Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politika e migracionit e BE – çështje e solidaritetit

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Në fund të javës së kaluar një klip me kancelaren gjermane Angela Merkel tregoi, se politika e migracionit është para së gjithësh humanizëm. Pjesëmarrja publike e zonjës Merkel, e cila në një moment mbeti pa fjalë përfundoi me të qarat e një vajze palestineze. 14 vjeçarja Reem jeton me familjen e saj prej 4 vjetësh në Gjermani, por në bazë të Marrëveshjes së Dublinit me siguri do të largohet nga Republika Federale. Shpjegimet e kancelares, pse familja duhet të kthehet në Liban, shkaktuan të qarat e vajzës, ndërsa përpjekjet e Merkelit për ta qetësuar mbetën pa sukses.

Videoklipi  shumë shpejtë tërhoqi mijëra shikues dhe u kthye në rastin e radhës për debate të gjallëruara rreth politikës së migracionit në BE. Diçka më tepët – pas disfatës në fillim të muajit sot pritet tentativa e dytë e BE për të arritur pëlqim për ndarjen e refugjatëve sipas kuotave.

Në këtë sfond ditën e premte në Sofje u nënshkrua marrëveshja për ndihmë reciproke midis Agjencisë Shtetërore për Refugjatët dhe Shërbimit Federal për Migracionin dhe Refugjatët. Sipas fjalëve të kryetarit të Agjencisë Nikolla Kazakov dobitë janë në disa drejtime.

“Presioni në rritje i migrantëve drejt Evropës dhe konfliktet ushtarake në mbarë botën ndihmojnë për rritjen e numrit të tyre. Detyra e të gjitha shteteve anëtare të BE është të presin bashkë këtë presion me një sistem të përbashkët të strehimit – mendon Kazakovi. – Parametrat konkrete të marrëveshjes janë shkëmbimi i informacionit, i praktikave të mira, i ekspertëve dhe veprimtarive të tjera, që kanë të bëjnë me dy institucionet. Mendoj, se kjo është rruga midis shteteve anëtare – bashkëpunimi mbi bazën e dyanshme në kuadrin e BE me qëllim përmirësimin e komunikacioneve, rritjen e përpjekjeve tona për pritjen e presionit të refugjatëve.”

“Na nevojitet më shumë solidaritet” – deklaroi dr. Manfred Shmidt, Kryetar i Shërbimit Federal për Migracionin dhe Refugjatët, në një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. Sipas fjalëve të tij, mezi 11 nga 28 shtetet e BE kanë pritur numër të madh refugjatësh. Dr. Shmidt pohoi se zbatimi i kuotave nuk do të çojë në zgjidhjen e problemit:

“Kuotat janë model matematikor i ndarjes, unë si evropian ndihem i turpëruar, se 28 shtetet nuk mund të merren vesh për ndarjen e 20 mijë refugjatëve nga Siria, ku zhvillohet lufte civile – tha dr. Shmidt. – Bëhet fjalë për pritjen e vetëm 20 mijë vetave në BE, ku popullsia numëron gjysmë miliardë. Kështu që jashtë debateve për kuotat, bëhet fjalë para së gjithësh për solidaritet.”

Nga takimi i ministrave të brendshëm të BE Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Refugjatët Nikolla Kazakov pret pakësimin e kuotës së parashikuar për Bullgarinë me rreth 800 refugjatë, prej të cilëve rreth 200 veta janë për strehim dhe rreth 530 nga Greqia dhe Italia për lokacion të ri. Pavarësisht nga përfundimi i bisedimeve të sotme ekziston mundësia reale që rreth 4 000 refugjatë, që aktualisht ndodhen në Gjermani të kthehen në Bullgari. Bëhet fjalë për njerëz që kërkojnë strehim, regjistrimi i parë i të cilëve në territorin e BE është bërë pikërisht në vendin tonë dhe në bazë të Marrëveshjes së Dublinit duhet të priten nga Bullgaria. Para pak kohe organizata gjermane për mbrojtën e të drejtave kritikuan kushtet në qendrat për pritjen e refugjatëve në vendin tonë dhe raportet e tyre përdoren si instrument për presion, këta njerëz të mos largohen nga Gjermania. Ja dhe komenti i dr. Shmidt:

“Ne jemi të detyruar të zbatojmë legjislacionin evropian në fuqi. Në rast, se një vend konkret pritës është me kapacitete të sosura dhe nuk mund të presë më shumë njerëz, Gjermania është gati të ofrojë ndihmë. Të mos harrojmë, se refugjatët në Bullgari gëzojnë të njëjtën shkallë të mbrojtjes si në Gjermani. Me gjithë atë mendoj, se për një vend me popullsi prej afro 7 mln vetash nuk do të jetë problem të pranojë përsëri rreth 4000 refugjatë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD