“Festivali i luleve të egra në Rodopet” vitin e tretë me radhë organizohet nga 20 deri më 28 qershor nga Organizata Ekologjike “Rodope” me seli në qytetin Smoljan. Ai zhvillohet në disa fshatra të lulëzuara në afërsi të qytetit, shtëpitë e të cilëve nga larg u ngjajnë zogjve të bardhë të ulur mbi bjeshkët e gjelbra të malit. Në mesë të natyrës organizohen atelie krijuese, udhëtime me biçikleta, tubime të zanateve vendore dhe koncerte folklorike, degustim të ushqimeve vendore dhe të produkteve prej barnave. Krahas kësaj mbahen seminare praktike të terapisë me aroma dhe të kozmetikës natyrore.
Për këtë festë laramane tregon Antonija Çelikova, kryetare e Organizatës Ekologjike – Rodope: “Veprimtaria është pjesë e rrjetit “Festivale të Luleve të Egra”, që organizohen në Slloveni, Kroaci, Rumani dhe Britaninë e Madhe. Ato veprimtari janë në kuadrin e projektit “Evropa Lara-lara” nën egjidën e PlanetLife International. Në qendrën e vëmendjes së festivalit në Bullgari janë bimët e egra. Dëshirojnë të tregojmë për ato barna, të stimulojmë interesin e njerëzve, që ata të vijnë në mal. Nga ana tjetër ideja është që t’u tregojmë banorëve të rajonit çfarë pasuri disponojnë. Vendasit duhet ta binden se kjo është një resurs turistik, i cili mund të tërheqë më shumë turistë gjatë pranverës dhe kështu stina turistike të zgjatet.”
Festivali është i orientuar si te adhuruesit e natyrës së egër, ashtu edhe te ata, që dëshirojnë t’u kënaqen traditave dhe folklorit vendor. Ai përbën një tufë veprimtarish laramane, të cilat u sigurojnë vizituesve mundësi të njihen me bukurinë e malit Rodopa. Ditët e Festivalit ata zbulojnë rëndësinë e luleve dhe rolin e tyre në jetën e përditshme dhe në festat krahinore. Brenda ditëve festive organizohen edhe udhëtime botanike. Lidhur me këtë zonja Çelikova shpjegon:
“Me kënaqësi të madhe u zbulojmë vizituesve sekretet e orkideve. Në Bullgari dhe më saktë në Rodopet ka shumë lloje orkidesh të egra. Dhe megjithëqë ato nuk janë aq atraktive siç ato që hasen në tropikun, ato janë të bukura. Orkidetë janë një lloj të mbrojtur në vendin tonë dhe janë në Librin e Kuq të Bullgarisë. Do të jetë mirë në se njerëzit do të fillojnë ta mbrojnë ato lule, sepse duhet të ruajmë këtë pasuri për brezat e ardhshëm. Lulet nuk sjellin vetëm bukuri. Ato janë edhe barna, që posedojnë veti shëruese. Prandaj i kushtojmë një vëmendje të madhe edhe aspektit kurues. Organizojmë edhe leksione të terapisë me aroma, në të cilët jepen dituri për forcën mjekuese të aromave.”
Në kuadrin e festivalit mbahen edhe dy tubime – në fshatin Mogilica dhe në fshatin Smiljan. Në Mogilica vizituesit njihen me zanatet popullore, me traditat dhe zakonet, që ruhen edhe më sot në krahinën e Rodopeve. Në Smiljan grupe folklorike nga krahina të ndryshme të Bullgarisë paraqesin bukurinë e valleve dhe këngëve popullore bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..