Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e ndalojnë Uber-in në Bullgari?

БНР Новини
Foto: arkiv

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës gjobiti filialet e platformës së internetit për shërbime transportuese Uber – UberBV, UberRasierOperations, dhe dy kompani holandeze.

Verifikimi në Regjistrin Tregtar rezultoi se dy shoqëri holandeze (pronar i kapitelit të të cilave është kompania amerikane Uber) kanë regjistruar dy firma tek ne – Uber Bullgaria dhe Uber Bullgaria Software, mirëpo ato mohojnë lidhjet e tyre me shërbimet e taksistëve, të cilat ofrohen në territorin e Sofjes me të njëjtin emër. Këto janë komentet e juristëve.

Sipas zëdhënësit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Mario Gavrailovit, Uber ofron shërbime të tilla, pavarësisht se përfaqësuesit e kompanisë pohojnë se merren me teknologji, jo me transportime.

“Arsyet për këtë përfundim janë këto: shërbimet e Uber-it kanë karakteristikat e transportimeve me taksi – ofrohen shërbime transportimi sipas itinerarit të përcaktuar paraprakisht nga klienti. Kjo platformë e internetit i ndihmon shoferët të fshehin të ardhurat e tyre dhe kështu ata nuk paguajnë tatime. Përveç kësaj punojnë pa taksa të paguara për licencime duke shkelë interesat e taksistëve të tjerë që punojnë në kryeqytet. Dy shoqëritë u gjobitën me 50 mijë leva për konkurrencë të pandershme dhe shkelje të rregullave në këtë sferë. Përveç kësaj Komisioni përcaktoi akoma një gjobë për nga 50 mijë leva për secilën kompani sepse ato nuk kanë ofruar vullnetarisht informacionin e kërkuar për xhiron e tyre.”

Kërkuam përfaqësues të Uber-it për koment, por nuk morëm përgjigje. Dy kompanitë holandeze mund ta apelojnë në Gjykatë vendimin e Komisionit. Instanca e fundit është Gjykata e Lartë Administrative. Përveç sanksioneve financiare Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës urdhëroi ndalimin e praktikave të pandershme, d.m.th. të mos ofrojnë shërbime të transportimit. Kompania Uber duhet të respektojë këtë vendim dhe kontrollin mbi këtë proces do ta ushtrojë “Administrata automobilistike”.

Pavarësisht nga kjo nuk është e qartë a këto vendime do të zbatohen në të vërtetë. Juristët mendojnë se kompania Uber, e cila po shmang ligjet, mund të vazhdojë të ushtrojë veprimtarinë e vet ndërmjet ndonjë shoqërie të tretë të regjistruar në Bullgari apo në ndonjë shtet tjetër. Serverët e Uber-it ndodhen në ShBA, mbas shpinës së dy shoqërive të regjistruara tek ne ndodhen kompani holandeze – e gjithë kjo vështirëson sanksionimin e shkelësve. Shërbimet e tyre janë më të lira sepse shoferët e Uber-it nuk paguajnë taksa, tatime dhe sigurime. Askush nuk mund të kontrollojë a shoferët e tyre kanë kaluar teste mjekësore dhe psikologjike, a janë të dënuar apo jo.

Kështu Uber-i sjell humbje financiare për bashkitë dhe në të njëjtën kohë rrezikon sigurinë e klientëve. Në rast të ndonjë aksidenti rrugor klientët nuk janë siguruar kështu, siç janë siguruar po të përdorin shërbimet e taksive të zakonshme.

Procedura në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës kundër Uber-it filloi në fund të vitit 2014 dhe vazhdoi më se 6 muaj. Shkaku për fillimin e kësaj procedure ishte sinjali i një kompanie të taksistëve në Sofje.

Kohët e fundit Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës punon mbi shumë situata të ndërlikuara të konflikteve – të meta në legjislacion, mungesa kontrolli, etj. Në fushën e transportimit të njerëzve ajo punon edhe mbi rastet me shoferët vetëpunësuar, të cilët përdorin markat e firmave të mëdha për taksi në parimin e aktiviteteve “franchise” dhe marrin 7-8 herë më shumë para në krahasim me taksistët e tjerë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD