Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja Presllava Pejçeva për rrugën e shpejtë drejtë suksesit

Ngjarjet e bukura në jetën e këngëtares së re të muzikës pop Presllava Pejçeva vijnë njëra pas tjetrës edhe gjatë vitit 2015. Para pak kohe ajo i gëzoi adhuruesit e saj me këngën “Ti”.

“Ky është kaver versioni i këngës së parë të krijuar për grupin “Te” (“Ata”) nga Jasen Vellçevi dhe Ljubo Kirovi në vet fillimin e grupit – rrëfen këngëtarja. Më pëlqen shumë kjo baladë. Ajo nuk është e popullarizuar nga djemtë dhe nuk është incizuar si single nga koha që kam filluar punë me ta, unë e kam përfshirë në repertorin tim. Gëzohem, se më në fund arrita ta incizoja.”

Vitin e kaluar këngëtarja realizoi hitin e saj veror “Njerëz të natës”. Ajo tërhoqi vëmendjen e DJ-ve të huaj, ata vazhdojnë të krijojnë versione të saj për klubet dhe i përhapin në Evropë. Ndërkohë ajo realizoi këngën e dytë për labelin britanik, me të cilin punon. “The one” është remiks i këngës “Ndoshta unë”, e interpreton bashkë me koleget e saj të grupit “Te”. Në kulmin e verës Presllava Pejçeva bëhet pjesë e iniciativës së “Shtëpisë muzikore të BNR” – “FSB për të tjerët”. Më shumë  mësojmë nga vetë këngëtarja:

“Jam shumë e lumtur, se marr pjesë në këtë projekt, në të cilin muzikantët e Formacionit “Studio Ballkanton” do të bëjnë nga një këngë për interpretuesit e tjerë. Dua t’i falënderoj Rumen Bojaxhievit dhe Daniella Kuzmanovës, sepse tashmë kam demo versionin e këngës së krijuar për mua. U realizua ëndrra ime, sepse grupi FSB është “numër një” në muzikën bullgare, prej të cilit të gjithë frymëzohemi. Shpresoj brenda një muaji të jetë gati audio. Mendoj, se do të ishte mirë që pranë këngës të xhirojmë dhe videoklip.”

Emri i Presllava Pejçevës bëhet i njohur me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë bullgar të “Muzikë idol” në vitin 2007. Në fillim këngëtarja e re e shikon me mosbesim idenë.

“Paraqitja në të ia detyroj motrës sime – kujton ajo. – Nuk besoja fare, se niveli do të ishte si ai në formatet botërore. I premtova pedagoges sime vokale Milena Peeva, se do të provoj pa shumë pritje serioze. Gjatë pjesëmarrjes kuptova, se më ofrohet mundësia të vendos kontakte të çmueshme me njerëz të rëndësishëm. Jam e lumtur, se u bë kështu. Kur krijosh miqësitë e nevojshme dhe zbulosh njerëzit, me të cilët jeni të “një grupi gjaku”, gjërat arrihen më lehtë. Në të vërtetë formatet muzikore “reality” japin një start të fuqishëm në fillim. Për fat të keq, nuk është e mundur që të gjithë interpretuesit të ruajnë popullaritetin e fituar në të dhe të vazhdojnë të zhvillohen. Deri në fund të transmetimit e mbajta në sekret, se kisha tre propozime për nënshkrimin e kontratës. Duhej të mendoja mirë si të vazhdojë më tutje.”

Një prej këtyre propozimeve erdhi nga producenti dhe menaxheri i grupit “Te” i cili ishte i pranishëm në koncertet e “Muzikë idol”.

Bashkë me kolegët e grupit Presllava është pjesë e ekipit të të dy edicioneve të ardhshme të show-s muzikore. Çfarë përbën ajo për të rinjtë në botën e show biznesit.

“Shumica prej tyre deklarojnë në vend të parë se dëshirojnë të bëhen të njohur. Nga njëra anë kjo është normale, duke pasure parasysh moshën e re të pjesëmarrësve. Nga ana tjetër – ata duhet të ndërgjegjësohen, se është gabim të fillosh pjesëmarrjen në një projekt të tillë me dëshirë të tillë, sepse kthimi në realitet pas euforisë së show-s është e dhimbshme. Që të ruash vend në hapësirën publike dhe të bësh një karrierë muzikore kërkohen  shumë  mundime dhe kompromise. Artistët e rinj duhet të arrijnë të zbulojnë stilin e vet. Nëse vetëm imitosh, popullariteti yt do të ketë jetë të shkurtër. Këngëtarët e rinj kanë nevojë për këshilla të tilla, por në formatet muzikore nuk ka kush t’u japë, sepse këto formate janë menduar ashtu që t’u sjellin fitime krijuesve të tyre.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Më shumë nga rubrika

Më 24 maj, këngëtarja e njohur Lili Ivanova do të këndojë në Sallën “Olimpia” në Paris

Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..

botuar më 25-11-18 1.44.MD

“Pa ty” – kënga e parë e përbashkët e Grupit “Horizont” dhe këngëtares Mariana Popova

Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..

botuar më 25-11-18 6.10.PD

Mary Boys Band feston 30 vjetorin me një orkestër të madhe simfonike

Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..

botuar më 25-11-17 6.00.PD