Bumi i ndërtimit në bregdetin bullgar vitet e fundit dhe fluksi i turistëve u bënë shkak për ndërtimin e sistemeve të reja të pastrimit të ujit në disa vendbanime bregdetare. Problemi me ndotjen e ujit detar rreth disa pushimoreve ndikoi negativisht mbi turizmin. Lajmi i mirë erdhi në fillim të stinës së sivjetshme verore, kur u njoftua se në afatin e caktuar u vunë në shfrytëzim dy sisteme pastruese afër qyteteve Varnë dhe Pomorie. Në kuadrin e Programit Operativ “Ambient Rrethues 2007-20013” u zgjeruan dhe u përmirësuan katër nga sistemet tashmë ekzistuese. Vetëm për këtë stinë verore investimi në pajisje pastruese në bregdetin bullgar arrin përafërsisht 150 milion euro.
“Pa u ndërprerë kryhen analiza të specializuara të ujit dhe tashmë shihet një përmirësim i cilësisë së tij në rajonet, ku punojnë sistemet e pastrimit të ujit – thekson Svetllana Zhekova, zëvendës drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme “Ambient Rrethues” pranë Ministrisë së Ambientit Rrethues dhe të Ujërave. – Tashmë duhet të mbetet në të kaluarën pakënaqësia e turistëve bullgarë dhe të huaj për ekzistencën e rajoneve të papastra në det, të paktën për rajonet ku ekzistojnë impiante të specializuara. Qëllimi i këtyre sistemeve është të përpunojnë ujërat e zeza. Pas pastrimit ata ujëra do të kthehen prapë në natyrë por ata nuk do të jenë të ndotur. Impiantet e teknologjitë e reja duhet të garantojnë një mjedis shëndetësor të njerëzve dhe mbrojtjen e natyrës dhe larmisë biologjike, gjë që është një nga pasuritë e Bullgarisë. Tashmë përfundoi rekonstruksioni i stacionit të pastrimit afër qytetit Ravda të Bullgarisë Jugore. Ky stacion u shërben 150 mijë turistëve gjatë stinës dhe 30 mijë banorëve vendas të rajonit. Mirëpo, nuk janë me rëndësi shifrat. Ato pasqyrojnë vetëm projektet tona për përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve aty.”
Sipas të dhënave krahasuese uji detar në bregdetin verior është më i pastër se sa ai i bregdetit jugor. Dhe ky është një fakt, të cilin e dinë edhe turistët. Ja përse çdo investim në sistemet e pastrimit të ujit në vendbanimet bregdetare është i mirëpritur nga banorët vendas. Stina turistike tashmë po avancon në pushimoret Çernomorec dhe Sozopoll – dy vendbanime tepër të frekuentuara si nga turistë bullgarë, ashtu edhe nga të huaj. Zëvendës kryetarja e Bashkisë së qytetit Sozopoll Petja Çepevova shpjegon.
“Ndër projektet me përmasa më të mëdha në qytet është ndërtimi i sistemeve të pastrimit të ujërave të zeza. Vëllimi i projektit është 75 milion euro me buxhet të bashkisë sonë nga afro 15 milion euro. Prandaj fondet evropiane dhe mundësitë për tërheqjen e mjeteve evropiane janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për bashkinë. Sistemi i pastrimit të ujit, i cili do të vihet në shfrytëzim së shpejti është për 64 500 banorë dhe do t’u kënaqë nevojave të vendbanimit fqinj Çernomorec. Në kuadrin e qytetit Sozopoll po ndërtohet një lagje e re Misarja. Aty do të ketë hotele dhe banesa të reja. Kjo do të imponojë zgjerimin e sistemit të pastrimit të ujit në të ardhmen. Është mirë, që në territorin tonë nuk ka ndërmarrje dhe deti nuk ndotet aq shumë. Gjatë verës ujërat ndoten më shumë. Atëherë në Sozopoll ndaj numrit të banorëve i cili është përafrisht 10 mijë veta shtohen edhe pothuajse 100 mijë turistët. Masa e vetme e deritanishme për ujërat e zeza ishte të derdhen në thellësinë më të madhe të detit. Tani me teknologjinë e re, ata prapë do të derdhen në det por kësaj here të pastruara nëpërmjet teknologjive moderne. Nga stina e ardhshme do të sigurohet një mjedis ekologjik në rajonin e qytetit Sozopoll.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..