Bullgaria është një nga destinacionet e mundshme për ridrejtimin e turistëve pas sulmeve të përgjakshme në Tunizi, të cilët shkaktonin shumë anulime të rezervimeve. Pushimet në Tunizi dhe në Bullgari mund të krahasohen nga pikëpamja e çmimeve, mirëpo ridrejtimi i turistëve në praktikë nuk mund të bëhet lehtësisht sepse sezoni turistik tashmë është në kulmin e vet, komenton Kalin Draganov nga Asociacioni i Turoperatorëve Bullgarë dhe i Agjencive Turistike.
“Pas anulimit të rezervimeve në Tunizi pritet se do të gjejmë më shumë klientë për fluturimet çarter. Mirëpo turoperatorët perëndimorë tashmë kanë plotësuar vendet e tyre për këtë stinë, kështu që nuk mund të presim ndonjë ridrejtim të konsiderueshëm të turistëve nga Tunizia drejt Bullgarisë.”
Shkaku për këtë është organizimi i rezervimeve dhe shitja me shumicë në tregun turistik, për të cilët ka nevojë për planifikim dhe pagim paraprak të akomodimit:
“Akomodimet dhe programet për fluturime çarter janë planifikuar akoma vitin e kaluar, sqaroi zoti Draganov. Korrigjimet bëhen nga turoperatorët e mëdhenj evropianë, të cilët kanë qenë në treg gjatë janarit të këtij viti. Aktualisht askush nuk do të ridrejtojë avionë nga Gjermania apo nga Holanda drejt Bullgarisë për arsyen se janë anuluar fluturimet për në Tunizi.”
Turoperatorët nuk janë optimistë në lidhje me stinën verore turistike, kulmi i së cilës sapo fillon. Sipas të dhënave të Institutit Statistikor Kombëtar për vitin e kaluar Bullgarinë e kanë zgjedhur 4.5 mln turistë. Më shumë ishin ata nga Gjermania, Rumania dhe Greqia.
“Për këtë vit shënojmë një rritje të vogël të turistëve anglezë dhe gjermanë, komentoi Kalin Draganov. Në të njëjtën kohë duhet thënë se në tregun holandez kemi një pakësim. Ulje ka edhe në tregun rus sepse shumë nga agjencitë turistike që ofronin turizëm në Bullgari falimentuan. Përveç kësaj turistët rusë preferojnë të organizojnë pushimet vetë, pa ndërmjetësinë e firmave. Nga ana tjetër tani nëpunësit shtetërorë rusë kanë kufizime për udhëtime në shtetet e BE-së. Pakësimi i turistëve rusë është i dukshëm dhe nuk mund të mohohet, por 300 mijë rusë kanë pronë të patundshme në Bullgari dhe me siguri do të vijnë.”
Sipas klasifikimit të Evrostatit rusët, të cilët vijnë në Bullgari për të përdorur banesat e tyre private nuk llogariten si turistë. Turoperatorët pohojnë se gjatë qershorit rreth 30 avionë për ditë kanë zbritur në aeroportin e qytetit Burgas, në rajonin e të cilit ka më shumë banesa që janë pronë të shtetasve rusë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shatërvani i ri këndues tashmë po pulson në qendër të Vërshecit. Atraksioni bashkëkohor e ka transformuar sheshin qendror dhe po shndërrohet në vend të preferuar për banorët vendas dhe turistët. Instalacioni impresionon me koreografi dinamike ujore,..
Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare për punë në distancë. Festivali, që zhvillohet deri më 29 qershor, ofron..
Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të zhvillohet në mbrëmje në Sheshin Olimpik dhe do të kombinojë kuzhinën autentike të Rodopeve dhe muzikën..
Në akvatorin e ishullit Shën Anastasia shpaloset një spektakël përrallor: në 18 metra nën sipërfaqen e Detit të Zi ngrihet një kishëz ortodokse , ndërsa..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I..