Ka ardhur koha që muzikantët e grupit “Akaga” të realizojnë një hit veror. Pas hiteve “Le të jetë verë” dhe “Erdhi koha për det” ata e hapën stinën me këngën “Majmunët”. Atje është përshkruar tërë procesi i krijimit të një kënge verore” – tha në intervistën për Radio Bullgarinë Krasi Kurtev nga grupi “Akaga”. Ai është autori i muzikës dhe i një pjese të teksteve muzikore. Është një fakt kureshtar se për herë të parë formacioni, i cili mbështetet te stile të ndryshme, si fjuxhën xhaz, fënk dhe rege, bashkëpunon me përfaqësuesin e stilit hip-hop – Ico Hazarta.
“Pasi vjen vera, të gjithë njerëzit e degës sonë fillojnë të mendojnë për hitet verore, si dhe me kë të bashkëpunojnë. Në këngë ne shpjegojmë se çfarë elementesh duhet të përfshijë ajo, si në një program kulinar, thotë me buzëqeshje Krasi dhe sqaron. – Miku ynë Ico Hazarta e përshkruan situatën në Bullgari në përgjithësi. Kishim folur që prej shumë kohe për të bërë diçka së bashku, punonim me një kënaqësi të madhe dhe na ishte shumë interesante. Kuptohet, ka mendime të ndryshme për këngën tonë të përbashkët, ka kritika edhe ndaj grupit “Akaga”, edhe ndaj Ico. Mua më gëzon kjo polemikë. Jo vetëm publiku, por edhe disa prej kolegëve tanë janë mjaftë konservatorë. Fjalëve “Çfarë është ky hip-hop – kjo nuk është muzikë”, unë u përgjigjem se fuqia e hip-hopit si një stil muzikor i rrugës nuk është në vetë muzikën, por në fjalët. Sigurisht që nëpërmjet tij në kuadrin e 16 takteve mund të shpjegohet në një mënyrë humoristike se çfarë po ndodh në një shtet, mund të flitet për gjëra serioze dhe njëkohësisht të kërcehet. Po të përdoret një stil tjetër muzikor, atëherë e gjithë kjo do të tingëllonte qesharake. Krahas këngës krijuam dhe ngjitëse me mbishkrimin “Le të dukemi si...” dhe është pikturuar një majmun. Ideja është që këto ngjitëse të vendosen te veturat dhe të provokojnë buzëqeshje dhe një humor të mirë.”
“Do të japim një koncert të trefishtë – nuk kemi bërë deri tani një koncert të tillë. Bashkë me ne do të jenë muzikantët e “Funky Miracle” – vazhdon Krasi Kurtev. – Ne i ndihmojmë – ata bëjnë repeticione në studion tonë. Ne jemi producentë të tyre, por nuk u themi atyre se çfarë muzike të interpretojnë. Ata i marrin vetë vendimet, siç bënim edhe ne, kur ishim në moshën e tyre.”
Para 23 vitesh disa nxënës nga Shkolla Muzikore në Sofje u takuan, që të realizojnë ëndrrën e tyre – të interpretojnë muzikë si grupet e tyre të dashura “Chicago”, “Earth, Wind & Fire” me bras. Në koncertet e para erdhi një publik i madh dhe kjo i befasoi dhe i motivoi për të vazhduar përpara.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..