Më 23 qershor në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” u prezantua libri “Studimet antarktike bullgare – sinteza”. Në koperton janë emrat e dy profesorëve – Hristo Pimpirev dhe Nesho Çipev. Vëllimi i gjuhës angleze përbën rezultatet e pabotuara të studimeve shkencore brenda 25 viteve të fundit në rajonin e bazës bullgare në ishullin Livingstën. Vendi ynë ka një përvojë të madhe në studimin e Kontinentit të Akullt. Drejtues i programit antarktik bullgar dhe udhëheqës i ekspeditave vjetore shkencore aty është gjeologu, profesor Hristo Pimpirev. Hulumtimet janë të përqendruar kryesisht në dy dega: shkencat për tokën dhe biologjinë.
“Antarktida është një kontinent tepër i pasur i mineraleve. Dhe pasi territori ynë aty përbën një copëz nga Bullgaria, ne duhet të dimë çfarë ka si në vendin tonë, ashtu edhe në gadishullin Hërd, ku ndodhet baza bullgare – shpjegon në një intervistë për Radio Bullgarinë profesori Pimpirev. – Dhe kjo për arsye, se ato pasuri natyrore do të shfrytëzohen në të ardhmen. Tani për tani deri në vitin 2040 ka një moratorium mbi shfrytëzimin e tyre. Në sferën e shkencave biologjike eksplorojmë tërë botën bimore dhe kafshore të Antarktidës. Ajo është endemike, me shumë lloje dhe familje, që jetojnë vetëm aty, sepse klima është specifike. Studimet tona mbi pinguinët për shembull treguan, se pendët e tyre janë plotë metale të rënda. Kjo do të thotë, se ndotja globale arrin madje edhe këtë kontinent, i cili konsiderohet se është më i pastri. Përpjekjet e shkencëtarëve janë të drejtuara te hulumtimi i ndryshimeve globale klimatike, që prekin të gjithë ne.”
Sipas profesorit Hristo Pimpirev Antarktida është lakmusi për klimën e Tokës. Kjo duket nga puna e shkencëtarëve bullgarë dhe të kolegëve të tyre të shumë vendeve të tjera.
“Rezultatet e studimeve tona tregojnë, se në të vërtetë në Antarktidë shihet një ngrohje e klimës, se një pjesë e madhe e akullnajave të platformave kontinentale nisin si ajsbergë në oqean dhe fillojnë të shkrihen. Rritet lagështia, që këtu edhe reshjet. Kjo padyshim ndikon mbi botën bimore dhe kafshore. Pinguinët për shembull, jeta e të cilëve është lidhur me akullin, po ulin për nga numri. Nga ana tjetër numri i llojeve të tjera pinguinësh, që jetojnë në hapësira pa akull, po rritet. Ato studime shkencore kanë rëndësi për mbarë planetin.”
Profesori Nesho Çipev, biolog dhe ekolog, ka qenë gjashtë herë në Kontinentin e Akullt. Aty shkencëtarët bullgarë hulumtojnë larminë biologjike të ishullit Livingstën, të oqeanit dhe adaptimin e organizmave në mjedisin e atyshëm. Kështu për një çerek shekull ata grumbulluan më se 120 botime shkencore. Madje studiuesit tanë zbuluan dhe përshkruan për shkencën 7 lloje të reja – si bimësh, ashtu edhe kafshësh. Mirëpo, pse është me rëndësi të ruhet pasuria e gjallë e Antarktidës?
“Bota bimore dhe kafshore duhet të ruhet për arsye, se tani për tani në Antarktidë nuk ka prani aq të gjerë njerëzore. Ky kontinent kurrë nuk ishte i populluar nga njerëz – tregon profesori Çipev. – Dhe ky është një laborator i natyrshëm, i cili zbulon shumë nga proceset që zhvillohen në planet dhe lejon që të parashikojmë çfarë do të ndodhë, në se do të zgjerohet veprimtaria njerëzore. Përveç kësaj aty u zbulua një sistem të ri të madh ekologjik. Ai quhet krijosfera. Kjo është jeta në sipërfaqet e akullta mbi dhe nën ujin. Gjithnjë e më shpesh bëhen njoftime edhe për humbjen e llojeve. Jetojmë në një periudhë, siç kishte në fund të Erës së Mesozoit, kur u zhdukën dinozaurët.”
Sipas profesorit Nesho Çipev ajri i pastër, uji i pastër dhe pjelloria e tokës janë pasuri, të cilat ekosistemet natyrore i sigurojnë njeriut, për më tepër falas. Ja përse ne duhet ta ruajmë me çdo çmim.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: bai-bg.net dhe Veneta Pavllova
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..