Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria pranon 500 refugjatë në kuadrin e skemës së re të migracionit të BE-së

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjatë muajit maj Komisioni Evropian bëri ofertë që Bullgaria të pranojë 788 strehimkërkues nga gjithsej 40 mijë në tërë BE-në. Ata do të ridrejtohen nga Italia dhe Greqia, si dhe akoma rreth 200 veta nga vende të treta, të cilat kërkojnë mbrojtje dhe strehim në BE. Pas mbledhjes së ministrave të punëve të brendshme të BE-së në Këshillin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme javën e kaluar, ku mori pjesë edhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Bullgarisë Rumjana Bëçvarova, numri u pakësua në 500 veta. Praktikisht qeveria bullgare arriti ta pakësojë me rreth 33 për qind numrin e strehimkërkuesve. Ka plane që ata të mirëpriten nga vendi ynë në kuadrin e Rendit Evropian të Ditës sa i përket migracionit, deklaroi Bëçvarova. Sipas saj argumentet e palës bullgare u dëgjuan dhe në të njëjtën kohë ne shprehëm përkrahjen tonë për solidaritetin, si dhe gatishmërinë tonë për t’i ndihmuar shtetet më të prekura.

Arritjet në këtë drejtim nuk janë të pakta, sepse sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme vetëm gjatë gjashtë muajve të këtij viti presioni i migracionit është rritur 4.5 herë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas fjalëve të kryetarit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët Nikolla Kazakov kapaciteti i bazave të agjencisë është plotësuar deri më 75 për qind, por ai mund të mbushet maksimum deri më 90 për qind, sepse shpërndarja në baza realizohet sipas disa parimeve – feja, seksi, gjendja familjare etj. Në këtë kuptim fondi tjetër, që mbetet i paplotësuar, në bazat e tanishme është 15 për qind. Strehimkërkuesit te ne janë kryesisht shtetas të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut. Shteti ynë livron mjete nga buxheti i tij i kufizuar dhe pavarësisht nga problemet e tij financiare dhe ekonomike, ai bën çmos që t’i përgjigjet një prej sfidave më serioze – presionit të rritur të migracionit. 20 për qind e buxhetit tonë për sigurinë përdoret për refugjatët. Gjatë konferencës ndërkombëtare nën egjidën e Ministrisë Bullgare të Punëve të Jashtme me temë: “Bashkimi Evropian në mjedisin global që po ndryshon: Çfarë është hapi tjetër i fqinjëve të Evropës – Perspektiva e Bullgarisë”, përfaqësuesja supreme e BE-së për çështjet e punëve të jashtme dhe politikës së sigurimit Federika Mogerin deklaroi se duhet ta ndajmë përgjegjësinë për rikthimin e njerëzve, të cilët janë emigrantë ekonomikë. “Ne ishim të mendimit se ndonjë shtet mund ta përballonte vetë problemin e refugjatëve. Kjo është një çështje evropiane, e cila do të jetë e përhershme. Kontrolli në kufi duhet të zgjidhet në mënyrë evropiane. Vendet në kufij, si Bullgaria etj, e dinë se po të mos kemi një sistem të vërtetë të ndarjes së mikpritjes rreth pritjes së refugjatëve, kjo është diçka e keqe”, shtoi Mogerini. Sipas saj në disa raste Italia ke nevojë për ndihmë, në disa raste të tjera, vendet që kanë nevojë për ndihmë, janë Bullgaria, Greqia, Portugalia. “Në qoftë se tani nuk ke nevojë për ndihmë, do të ketë një moment, kur do gjendesh në një situatë të tillë. Bëhet fjalë për autoritetin tonë jashtë Evropës”, tha Mogerini. Parimisht ajo e ka të drejtën, por bëhet e qartë se sistemi i vërtetë i mirëpritjes së refugjatëve ende nuk ekziston. Kështu shtetet kufitare do të vazhdojnë të jenë nën presionin më të madh të migracionit, kurse disa të tjera mund të mos jenë kaq solidare.

Vendi ynë tashmë e ka treguar qartë solidaritetin dhe mikpritjen e tij, duke qenë në rrugën e rrymës së imigrantëve, pavarësisht nga çmimi dhe problemet në plan të brendshëm. Tashmë kemi marrë mirënjohje për këtë. Megjithatë duhet të ketë një solidaritet më të dukshëm me atë që është solidar. Madje vetëm për shkak të autoritetit evropian jashtë Evropës!

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD