrëdhëniet e mia miqësore me shkencëtarët filluan nga poezia. Jam i lumtur se pata mundësi të takohem me këta njerëz, ata janë eruditë të mëdhenj, në të njëjtën kohë me zemra ta ngrohta. Ka fakte në astronomi për të cilat edhe unë kërkojë përgjigje. Sa i pafund është Universi, ndërsa njerëzimi shoh nga Kozmosi me anën e teleskopëve të tij dhe sondave vetëm 4% prej botës së supozuar. Ne jemi kaq të vegjël, përveç nesh në Univers ndoshta ekzistojnë qenie të tjera inteligjente, për të cilët vetëm supozojmë. Por frymëzimi nuk vjen nga lartë, ai është fryt i punës dhe dëshirës. Thonë, se koha në të cilën jetojmë, është pa shpirt, po kjo nuk është kështu. Ka njerëz të mirë dhe të urtë, por për fat të keq sikur u japin rrugë atyre pa shpirt. Më bëri përshtypje të fortë një mbishkrim në një çezmë të vjetër në malin e Rodopeve. Atje lexova “Djalli rri mbi paratë”, e pyes vetën, kush sundon në botën tonë, sikur paratë. Kjo duhet të na shtynë të mendojmë!
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..