Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dadot bullgare tregojnë përralla për “Natën e mirë!” jashtë shtetit

Foto: arkiv

Një nga mënyrat më të lehta dhe të njohura të nisesh për jashtë dhe të zhytesh në jetën e ditëve të përditshme të një shteti të huaj, është përmes profesionit të një kujdestareje për fëmijët. Mijëra gra të reja, jo vetëm në Bullgari por dhe nëpër botë e zgjedhin këtë profesion, që të mund të grumbullojnë përvojë, të fitojnë para dhe jo ne vend të fundit, të zgjerojnë horizontin e vet me “mësim përmes punës”. Përmes programeve të posaçme sociale për këmbim të kuadrove ato janë të marra në punë nga familje të cilat kërkojnë ndihmë në rritjen e fëmijëve të vet.

Në internet Moni – një grua e re, tregon për përvojën e vet të grumbulluar nga qëndrimi i saj njëvjeçar si dado në Gjermani:

“Qëllimi im nuk ishte që të fitoj para, por të shikoj vendin dhe të njihem me njerëzit. Zgjedhja gjatë nisjes ishte shumë precize. Agjencia-ndërmjetëse kërkonte nga kandidatët të flasim gjuhën përkatëse. Duhej të dëshmojmë se kemi dëshirë dhe mjeshtëri për punë me fëmijët dhe se jemi gati të pranojmë kulturën e një shteti të huaj, me të gjitha veçoritë e saj. Një moment shumë i rëndësishëm është të mund të biesh në një familje të mirë. E dija se do të kërkojnë prej meje të jem me 3 fëmijët e tyre gjatë gjithë ditës, kurse kjo nuk është shaka. Duke rënë dakord, ti si person merr përsipër përgjegjësi të shumta dhe kjo pa ditë pushimi. Ti bëhesh anëtar i familjes – fle në shtëpi, ushqehesh me familjen në një tavolinë, del me ta, shkon me ta në pushim”. Dhe akoma: Moni sqaron se e ka përballuar punën, sepse ka pëlqyer familjen, në të cilën e kanë dërguar, dhe po kështu ka qenë gati me të gjitha vetëm e vetëm të verë në praktikë gjuhën e huaj të dashur e të preferuar prej saj – gjuha gjermane. “Në detyrimet e mia nuk hynte të gatuaj ose t’i ve në darkë fëmijët për të fjetur, por ata u lidhën kaq shumë pas meje, saqë vinin që t’u tregoj histori për “Natën e mirë”! dhe përralla nga Bullgaria. Në ndryshim prej meje, vajza të tjera nuk patën një kësmet të tillë. Ato ishin të përdorura si ndihmëse në të gjithë punët shtëpiake, pa qenë e përfshirë kjo në marrëveshjen e tyre për punë” – tregon përshtypjet e veta Moni.

Për të dobitë nga puna si dado janë të shumta. Qindra vajza si ajo kërkojnë ndërmjetësinë e firmave për marrjen në punë të dadove nga Bullgaria. “Më shpesh kërkojmë dado në bazë të kërkesave të familjeve të përziera jashtë shtetit, tek të cilat njëri nga çifti është bullgar – tregon Mariella Llazarova, drejtoresh e njërës prej agjencive më të mëdha të kryeqytetit. – Vërejtja jonë si punëdhënës është se, gratë bullgare janë shumë më të arsimuara, sesa dadot të cilat ofrojnë punën e tyre jashtë shtetit. Pothuajse të gjitha bullgaret kanë një përgatitje pedagogjike, pjesa më e madhe janë me një arsim të lartë, kanë mjaft përvojë dhe kualifikime. Shumë prej tyre kanë kaluar përmes kurseve, për shembull për një ndihmë para mjekësore, një kurs mjekësor për sëmundje tek fëmijët, përveç kësaj flasin gjuhë të huaja në një nivel shumë të mirë. Në pjesën më të madhe të rasteve, përpara se të nisen, ato kanë punuar si edukatore në kopshte dhe shkolla. Vendimi i tyre të ndërrojnë vendin e punës është i lidhur më shpesh me nevojën për mjete më të shumta. Pagesa jashtë shtetit është mjaftë më e mirë në krahasim me këtë të cilën mund të marrë njeri për të njëjtën punë në Bullgari. Zgjedhja e dados bëhet më e vështirë, sesa të kujtdo qoftë personeli tjetër. Ajo bëhen brenda 5-8 ditëve me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të prindërve, të cilët i vënë në detaje kërkesat e veta ndaj kandidat-dados.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD