Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emill Georgiev dhe Llangaria e tij

Një bullgar, i cili ka krijuar familje në Poloni, është autor i një libri, i zhytur në të kaluarën, por dhe me vështrim drejt së ardhmes. Libri “Llangaria” është i diktuar prej tij – sepse Emill Georgievi mbi 10 vjet lufton me glaukomën.

Në libër prezantoni një vend të krijuar në imagjinatën Tuaj. Thoni se, në të ngjarjet dhe njerëzit janë të tillë, siç doni që të jenë. Çfarë është për Ju Llangaria?

“Llangria – ky është një vend pa një dispozicion konkret gjeografik, pa një paracaktim konkret politik, thjesht një vend çuditërisht të bukur, në të cilin do të doja të jetoj.”

Ku në kohë e vendosni Llangrian?

“Koha nuk është e konkretizuar. Pikërisht ky ka qenë qëllimi im – të mos fokusoj dhe caktoj ndonjë kohë konkrete, asnjëfarë ngjarjesh të treguara konkrete, pjesëmarrëse në to. Thjesht një çështje fantazie dhe të një kuptimi nga ana e lexuesit – vet të përcaktojë për çfarë kohërash mund të bëhet fjalë, për çfarë njerëzish dhe cilat kanë qenë traditat e tyre gjatë asaj kohe.”

Libri Juaj na çon nëpër rrugët e luftërave dhe të përleshjeve. Përse kaq shumë luftojnë njerëzit në kohën, për të cilën Ju shkruani?

“Lufta e ka shoqëruar njerëzimin mbase, qëkurse njeriu i parë ka filluar të ecë. Të paktën kështu dëshmojnë historianët. Por për mua lufta nuk është mënyrë të shprehjes së qëndrimeve midis njerëzve. Për mua luftërat, të cilat i kam përmendur, janë luftë kundër së keqes, pavarësisht nga periudha në të cilën është paraqitur. Pjesëmarrësit janë fise të veçanta, njerëz, shefa. Dhe në kohën e sotme mund të gjenden krahasime përkatëse.”

Nga libri Juaj do të mësojmë për traditat e lashta për respektin ndaj pjekurisë, përvojës, trimërisë, atdhedashurisë... A keni nostalgji mbi këto vlera pak të harruara?

“Po, pikërisht prandaj i kam përmendur. Kjo është diçka, e cila mungon gjithnjë e më tepër. Unë vet e kam përjetuar fëmijërinë time dhe deri më kohërat e sotme me shumë sprova. Në të gjithë rrugën time jetike më ka munguar kjo, të cilën në libër e kam përshkruar si nismë – diçka e cila ka ndodhur, kurse sot mungon.”

Që ku është ndjenja drejt gjuhës së lashtë, në të cilën është shkruar libri?

“Specialist, i cili është njohur me tekstin, e ka quajtur këtë “kujtesë fisnore”. Mund të jetë dhe kështu. Unë kam përdorur gjuhë, të cilën e kam hasur nga fëmijëria ime më e herët deri në ditën e sotme, mes njerëzve të zakonshëm, të thjeshtë – si gjyshet, shokët nga fshati, nga lagja. Në qoftë se ndonjë futet në përmbajtjen e librit dhe në formën e shprehisë, me siguri do të gjejë shprehi, të cilat tregojnë pasurinë e madhe të gjuhës bullgare. Në qoftë se nuk kam mundur ta tregoj në mënyrë të mjaftueshme, do të thotë se ndihem fajtor në këtë drejtim.”

Që ku dini kaq tradita dhe praktika të lashta?

“Pohoj se, shumë prej tyre janë fryt i fantazisë sime. I përfytyroj të tilla siç do të doja të jenë në të vërtetë. Dhe kështu i kam përshkruar.”

Në rininë e vet Emill Gjeorgjiev ka qenë sportist elitar.

“Unë isha sportist në volejboll në skuadrën nga grupi A i “Sllavias”-Sofja. Kam luajtur krahë për krahë me disa nga volejbollistët më të njohur të Bullgarisë, me krenari mund ta them. Do të përmend vetëm Panajot Pondallovin. Salla e “Sllavias” është e emëruar në emër të tij. Dhe Brunko Ilievi – një sportist kombëtar, pas kësaj dhe trajner i skuadrës kombëtare. Si dhe Todor Piperkov – po kështu trajner i skuadrës, kur mori medalje të argjendtë në olimpiadë. Kështu që sporti i madh nuk më ka qenë i huaj.”

Përveç sportist, keni qenë dhe ndërtues....

“Isha një nga pak specialistët në makinë-ndërtimit të dikurshëm, që eksportonte sera për jashtë. Në Bullgari sera të tilla u ndërtuan në bazë të licencës holandeze dhe unë e mësova këtë degë. Pas kësaj isha emëruar për punë vetëm në objektet jashtë shtetit – ndërtim të serave, dega makineri kontrolluese dhe matëse dhe automatikë.”

Si e keni krijuar librin?

“Ky ishte një lloj ilaçi kundër fatkeqësisë e cila më vërshoi. Nuk mund të fle, nuk e dija bile se kur duhet të fle. Vazhdimisht ishte errësirë – kur fillon dita, kur mbaron. Unë zakonisht flija atëherë kur më vinte për të fjetur. Nuk kisha një kohë të caktuar, si çdo një njeri normal i cili ka dhe përcakton orën e vet biologjike. Dhe duke mos fjetur dot, më mbetej vetëm të mendoj. Ose për gjëra të këqija siç ngjan zakonisht, ose për diçka tjetër. Dhe tjetra ishte ky libër. Ai filloi të burojë si një lum. Teksti i këtij libri u poq tek unë në vazhdim të 10 ditëve. Çdo gjë vinte nga vetvetja – kështu, sikurse lexoja diçka tanimë gati dhe të shkruar. Gjatë natës e mendoja dhe pas kësaj e lexoja në diktofon. Pas kësaj shkonte për një përpunim të mëtejshëm.”

Sipas Emill Georgievit apeli bazë i librit është: i ruani të rinjtë nga e keqja, i respektoni të moshuarit, sepse ata kanë mbledhur pjekurinë dhe mençurinë e shekujve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD