Zhvillimi i stuhishëm i teknologjive gjatë shekullit të XXI, përveçse ndryshoi jetën e shumë njerëzve, kontribuoi dhe për rënien e kufijve midis të ashtuquajturave profesione grash dhe burrash.
“Tanimë nuk është me rëndësi gjinia, por mjeshtëria për punë, me të cilat mund të kontribuosh për prosperitetin e kompanisë”, thotë Pllamen Tolev, menaxher në një kompani bullgaro-gjermane të softuerit. Sipas vërejtjeve të tij çështja për këtë nëse gratë kanë vend në sektorin IT prej kohe është zgjidhur në dobi të barazisë. Sipas fjalëve të tij, për punëdhënësin modern është me rëndësi të shikojë tek çdo një njeri nga ekipi i vet personalitet me një karakter personal dhe mundësi. Asnjë kompani ndërkombëtare nuk do të kualifikojë punonjësit sipas kategorisë “gjini”, “kombësi”, “fe” e kështu me radhë. Pjesa më e madhe e menaxherëve e ndajnë këtë mendim, se nuk i zgjedhin njerëzit e vet për nga gjinia ose për nga pantallonat, por sipas mjeshtërive. Shumë bullgare do të mohojnë që ndonjëherë janë ndier të prekura nga pabarazia kundrejt gjinisë së fortë në zyrë. Sipas të dhënave zyrtare, gratë marrin me rreth 20% rroga më të ulëta se burrat. E qëndrueshme mbetet tendenca që ekonomitë shtëpiake ku, ku kreu i familjes është nga gjinia femërore, të jenë më të varfër nga të tjerët me rreth 25-30%, gjë e cila i detyron specialistët mbi politikën demografike të flasin për “feminizëm të varfërisë” në Bullgari.
Çdo vit rritet numri i ankesave të dhëna prej grave në Komisionin për mbrojtje të diskriminimit. Ankesat më të shpeshta janë për shkak të refuzimit të punëdhënësit të marrë në punë gra, të cilat kanë mbushur një moshë të caktuar, gra me barrë ose dhe nëna me shumë fëmijë. Nuk mungojnë dhe rastet, kur gra të cilat janë në punë ankohen prej një ngacmim seksual në zyrë. Kurse të tjera marrin detyrime të tjera të jashtëzakonshme, të cilat nuk i përgjigjen karakteristikës së tyre të punës. Bie tepër në sy rasti i flautistes nga orkestra e qytetit në qytetin Lloveç, së cilës i janë ngarkuar detyrimet të higjienistes në sallën për prova, me qenë se ka qenë gruaja e vetme në grupin e muzikantëve.
Për qindra raste të ngjashme të një diskriminimi të grave nga punëdhënësit e tyre në pika të ndryshme të vendit mund të tregojë Genoveva Tisheva, drejtuese e fondacionit “Qendra bullgare për studime xhendër”. “Të përqendrohemi mbi gjendjen e bullgares në tregun e punës në këtë moment na detyroi reforma e pensionimit e cila po përgatitet dhe nga e cila, secili shpreson në fund të karrierës së vet të punës të marrë një pension të merituar. Fakti i cili na detyron të mendojmë se gratë janë të diskriminuara që në një moshë më të herët, është se në tregun e ngushtuar të punës gjatë viteve të fundit gratë gjithnjë e më vështirë gjejnë punë dhe mbeten gjatë të izoluara, në krahasim me burrat. Ato punojnë gjatë kushteve më të paleverdishme të punës kundrejt përkatësisë midis ngarkesës dhe pagesës. Shfaqet diskriminim dhe në bazë të treguesit-moshë. Në shumë vende, pavarësisht nga diploma e paraqitur dhe nga kualifikimi i duhur, nuk i pranojnë në punë pas mbushjes së moshës 40-45 vjeç. Shkaku është se ato nuk duken kështu, siç do të donin punëdhënësit. Bile në shpalljet për punë disa punëdhënës përcaktojnë se çfarë pamje të jashtme duhet të kenë kandidatet për vendin e lirë të punës, zakonisht në sferën e shërbimeve. Në këtë moshë, kur gratë kujdesen me forcë për ushqimin e familjes së vet, shpeshtojnë sinjale për kushte eksploatorësh të punës. Nuk është sekret se, në industrinë e rrobaqepësisë, punëdhënës të huaj i lejojnë vetes një veprim i cili deri tani nuk ka qenë i dënuar nga organet e kontrollit. Të barazohet në bazë të moshës për të dalë në pension midis dy gjinive, siç është qëllimi i reformës së pensionimit, në bazë të mendimit tonë do të çojë deri në një diskriminim më të madh të grave. Arritja e 37 vjetëve stazh pune, i cili do të kërkohet për të dalë në pension, nuk do të jetë e mundur për një pjesë më të madhe nga bullgaret punuese.”
Problemi shtrihet dhe më tej. Bile gjatë një rasti të dëshmuar të një diskriminimi në vendin e punës, gratë refuzojnë të ankohen para gjykatës që të mbrojnë të drejtat e veta. Rasti i Ellka Sharbanovës nga qyteti Ruse u transmetua nga mediat. Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të saj, Ellka ka marrë vendimin e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, sipas të cilit largimi i saj nga puna është akt i një diskriminimi të drejtpërdrejtë në bazë të gjinisë. Por rekomandime konkrete kundrejt punëdhënësit Komisioni nuk ka bërë. Sipas Genoveva Tishevës, gratë të cilat guxojnë të kërkojnë të drejtat e veta, bien në “listën e zezë” të punëdhënësve, më në veçanti në vendet e vogla të populluara, kurse kjo automatikisht i privon për një periudhë të gjatë nga puna.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..