Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeqyteti u pasurua me një sallë leximi në të hapur

БНР Новини
Foto: BTA

Mure prej qelqi, një shkallare në formën e spirales dhe kudo shihen shkronja të alfabetit bullgar të shpërndara sikur nga dora e ndonjë magjistari. Pikërisht këtu në këtë pavijon të rrumbullakët ndodhet bota magjike e librave. Kjo ndërtesë e qelqtë ngrihet në lulishten para Teatrit Popullor.

Sofja tashmë disponon sallën e leximit në të hapur – me një koleksion të zgjedhur të veprave moderne. Pikërisht ata libra të mbledhura në këtë pavijon mund të lexojmë në lulishten. Ideja lindi në shoqatën e Sallave Qytetare të Leximit. Financimi u sigurua nga bashkia e kryeqytetit.

“Iu drejtuam njerëzve me lutje të na dhurojnë libra, sepse nuk kishim mundësi ta blejmë – tregon Aleksandër Shpatov, kryetar i shoqatës. – Në se do të ishim të detyruar të blejmë të gjitha ato 1500 vëllime, kjo do të kërkonte mjete të mëdha. E vëmë fillimin më 24 maj – Ditën e Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare. Dalë ngadalë koleksioni i librave filloi të zmadhohet dhe të pasurohet. Shumë njerëz erdhën dhe na dhuruan librat e tyre të preferuara dhe të dashura.”

СнимкаKështu qytetarët me aktivitetin e tyre dhe me ndihmën e bashkisë, arritën t’i rikthejnë jetës një vend pak të harruar. Pavijoni i cili deri tani ishte bosh u kthye në një bibliotekë të vogël me qendër informative për turistët. Dhe pasi sipërfaqja e tij e vogël nga 18 metra katror mund të mbledh jo më shumë se sa 2000 vëllime, këtu merren vetëm libra të autorëve të afirmuar. Të gjitha librat janë në gjuhën bullgare, ndërsa shkronjat e alfabetit bullgar shihen nga larg:

“Në fakt alfabeti kirilik është pasuria jonë më e madhe. Ndoshta ky është edhe atraksioni më i madh turistik, sepse të huajit që në aeroport hasin shkronjat kirilike – mendon Aleksandër Shpatov. – Alfabeti kirilik është pikëtakimi i vetëm në gërshetimin midis qendrës turistike dhe sallës së leximit. Prandaj vendosëm që mbi fasadën e pavijonit të vëmë të gjitha shkronjat e alfabetit, që nuk dublohen me germat latine. Krahas kësaj disponojmë edhe germa prej druri, me të cilat njerëzit mund të shkruajnë emrat e tyre në gjuhën bullgare.”

СнимкаKarta e parë e leximit ishte për kryetaren e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, e cila në hapjen dhuroi librin “Lutja ime” nga Hristo Botevi dhe vjershat e Robert Bërnsit.

“Ky është një projekt shumë interesant dhe pika e radhës kulturore në Sofje – tha zonja Fandëkova. – Ideja për një sallë leximi në të hapur bashkë me një qendër informative në zemrën e qytetit u realizua me sukses. Në këtë mënyrë kryeqyteti fiton një pamje kulturore. Për më tepër, se ideja ishte të prezantojmë dhe të afirmojmë alfabetin kirilik, gjë që është në thelbin e projektit.”

Edhe nxënësi Ajlan Karaogllan ishte ndër dhuruesit e librave:

“Tani do të dhuroj librin “E ardhmja e tokës dhe e njerëzimit, treguar nga fryma e Planetit”. Më pëlqen të lexoj që nga vogëlia. Ngandonjëherë marr libra nga biblioteka, por në se nuk mund ta gjej atë që kërkoj shkoj dhe blej. Tani po lexoj librin “Legjenda dhe Mite të Greqisë së Lashtë”. Fëmijëve, të cilët akoma nuk kanë interes për leximin, do t’u them, se duhet të lexojnë patjetër, sepse kjo është një kulturë, e cila duhet të zhvillohet. Tani jam në klasën e pestë, por kur do të rritem do të bëhem arkitekt dhe do të ndërtoj godina dhe udhëkryqe në dy nivele. Që tani i projektoj.”

Elizabet Stefanova dhuroi librin e dashur nga fëmijëria “Jan Bibijan” nga Elin Pelini:

“Kur e lexova këtë libër në fëmijëri argëtova shumë. Mirëpo edhe tani është një kënaqësi për mua ta lexoj prapë, megjithëqë jam 25 vjeçare. Përsa i përket sallës së leximit në të hapur, mendoj, se ajo do të kontribuojë, që qyteti të afirmohet si një vatër të kulturës dhe si një destinacion turistik. Jam e mendimit, se alfabeti bullgar duhet të jetë simboli i vërtetë i vendit. Unë si një njeri i ri, e përkrah ide të tilla. Mendoj, se ka një fije shprese, sepse hasen edhe njerëz të rinj, që janë kureshtar dhe shfaqin interes ndaj librave dhe ndaj leximit.”

Salla e leximit në të hapur do të punojë çdo ditë nga ora 10 deri në 20. Këtu do të lexojë secili, i cili ka dhuruar të paktën një libër. “Kemi ide për pikën e ardhshme kulturore në kryeqytet, por tani për tani ajo do të mbetet në sekret”, tha kryetarja e bashkisë së Sofjes.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA, BGNES dhe Shoqata e Sallave Qytetare të Leximit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD