Aventura shkencë nuk ka një fillim dhe fund. Mbase kështu ka menduar dhe Pitagori, i prezantuar nga legjendat si gjysmë hyni dhe çudibërës, i dedikuar në të gjitha sekretet. Qindra shkencëtarë të rinj bullgarë vazhdojnë të gllabërohen dhe të dëgjojnë kureshtjen e vet natyrore fëmijërore, e cila i detyron të kërkojnë përgjigje të çështjeve të ndërlikuara. Do t’ju njohim me docentin doktor Gjeorgji Jordanov, mbajtësi i sivjetshëm i dekoratës së Madhe “Pitagor” në kategorinë “Një shkencëtar i ri”, e cila jepet për vit të shtatë të radhës nga Ministria e Arsimit dhe të Shkencës. Ai është pedagog në Fakultetin e kimisë dhe të farmaceutikës të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Për moshën e tij ai ka një karrierë marramendëse shkencore dhe publikime të shumta në revista ndërkombëtare, dekorata të larta nga olimpiada në kimi në Indi dhe Danimarkë. Në cilën fushë është drejtuar veprimtaria e tij studimore?
“Studimet e mia janë të drejtuara në fushën e nano-teknologjive mjekësore biologjike. E thënë në mënyrë më të përgjithshme, ne përgatisim nanogrimca me qëllim aplikimin e tyre terapeutik ose aplikimi i tyre diagnostiko në mjekësi. Nanogrimcat janë pjesëza shumë të vogla, njëqind herë më të vogla nga një qelizë e kuqe gjaku. Ato shërbejnë si transportues të lëndëve mjekësore. Studimet tona janë të drejtuara kryesisht drejt transportimit të lëndëve prej ilaçeve kundra kancerit deri tek qelizat e kancerit. Këto grimca, kur gjenden në sistemin e gjakut, mund të arrijnë qelizat e kancerit në sajë të kësaj se, enët e gjakut në formimet kanceri kanë vrima në muret, përmes të cilave nanogrimcat mund të depërtojnë deri tek qelizat e kancerit. Gjatë lëndëve të tjera normale hapje të tilla në enët e gjakut nuk ka dhe aty nanogrimcat nuk mund të arrijnë. Kjo në fakt është ideja bazë, mbi të cilën shtrihet fusha shkencore e quajtur “nanomjekësi”.
Me dy fjalë docenti Jordanov dëshmon se, nëpërmjet nanogrimcave medikamentet mund të arrijnë shumë shpejt deri tek vendi i sëmurë në organizëm, pa u grumbulluar si shtresa në pjesët e tjera. Në këtë mënyrë realisht zhduken efektet anësore të ilaçeve, me qenë se ato formohen nga preparatet e grumbulluara në indet e shëndetshme dhe në organet.
Ekipi i docentit Jordanov përdor një material, nga i cili formohet një ngjitës kirurgjik. Ai është i përshtatshëm biologjikisht dhe biodekompozues. Prej tij përftohen nanogrimcat. Kur ky material bie në organizëm, nanogrimcat kryejnë punën e tyre dhe pas kësaj shpërbëhen. Bullgaria është një nga shtetet e pakta në botë, të cilat prodhojnë një tipi të tillë ngjitëse kirurgjike. E pyetëm bashkëbiseduesin tonë, nëse fitimi i statujës “Pitagor” në moshën 33 vjeçe është një shenjë e mirë? Ja se çfarë na tha:
“Po, kjo është një shenjë e mirë, unë kështu e ndërmarr. Çdo një njeri ka pritje dhe ëndrra. Ëndërroj që të përfundoj atë që kam filluar në Bullgari, kurse kjo është një gjë mjaft e vështirë, sepse këtu projektet shkencore ndërpriten në mesin e tyre... Për shembull, kishim projekt me Fondin “Studime shkencore” i cili u vlerësua shumë mirë, por për shkak të mungesës së mjeteve nuk ishte zgjatur. Pavarësisht nga këto vështirësi, lufta është t’i shpiem gjërat deri në fund. Atyre të cilët kanë zgjedhur të ecin në rrugën e shkencës, ju uroj sukses, kurajë dhe të mos e humbasin kureshtjen e vet, që është në themel të shkencës. Siç themi ne, kimikët, vazhdojmë të kërkojmë gurin filozofik.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..