“Arsyet e rëndësishme” të parashikuara në ligj janë shkaku për udhëtimin e Mariana Taneberger nga Njurnbergu deri në Sofje – 1650 km vetë mbas timonit. Ajo kërkon nënën e saj biologjike tashmë 31 vjet.
“Para udhëtimit tim më ka shfaqur alergji ndaj një detergjenti shtëpiak, tregoi Mariana. Duhej të mbetesha në spital. Sjellja e mjekes atje më motivoi suplementarisht dhe jam e bindur se ndryshimet legjislative duhet të bëhen sa më shpejt. Ajo më pyeti a në familjen time ka njerëz me ndonjë sëmundje dhe unë nuk dha asnjë përgjigje. Pas habitjes së saj unë shpjegova se nuk kam histori sëmundjeje, sepse jam adoptuar dhe në Bullgari e fshehta e birësimit ruhet me ligj. Pastaj ajo më pyeti: “A Bullgaria është në BE?”
Mariana është nëpunëse në sferën sociale në Gjermani dhe me “udhëtimin e saj nga budallëku” ajo dëshiron të përkrahë idenë për ndryshimin e legjislacionit në lidhje me të fshehtën e birësimit. Njerëzit, të cilët kërkojnë prindërit apo fëmijët e tyre biologjikë shpesh takojnë probleme si emra të ndryshuara, të dhëna të tjera jo të drejta (datë lindjeje apo numër personal), ka bile raste, në të cilat mungojnë dosjet e adoptimit, komentojnë nga Regjistri Kombëtar në Internet i Kërkuesve “Ku je”. Kjo vështirëson procesin e kërkimit të informacionit, bile në rastet, kur Gjykata ka lejuar zbulimin e të fshehtës së birësimit, komentuan pjesëmarrësit në forum. Argumentet e pjesëmarrësve në këtë forum janë: e drejta e njerëzve të dinë rrënjët e veta, arsyet mjekësore, të lidhura me informacionin për sëmundjet e trashëgueshme dhe evitimi i mundësisë për lidhjen e martesës me ndonjë përfaqësues të farefisit.
Ambasadori i Francës tek ne Ksavie Djo Kaban shpjegoi modelin francez për zbulimin e prejardhjes së të birësuarit. Ai shpjegoi se adoptimet ndërkombëtare në Francë që nga viti 2006 deri tani janë 3 500 dhe tre e katërta prej tyre janë të fëmijëve nga Bullgaria. „Agjencia Franceze e Birësimit është organi, i cili ndihmon për zbulimin e prejardhjes së fëmijëve të adoptuar, kur ata vetë kërkojnë ndihmë për këtë pas mbushjes së moshës 18 vjeç, tregoi drejtoresha e përgjithshme e organizatës Beatris Biondi, e cila ishte mysafire e posaçme e forumit.
Këshilli i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së tashmë e këshilloi Bullgarinë që të ndryshojë legjislacionin që pengon kërkimin e prindërve apo fëmijëve biologjikë. Javën e ardhshme Ministria e Drejtësisë do të fillojë punën mbi tekstet e reja të Kodit të Familjes, shpjegoi zëvendës ministrja e drejtësisë Verginia Miçeva-Ruseva.
“Ministria e Drejtësisë dhe ekspertët tanë bënë hulumtime të teksteve legjislative në shtetet, ku më shpesh birësohen fëmijë dhe ku ka edhe birësime ndërkombëtare. Kemi dërguar letra në gjykatat e ndyrshme me kërkesë për propozime konkrete. Më 31 korrik do të mblidhet grupi i punës. Ai do të përpunojë shumë ndryshime në Kodin e Familjes dhe shpresojmë se deri në fundin e vitit propozimet e reja do të mund të diskutohen në Parlament.”
Si përfaqësuese e Këshillit për Birësim Ndërkombëtar, zëvendësministrja Miçeva informoi se në vitin 2014 477 fëmijë bullgarë janë adoptuar jashtë shtetit, 173 prej të cilëve – me nevoja të posaçme. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti këta fëmijë janë 223, 72 prej tyre janë me të meta.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..