Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Emilia Drumeva: Nuk ka problem kushtetues sa i përket votimit në internet

БНР Новини
Foto: BGNES

Siç u bë e qartë, ditën e martë Parlamenti vendosi që më 25 tetor të këtij viti, bashkë me zgjedhjet vendase, të zhvillohet një referendum, por vetëm me një pyetje – nëse të aplikohet votim nga distanca në mënyrë elektronike apo jo.

Votimi në internet do t’u japë mundësi shtetasve bullgarë në botë për të marrë pjesë në një mënyrë të plotvlefshme në procesin zgjedhor. Mirëpo, ka diçka, që tashmë dy vjet po përhapet në hapësirën publike dhe mund t’i deinkurajojë votuesit – Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se është kundër votimit elektronik në internet. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë. Me të vërtetë ka një vendim Nr 4 të Gjykatës Kushtetuese nga viti 2011, ku është shënuar se paragrafi 11 i Kodit të atëhershëm zgjedhor është antikushtetues. Mirëpo, Prof. Emilia Drumeva, e cila ishte raportuese për vendimin Nr 4, na sqaron:

“Në këtë vendim Gjykata thotë shprehimisht se vetë votimi elektronik në internet nuk është antikushtetues, sepse në shumë vende në botë votohet në këtë mënyrë. Mirëpo, çfarë e bëri atëherë Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur këtë votim antikushtetues? Këto janë disa komponentë konkrete të rregullores, ashtu siç ajo ishte nënshkruar në paragrafin nr 11 të Ligjit Zgjedhor. Çfarë më konkretisht bëhet, si grumbullohen të gjitha votat etj. Duke i komentuar këto detaje në rregullore, Gjykata Kushtetuese bën konkluzionin se rregullorja konkrete dhe jo parimisht votimi elektronik në internet, nuk siguron garanci në dy drejtime – për ushtrimin personal të së drejtës së votimit dhe për ruajtjen e sekretit të votës. Kishte akoma një arsye për marrjen e këtij vendimi – pasi është votuar në internet, atëherë tërë rregullorja duhet t’u nënshtrohet parimeve të përgjithshme të Ligjit të tanishëm për njoftimet elektronike. Ky ligj kërkon që të dhënat e furnizuesve të internetit të ruhen për një periudhë më të gjatë dhe kjo është në kundërshtim me sekretin e votës. Kështu që Gjykata Kushtetuese bëri një konkluzion gjatë 2011-ës, se votimi elektronik është një mundësi adekuate sipas realiteteve, e cila zgjeron pjesëmarrjen demokratike të shtetasve bullgarë, por vetëm në qoftë se garantohet në një mënyrë efikase sekreti i votës. Nga pozita e ditës së sotme do të shtoj se duhet të bëhen hapa vendimtarë nga ligjvënësi në drejtim të krijimit të “identitetit elektronik” të çdo një shtetasi bullgar. Një komponent tjetër, të cilin e shtoj si një kërkesë absolute, është që vëmendja jonë të drejtohet ndaj specialistëve të teknologjive informative, nga të cilët presim përpunimin e një modeli teknologjik, i cili t’i japë garancitë e dëshiruara.”

Ja një qëndrim sa i përket kësaj çështjeje i Nikollaj Nedjallkovit – drejtor ekzekutiv i “Shërbimit Informativ”:

“Sa i përket votimit elektronik ka disa komponentë, të cilat duhet respektuar. Duhet të sigurohet teknologji dhe një mekanizëm së pari për anonimitetin e votës. Së dyti – duhet t’i shmanget votimit të disahershëm dhe vota duhet të merret parasysh vetëm një herë. Së treti – ka një mundësi teknologjike mbrojtëse për t’u realizuar një mekanizëm, kur të bëhet fjalë për blerjen e votave. Parimi i katërt është në drejtimin e kombinimit të elementeve teknologjike dhe organizative, kështu qe njerëzit, të cilët duan të votojnë në mënyrë elektronike, ta bëjnë këtë vetëm një herë. Çfarë do të thotë kjo? Votimi elektronik realizohet 4 deri më 10 ditë para datës zyrtare të votës. Në këtë periudhë çdonjëri mund të votojë disa herë, por merret parasysh vetëm votimi i fundit. Ditën e zgjedhjeve votuesi, po të dëshirojë, mund të shkojë te seksioni i votimit. Atëherë do të jetë valid vetëm ky votim. Kur të votohet në internet, çdo një votues merr në kompjuterin e vet, ose në postën e tij elektronike, një njoftim, i cili ripohon votimin e tij, por nuk është shënuar për kë është votuar zgjedhësi përkatës. Pas përfundimit të ditës zgjedhore Komisioni Zgjedhor publikon bazën e të dhënave dhe çdonjëri mund të shohë nëse vota e tij është shënuar. Mekanizmat e aplikuara nuk lejojnë ushtrimin e presionit kundër njerëzve. Çdo një shtet e aplikon votimin elektronik në mënyra të ndryshme. Diku është me nënshkrimin elektronik, diku tjetër është me identitetin elektronik, në disa vende të treta është me mesazh telefonik. Gjithçka varet nga rregullat e vetë shtetit, nga infrastruktura e tij dhe nga mënyra në të cilën organizohen zgjedhjet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD