Para 19 vjetësh ambasadori bullgar në Londër Ivan Stançov krijoi një fondacion për të ndihmuar fëmijët me nevoja të posaçme. Ai mban emrin e një kushërire të Ivan Stançovit – Karin, e cila vuajte nga paraliza cerebrale, por zemra e saj ishte e madhe dhe gjithmonë mendonte për të tjerët. Shtëpia e familjes së Ivan Stançovit në parkun detar të qytetit Varna u bë “Karin dom” (Shtëpia e Karinës), në të cilën Ivan Stançovi mblodhi një ekip specialistësh. Me ndihmën e kolegëve nga Anglia nëpunësit e qendrës studiojnë dhe zbatojnë metodat më bashkëkohore terapeutike. Tani 150 familje përdorin shërbimet e fondacionit dhe për ta kujdesen 50 profesionistë. Në 47 qytete zhvillohen trajnime për ashtuquajturin “intervenim të hershëm”. Në të njëjtën kohë Ivan Stançovi vazhdon të mbledhë dhurues dhe përkrahës për kauzën e vet. Para pak kohe fondacioni fitoi çmimin “Së bashku” për bashkëpunim më të mirë mes biznesit dhe organizatave joqeveritare.
„Sot qendra ofron shërbime, të lidhura me terapinë dhe rehabilitimin e fëmijëve në moshë sa më të hershme. – tregoi Mariana Nikollova, drejtoresha ekzekutive e fondacionit. – Jemi së bashku me prindërit , kur mësojnë diagnozën e rëndë dhe kur kanë nevojë për më shumë përkrahje. Tërë programi është drejtuar tek përkrahja e familjeve në moshën e re të fëmijëve të tyre.”
Në sajë të “Karin dom”-it shumë fëmijë bullgarë integrohen me sukses në shkollë. Një prej këtyre fëmijëve është Elena - një vajzë me paralizë cerebrale, për të cilën të gjithët në fondacion flasim me krenari.
„E quajmë atë – PR-ja e fondacionit, sepse gjithmonë flet aq mirë për ne. Kur ajo u bë 16 vjeçare ëndrra e saj më e madhe ishte që të mësohej të kërcente vals dhe partner i saj të bëhej Ivan Stançovi. Kështu pas shumë provave me shumë rrënime dhe rritje dhurata më e bukur për përvjetorin e 80-të të zotit Stançov u bë valsi i tyre. Sot pas operacionit të saj të radhës, ambicia e saj është studimi në Austri pa ndihmën e nënës së saj. – tregoi Mariana Nikollova.
Sipas fjalëve të saj gjithçka bëhet falë një njeriu. “Ai është kalorësi ynë me trastë shpine – sepse ngjiti majën Olimp për të mbledhur para për “Karin dom”. Ai është një person karizmatik, i cili bashkoi shumë njerëz rreth kauzës së vet fisnike”. Në fondacion tregojnë se të gjithë miqtë e Ivan Stançovit ndihmojnë dhe mbështetin financiarisht qendrën. Pasi u kthye nga Olimpi, tërë mbuluar me mavijosje, në takimin e tij me një komisionar evropian, ish ambasadori bëri shaka: “Ndoshta ekzistojnë mënyra më inteligjente për subvencionimin e fondacionit dhe nuk do të ketë nevojë unë ta çaj kokën time.”
“Natyrisht kjo ishte mënyra e tij për herë të radhës të kërkonte ndihmë për familjet e fëmijëve special – tha Mariana Nikollova. – Sepse shumë persona të njohura kanë qenë me çrregullime, por kanë mbetur në histori – Mocarti, Bethoveni, Edisoni, Einsteini.”
Ivan Stançovi është jo vetëm njeriu që i përkrah fëmijët me nevoja të posaçme tek ne, por është edhe motori i shkollës bullgare në Londër – sipas fjalëve të drejtoreshës së saj Snezhina Meçeva.
“Ne ndihemi angazhuar moralisht dhe emocionalisht me kauzën e tij fisnike – tha ajo. Për festat e Кrishtlindjeve çdo vit nga “Karin dom” vijnë kartolina dhe kalendarë me vizatime të fëmijëve që shërohen atje. Dhe ne i shesim. Organizojmë gjithashtu shumë fushata bamirëse për “Karin dom”. Në koncertin e sivjetshëm të korit bullgar në Londër fëmijët e shitnin këto kartolina, pastaj në ballon e ambasadës me rast të Shën Valentinit dhuronin kartolina të tilla. Fëmijët në Bullgari presin me padurim festat e Krishtlindjeve dhe përpiqen t’i bëjnë kartolinat më të bukura. Sivjet mblodhëm 1134 lirë britanike.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..