Mjaltë, i nxjerrë nga nektari i barnave aromatike malore, kos dhe qumësht i pastër, marmelata prej frutave pyjore – dhe e gjithë kjo një ditë e zakonshme, në mesë të qytetit të madh. Vitin e dytë me radhë bujqit, që punojnë në kuadrin e projektit bullgaro-zviceran “Ballkani dhe njerëzit” paraqitën në oborrin e Ministrisë së Bujqësisë në Sofje produktet e tyre organike.
Bullgaria mund të ecën në një rrugë “më të shijshme” është i bindur kuzhinieri i njohur Uti Bëçvarov i cili gatoi një gjellë vigane të shijshme në pavijonet e rregulluara për prodhuesit. Ai tregoi edhe recetën për qebapin, që bëri:
“Marrim 100 kilogram mish bullgar viçi, 100 tufa qepë të freskët, 100 tufa majdanoz. Disponova edhe disa kilogramë trumza, sepse ushqimi bëhet shumë i shijshëm me të. Pasi e bredha anë e tërthorë Bullgarinë u binda, se çdo krahinë ka veçoritë në përgatitjen e ushqimit. Në Rodopet mësova, se kur një gjellë është e shijshme, patjetër në të ka pak gjalpë. Kështu që edhe unë në këtë qebap e vura pak gjalpë.”
Pak janë qytetasit, të cilët edhe më sot mbajnë mend ose njohin shijen e vërtet të kosit. Mirëpo, del, se shija autentike e produktit mund të bëhet pengesë për shitjen e tij në dyqanet.
“Dyqanet ende nuk shfaqin interes ndaj produktit tonë, sepse vet njerëzit nuk kanë mësuar me shijet natyrore – tregon fermeri Hristo Vasillev nga fshati Nefella në rajonin e qytetit Vraca. – Ata kanë mësuar me qumështin pluhur, që ruhet shumë gjatë dhe nuk krijon probleme. Ndërsa qumështi dhe kosi i prodhuar në firmën tonë është me afat skadimi 10 ditor.”
Fermeri i ri tregon për vështirësitë dhe problemet, që hasi në prodhimin, përpunimin dhe shitjen e kosit. Sipas tij problemi më i madh janë rishitësit, të cilët e marrin kosin për 35 stotinka, afro 12-13 euro centë, me kosto 80 stotinka – afro 40 euro cent. Përveç kësaj blegtorët janë të detyruar të punojnë vetëm në rajonin e tyre. Shteti u lejon të shesin prodhimin vetëm në një krahinë tjetër fqinje. Kështu për Hristo Vasilevin janë të paarritshme tregjet e mëdha si Sofja, Pllovdiv, qytetet bregdetare. Atë që po themi është në fuqi edhe për Evropën, megjithëqë ajo shfaq një interes gjithnjë në rritje ndaj ushqimeve organike.
Maja Angellova ka një repart të vogël për prodhimin e marmelatave prej frutave pyjore në fshatin Prevalla afër qytetit Çiprovci. Edhe ajo vuan nga kufizimet e imponuara në shitjen e prodhimit. Është e bindur se është pothuajse absurde, që prodhues të tillë të vogël të arrijnë të shesin prodhimin e tyre në dyqanet e mëdha.
Dhe megjithëqë produktet organike dallohen me cilësitë e tyre, ata rrallë hasen në trapezën e bullgarit. Dhe kjo për arsye, se janë shumë të shtrenjta:
“Mjalti biologjik është më i shtrenjtë, sepse rendimentet janë më të ulëta – shpjegon Cvjatko Naçev nga Kalloferi, kosheret e të cilit ndodhen në rrëzat e malit Stara Pllanina. – Kemi kërkesa specifike. Nuk shfrytëzojmë lënda kimike, por produkte natyrore si vaji prej livande dhe mendre.”
Mirëpo, a ka mundësi që qytetasit të fillojnë të interesohen për ushqimet organike? Sipas kuzhinierit Uti Bëçvarov në qytetet gjithnjë e më shumë hasen dyqane të vogla, në të cilët shesin produkte nga fshati. Por për fat të keq, tregtarët nuk janë të sinqertë në atë që shesin:
“U shpjegoj të gjithëve që merren me një biznes të tillë, se shumë lehtë mund të humbin besimin e klientëve. Prandaj i këshilloj që të zgjedhin dhe të shesin produkte të mira organike në dyqanet e tyre. Është shumë mirë, që kur udhëtojmë jashtë shtetit të shikojmë dyqane të vogla vetëm me disa produkte, por organike. Kështu që ky është mësimi i madh, të cilin duhet ta përvetësojmë, pasi tashmë ka prodhues të tillë dhe atyre duhet t’u ndihmohet. Prandaj sinqeriteti i njerëzve, që shesin ato produkte është me rëndësi të madhe.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..