Diplomacia bullgare përfitoi nga Takimi vjetor i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Nismës së Evropës Qendrore që përfundoi para dy ditësh në Ohër që të aktivizoi kontaktet e saj me Shkupin dhe të “matë pulsin” e qeveritarëve në Republikën e Maqedonisë në kontekstin e krizës politike që po thellohet në këtë vend fqinj të Bullgarisë.
Gjatë takimit të Nismës së Evropës Qendrore Ministri i Jashtëm i Bullgarisë Daniel Mitov ndau qëndrimin e përbashkët, se integrimi evropian dhe euroatlantik i vendeve të rajonit, përfshi Maqedoninë, nuk ka alternativë dhe se vetëm në këto kushte mund të garantohen zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti politik.
Por për Bullgarinë dhe politikën e saj të jashtme rëndësi më të madhe kishin takimet e Ministrit Mitov me homologun e tij maqedonas Nikolla Poposki, me Presidentin George Ivanov, me Kryeministrin Nikolla Gruevski si dhe me liderët e opozitës. Çështja kryesore që diplomati bullgar diskutoi me mikpritësit e tij ishte përgatitja dhe nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ky projekt ekziston prej kohe, por për shkak të mos dëshirës së qartë të autoriteteve në Shkup nuk janë ndërmarrë hapat përkatës për finalizimin e saj. Kjo marrëveshje ishte propozuar nga Sofja që të mund të respektohen disa rregulla kryesore në komunikimin midis shteteve, që janë anëtare ose dëshirojnë të behën anëtare të BE. Prapa frazave diplomatike fshihet synimi i qartë i Sofjes të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në BE vetëm me kushtin, se histeria periodike propagandistike antibullgare në Maqedoninë fqinjë dhe shtrembërimi i fakteve historike mbeten për gjithmonë në të kaluarën.
Por duke gjykuar nga informacioni i zyrës së shtypit të Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme, bashkëbiseduesit zyrtarë të Mitovit nuk kanë përkrahur haptazi përgatitjen e kësaj marrëveshjeje. Që në gjuhën e diplomacisë do të thotë, se Shkupi nuk është dakord me nënshkrimin e një dokumenti të tillë.
Sipas një sërë analistësh, urrejtja antibullgare që përhapet është vetëm në mendjen e pushtetarëve në Shkup, të cilët dikur kanë mësuar në shkollat partiake të Beogradit. Shumica e maqedonasve nuk ushqejnë urrejtje ndaj Bullgarisë. Përkundrazi, tashmë janë mijëra ata që aplikojnë para autoriteteve bullgare për marrjen e shtetësisë bullgare dhe numri i tyre vazhdon të rritet.
Historia gjatë dekadave të fundit tregon, se Sofja ka bërë një sërë gabimesh në drejtim të çështjes maqedonase. Shembulli më i freskët është njohja e shtetit maqedonas në kohën e Presidentit Zheljo Zhelev në agimin e demokracisë pas rrëzimit të regjimit totalitar në Bullgari në vitin 1989. Sot disa historianë e vlerësojnë këtë akt si jo i menduar mirë. Pohimi, se njohja e shtetit nuk do të thotë njohja e kombit dhe gjuhës ishte përgënjeshtruara nga propaganda maqedonase, e cila nuk bën dallim dhe përfshin kombin, gjuhën, shtetin dhe historinë në aktin e njohjes.
Çfarë do të ndodhet në se Maqedonia do të aderohet në BE? Një gjë është e sigurte, autoritetet në Shkup nuk do të mund të diskriminojnë në mënyra të ndryshme ata të cilët në Maqedoni publikisht vetëdeklarohen si bullgarë. Në praktikë, nuk do të ketë kufi dhe lidhjet midis njerëzve nuk do të mund të kontrollohen dhe të manipulohen nga propaganda e Shkupit. Ose siç janë shprehur në mënyrë emocionale disa komentues, që atëherë do të bëhet e qartë se ne jemi një popull i njëjtë, i cili jeton në dy shtete.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..